Berisha nuk i kërkon falje Mustafës: Kur i kam thënë ‘xhenaze’, s’e kam menduar shëndetin e tij

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një prononcim për Periskopin ka sqaruar kontekstin në të cilin e ka quajtur ‘xhenaze politike vertikale’ kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Berisha, përmes telefonit, ka thënë për Periskopin se me këtë fjali ka dashur të përshkruaj fuqinë politike të Mustafës në LDK.

Sipas Berishës, kjo deklaratë e tij është keqpërdor qëllimisht prej të tjerve për qëllime politike, për viktimizim.

“Kur e kam thënë ashtu, nuk e kam menduar shëndetin, por fuqinë politike të Mustafës në LDK. Deklarata ime është keqpërdor qëllimisht. Për këtë kam dhënë edhe sqarim”, i ka thënë Berisha Periskopit.

“Tendenca e viktimizimit dhe e shtremberimit te deklaratave po ju shkon gjithmonë disa viktimizuesve qe marin vota duke u viktimizuar, une qartë e kam thënë se Isa Mustafa eshte pasiv ne politike dhe nga pasiviteti i tijë e kam pershkruar me at fjalë, ndersa për Opinonistin Nexhat Haziri nga nesër do ushtroj padi për shpifje, nese për 24 orë nuk kërkon falje publike. BB”, ka shtuar ai në sqarimin e tij publik për deklaratën e mbrëmshme./PERISKOPI