‘Blick’ rikujton kërcënimin që zyrtari i Crvena Zvezdas i kishte bërë Shaqirit para një viti

Periskopi.com Sporti

‘Blick’ rikujton kërcënimin që zyrtari i Crvena Zvezdas i kishte bërë Shaqirit para një viti

Zvezdan Terzic është zyrtar i Crvena Zvezdas. Është njeriu që para një viti e kërcënoi Xherdan Shaqirin para udhëtimit në Beograd, shkruan “Blick”.

Një ish-futbollist që kaloi disa muaj në burg si funksionar, tani do të ketë përballë Young Boysin, transmeton Periskopi.

Para një viti, sapo ishte hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, filluan polemikat. Liverpooli dhe Crvena Zvezda ishin në një grup.]

Shaqiri, i cili ishte ofenduar nga serbët për shkak të festës së tij me shqiponjë në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë në Botëror, ishte paralajmëruar që të mos shkonte në “Marakana”.

Terzic, drejtor gjeneral i klubit serb kishte shkuar edhe më tej.

“Mendoj se Shaqiri do të jenë nën një presion të jashtëzakonshëm psikik sepse ai e di prej nga është. Ai e di se Crvena Zvezda është simbol i Serbisë dhe se do të luajë në ferrin e ‘Marakana’-s”, kishte thënë Terzic.

Ai kishte luajtur edhe vetë futboll. Për shkak se kishte marrë 500,000 euro në xhepin e tij për transferimin e Vanja Grubacit, në vitin 2008 ishte arrestuar, por ishte liruar në rrethana të dyshimta.

Ndërkohë në vitin 2010 ishte ndalur nga policia dhe pas 7 muajsh burg, ai e pagoi një dëmshpërblim prej 1 milionë eurosh dhe u lirua.

Asnjë lojtar problematik te Young Boysi

T’i kthehemi ndeshjes të së mërkurës. Sigurisht, mediumi serb “Blic” ka bërë kërkime nëse ndonjë lojtar i Young Boysit është me prejardhje shqiptare.

Pastaj kishte dalë një emër, Taulant Seferi. “Por fatmirësisht ai është në huazim te Xamaxi”. Kështu që nuk ka ndonjë lojtar problematik te Young Boysi. Këtë e ka vërejtur edhe Terzic. /Periskopi.com/

Shaqiri po luan me zjarr, kjo mund t’i kushtojë me largim nga Liverpooli

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ka shfaqur pakënaqsinë e tij me mosaktivizimin në tri ndeshjet e fundit me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri është duke menduar për një largim nga skuadra e Liverpoolit shkaku i hapësirave të pakta që po ka në formacionin e Jurgen Kloppit.

Në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit ylli shqiptar ishte rezervist i pashfrytëzuar, derisa tani ky trajtim nga Klopp nuk i pëlqen gjilanasit, shkruan Periskopi.

Edhe pse ditë më parë në një intervistë për RTK-në tha se ka kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe është i lumtur, ai tani ka kërkuar një zgjidhje për situatën e tij pasi nuk po i pëlqen stoli.

Ai ka thënë se është shumë i zhgënjyer që nuk po luan dhe i ka dërguar mesazh të qartë Kloppit, i cili asnjëherë nuk jep llogari për aktivizimin ose mosaktivizimin e lojtarëve.

“Unë jam shumë i zhgënjyer që nuk po luaj. Askujt nuk i pëlqen stoli. Është e qartë, unë dua të luaj më shumë. Më duhet ta shikoj situatën dhe të gjej një zgjidhje,” ka thënë Shaqiri për Langenthaler Tagblatt, përcjell Periskopi.

Për 27 vjeçarin ka shfaqur interesim Monaco nga Ligue 1, klub i cili është i gatshëm që të ofrojë deri në 40 milionë euro për Shaqën. /Periskopi/

Jose Mourinho në lot dhe krejt kjo për shkak të Xherdan Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Janë bërë saktësisht tetë muaj nga koha kur Jose Mourinho u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit

Tekniku i njohur portugez u shkarkua nga Manchester United pas ndeshjes kundër Liverpoolit ku ‘Djajtë e Kuq’ u mposhtën 3-1 me dy golat të shënuar në atë takim nga ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Periskopi.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar ‘Special One’ është i papunë edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar.

Mourinho e pranon që po i mungon adrenalina që i jep futbolli dhe ka zbuluar se është duke e mësuar gjuhën gjermane.

“Më mungon futbolli, adrenalina që të jep fusha. Futbolli është futboll,” ka thënë 58 vjeçari.

“Tani për tani jam duke mësuar gjuhën gjermane. Unë nuk e kam ditur këtë gjuhë. Unë flas anglisht, spanjisht, frengjisht dhe italisht.

Mourinho ka qenë menaxher për 19 vite, derisa puna e tij e parë ishte te Benfica në vitin 2000.

Le të shpresojmë që ai do të rikthehet sa më shpejt pasi futbolli është shumë më i mirë me të. /Periskopi/

Shiko: Shaqiri dha deklaratë shqip pas triumfit të Liverpoolit mbrëmë, foli për Kombëtaren e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ka folur për RTK-në në një intervistë pasi u shpall fitues i Super Kupës së Evropës me Liverpoolin.

Shaqiri për këtë titull të fituar tha se “nuk mundesh me fitu çdo ditë,”

Xherdani u pyet edhe për kombëtaren e Kosovës duke thënë se “Më pëlqen shumë ekipi si po luajnë, e kanë një ekip shumë të ri, jam krenar që po shkojnë përpara”.

Kurse për mundësin se a do të mund ta fitojë Kombëtarja e Kosovës kampionatin evropian futbollisti i Liverpoolit tha se “shpreson se do të mund ta arrijnë edhe pse e kanë vështirë dhe mund të përmisohen ende.

Kurse kur u pyet se ku e sheh Liverpoolin këtë vit në Premier League, futbollisti nga Gjilani tregoi se qëllimi i tyre është me lujt ni kampionat të mirë e ku Premier League është liga ma e fortë në botë e ku nuk dihet se kush mund të jetë fituesi por që kanë vetëbesim dhe dëshirojnë që ta fitojnë Premier Leaguen.

Kurse për të ardhmen e tij me klubin anglez, Shaqiri tha se”e kam ni kontrat të gjatë, futbollit nuk i dihet por niher mbetem në Liverpool”. /Periskopi.com/

Ja çka ka postuar Shaqiri në rrjetet sociale pak para ndeshjes kundër Chelseat

Periskopi.com Sporti

Liverpooli dhe Chelsea sonte ndeshen në Stamboll në kuadër të Superkupës me fillim nga ora 21:00.

Djelmoshat e Jurgen Kloppit janë favoritë absolut, por asgjë nuk është e pamundur, transmeton Periskopi.

Një prej pikëpyetjeve nëse do të startojë apo jo është mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri.

“Ne jemi gati”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se Superkupa është një event i përvitshëm që zhvillohet mes fituesit të Champions Leagues dhe Europa Leagues. /Periskopi.com/

Rrëfimi prekës i Xherdan Shaqirit: U rritëm në varfëri, ruanin paratë t’i dërgonim në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Tani fiton milionat, është një nga emrat e mëdhenj të futbollit, por dikur ishte ndryshe.

Xherdan Shaqiri bashkë me familjen në të kaluaren jetonin në kushte shumë të vështira, e këtë e thotë edhe vetë futbollisti i njohur.

“Shtëpia jonë nuk kishte nxehje qendrore. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Basel, ishte ashtu si ishte. As që më shkonte mendja për shtëpinë dhe kushtet e saj, ngrohesha vetë duke vrapuar si një budalla.

Vëllai im i madh ishte ai që ankohej më së shumti për të ftohtin, pasi që dhoma e tij ishte sipër, larg nga oxhaku. Ai detyrohej të mbulohej ndoshta me pesë batanije gjatë kohës së dimrit”, ka thënë Shaqiri në një deklaratë të sinqertë.

Ai, ka shtuar: “Zvicra është një vend i shtrenjtë për të gjithë, por ishte shumë më i vështirë për prindërit e mi sepse ata dërgonin para tek familjarët tanë që ishin në Kosovë”.

Sot, Shaqiri është mbështetje e fuqishme për familjen dhe një ndër yjet e pa diskutueshëm të futbollit ndërkombëtar, shkruan “Kosovarja”.

Ish-trajneri i Baselit: Xherdan Shaqiri mund të bëhet yll botëror

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Baselit, Thorsten Fink e ka lavdëruar Xherdan Shaqirin, për të cilin thotë se mund të bëhet futbollist i klasit botëror

Xherdan Shaqiri i kishte marrë hapat e parë në futboll teksa po luante tek Baseli, shkruan  Express.

Nga ajo kohë, ai pati ngritje në karrierë dhe si rezultat ishte transferuar në Bayern Munich, për të vazhduar më pas në Inter, Stoke City dhe sot në Liverpool.

E ai që ka punuar me të, Thorsten Fink ia di fort mirë vlerat dhe kapacitetin përfaqësuesit zviceran.

Ish-trajneri i Baselit, i cili tash punon në Japoni, e ka lavdëruar yllin kosovar, për të cilin thotë se mund të bëhet futbollist i klasit botëror.

“Shaqiri ndonjëherë e bën një hap gjigant nën drejtimin e Jurgen Klopp. Ai po bëhet një lojtar i rëndësishëm dhe është në rrugë për t’u bërë njëri prej më të mirëve në botë. Mirëpo, për një moment ekziston një qetësi përreth tij. Ai duhet të rinis gjithçka. Jam ende i bindur se Xherdani mund të bëhet një yll botëror”, ka thënë 51 vjeçari për mediat zvicerane.

Fink e ka komentuar edhe largimin e mundshëm të Shaqirit nga Liverpooli, pasi atë po e kërkon Monaco.

“Ai duhet ta vlerësojë vetë se çka dëshiron të bëjë”, ka përfunduar Fink.

 

Urimi i Shaqirit me rastin e festes së Bajramit për besimtarët muslimanë

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri, si një prej futbollistëve më të njohur nga Kosova në botë, ia ka uruar fansave dhe besimtarëve muslimanë festën e Kurban Bajramit.

Shaqa ishte në bankën rezervë në ndeshjen hapëse të sezonit në Premier League mes Liverpoolit dhe Norëichit, por këtë fushatë pritet të ketë minutazhë më të madhe pas paraqitjeve të mira edicionin e kaluar.

“Urime Bajrami” shkruhet në postimin e Shaqës në Instagram. /Periskopi.com/

 

View this post on Instagram

 

#Eidmubarak ❤️

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Gjiganti francez pas Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Monaco është duke e kërkuar sulmuesin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Mediat angleze thonë se Liverpooli kërkon 33 milionë euro për lojtarin me origjinë shqiptare, transmeton KosovaPress.

Shaqiri ka luajtur vetëm një vit në “Anfield”, pas transferimit nga Stoke City.

Urimi i veçantë i Shaqirit për ‘shtëpinë e tij të dytë’ Zvicrën në Ditën Nacionale

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale.

Mesfushori nga Kosova përmes një postimi në “Tëitter” ka uruar shtetin zviceran në ditën e saj më të rëndësishme, transmeton Periskopi.

“Urime ditëlindja Zvicër”, ka shkruar 27-vjeçari.

Ndryshe, Shaqiri karrierën e tij prej futbollisti e ka zhvilluar në shtetin helvetik.

Madje, ai ka zgjedhur edhe ta përfaqësojë Zvicrën në nivel ndërkombëtar.


Por, ai e ka pranuar gjithnjë me krenari se ka rrënjët nga Kosova./Periskopi.com/

Liverpooli zgjedh Shaqirin për t’i prezantuar fanellat e reja

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram për ta publikuar një fotografi të tij me Georginio Wijnaldumin dhe Fabinhon me fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Jurgen Klopp do ta mbajë të veshur një fanellë të frymëzuar nga Bob Paisley për ndeshjet që do të zhvillohen në Anfield sezonin e ardhshëm, transmeton Periskopi.

Liverpooli, që sezonin e ardhshme synon të garojë për titullin e Premierligës dhe të Ligës së Kampionëve, ka vendosur që me këtë fanellë ta nderojë njërin prej trajnerëve më të suksesshëm në histori të klubit.

Paisley shijoi mjaft shumë suksese gjatë kohës sa ishte trajner i Liverpoolit, mes viteve 1970-1980, duke i fituar gjashtë tituj të ligës dhe tre tituj të Kupës Evropiane.

 

View this post on Instagram

 

Bossin the third Kit with my Brothers???? #YNWA

A post shared by XS (@shaqirixherdan) on

Gjatë asaj kohe, fanella e parë e Liverpoolit kishte qenë e theksuar me disa vija të bardha dhe klubi anglez ka vendosur që ta kthejë përsëri atë dizajn për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, kjo nuk është fanella që Shaqiri e ka reklamuar në llogarinë e tij në Instagram. Ai ka pozuar me fanellën e tretë të klubit.Shaqiri për momentin është i lënduar – lëndim ky që e pësoi sa ishte në detyrë për ekipin kombëtar të Zvicrës – dhe Kloppi nuk e ka konfirmuar në media se sa kohë do t’i duhet 27-vjeçarit për t’u rikuperuar. Për këtë arsye, ai nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të turneut parasezonal. /Periskopi.com/

Zviceranët i “plakin” Shaqirin, Xhakën e Ajetin

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit e Zvicrës i është bashkuar trendit të fundit të “Face App” dhe i ka publikuar disa fotografi ku tregohet se si do mund të duken futbollistët e Kombëtares zvicerane pas 40 vjetëve.

Gjatë ditëve të fundit, në rrjetet sociale është bërë trend të publikohen fotografi të edituara nga aplikacioni “Face App”, për të treguar se si mund të duken personat e famshëm kur të plaken.

Federata e Futbollit e Zvicrës është e fundit që ka kontribuar në këtë trend, duke publikuar fotografi që tregojnë se si do të duken yjet e Zvicrës, ndër të cilët ishin edhe ata me prejardhje shqiptare – Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Albian Ajeti.

Këta të tre – Shaqiri, Xhaka e Ajeti – do ta kenë mundësinë ta dëshmojnë se nuk janë plakur ende dhe se janë në formë të mirë gjatë ndeshje të ardhshme të Kombëtare së Zvicrës, që do të zhvillohen në shtator.

Zvicra fillimisht do ta vizitojë Irlandën më 5 shtator dhe pastaj, tri ditë më vonë, do ta presë në shtëpi Gjibraltarin. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

Deri atëherë, ata do të jenë të zënë me klubet e tyre në turnetë parasezonale – Shaqiri me Liverpoolin, Xhaka me Arsenalin e Ajeti me Baselin.

Liverpooli publikon video fantastike të momenteve më të mira të Xherdan Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Sot është bërë një vit, që kur Xherdan Shaqiri zyrtarisht u bë lojtar i Liverpoolit. Transferimi i tij ndodhi nga skuadra e Stoke Cityt, për të nënshkruar për pesë vitet e ardhshme, transmeton Periskopi.

Shaqiri me fanellën e Liverpoolit ka arritur që edicionin e kaluar të fitojë Ligën e Kampionëve dhe ishte afër edhe titullit në Angli.

Sot, faqja zyrtare e Liverpoolit në “Twitter” ia ka kushtuar atij një video me gjashtë golat e realizuara sezonin e kaluar. /Periskopi.com/

Një kosovar për një kosovar – Jurgen Klopp po mendon ta zëvendësojë Shaqirin me Januzajn

Periskopi.com Sporti

Liverpooli po mendon për përforcime për sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit po qarkullojnë lajme se trajneri Jurgen Klopp e ka zgjedhur Adnan Januzajn për ta zëvendësuar bashkëkombësin e tij, Xherdan Shaqiri, i cili mund të largohet nga “Anfield” gjatë kësaj vere.

Liverpooli u shpall kampion i Evropës në sezonin e fundit. Por, kjo nuk nënkupton se “Reds” nuk do të bëjnë lëvizje në ekip gjatë kësaj vere, transmeton Periskopi.

Sipas medieve britanike, klubi nga “Anfield” ia ka vënë syrin mesfushorit kosovar, Adnan Januzaj, i cili e ka rikthyer formën së fundmi duke luajtur për Real Sociedadin.

Sipas portalit “rushthekop.com”, trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta përforcojë fazën ofensive dhe e sheh përfaqësuesin belg si lojtarin ideal për ta zëvendësuar Xherdan Shaqirin, i cili mund të largohet gjatë verës.

Përfaqësuesi zviceran për momentin është i lënduar dhe duket se trajneri gjerman nuk e ka ndërmend të presë gjatë, prandaj po e kërkon bashkëkombësin e Shaqirit.

24 vjeçari kishte luajtur edhe në të kaluarën në Premierligë, në Manchester United dhe Sunderland, ndërsa një kohë ishte huazuar edhe në Borussia Dortmund. /Periskopi.com/

Klopp jep lajmin katastrofal për Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp ka konfirmuar lëndimin e Xherdan Shaqirit.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp ka konfirmuar lëndimin e Shaqirit duke thënë se lëndimin e ka pësuar në Ligën e Kombeve me kombëtaren e Zvicrës dhe se nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri të Premier Ligës që fillon me nëntë gusht, transmeton Periskopi.

“Shaqiri ende është i lënduar. Ai është lënduar në Ligën e Kombeve me kombëtaren e Zvicrës dhe do t’i duhet kohë për t’u kthyer. Ai ka një çarje në muskul dhe nuk do të jetë i gatshëm për skuadrën për një kohë të pa caktuar”, ka thënë Klopp.

Shaqiri muajin e kaluar zhvilloi dy ndeshje me kombëtaren e Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve. /Periskopi.com/

Gazeta evropiane shpërndan golin e Shaqirit kundër Serbisë nën komentimin e çmendur të Andin Lokajt

Periskopi.com Sporti

Sot shënohet një vjetori nga fitorja gjigante e Zvicrës së kosovarëve kundër Serbisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës.

“Helvetikët” triumfuan me rezultat 2-1 falë dy golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, shkruan Periskopi.

Fillimisht Xhaka realizoi për të barazuar rezultatin me anë të një goditje të bukur nga distanca.

Ky gol mori jehonë edhe më të madhe pas postimit të tij në Instagram, ku shkroi: “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”, por këtë postim ai e fshiu pas disa minutave

Sidoqoftë, në mënyrë dramatike fitoren Zvicrës ia siguroi Shaqa përmes një shënimi në minutën e 90-të.

E këta dy gola duken edhe më të bukur dhe të ngjallin të rrënqethura të jashtëzakonshme kur shikohen nën komentimin e çmendur të Andin Lokajt.

As gazeta prestigjioze “Blick” nuk mundi të rezistojë pa e postuar në rrjetet sociale golin e Shaqës nën komentimin e Lokajt.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Sot një vit më parë: Dy shqiptarë midis Rusisë ia terruan Serbisë

Periskopi.com Sporti

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të konsiderohen si ‘shqiponjat’ e vitit 2018 pasi gjatë Kupës së Botës të vetëm e mposhtën Serbinë, madje në vendin e tyre të preferuar, në Rusi.

Zvicra u takua me Serbinë në fazën e grupeve në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ ku ‘Helvetikët’ fituan me rezultat 2-1, në një ndeshje ku golashënues ishin Xhaka e Shaqiri, raporton Periskopi.

Fillimisht ishte Granit Xhaka që realizoi golin e barazimin për Zvicrën pas nje goditje fantastike nga distanca. Pas golit mesfushori nga Prishtina festoi duke bërë shqiponjën me duar.

Pas ndeshjes, Graniti menjëherë kishte postuar një fotografi me mbishkrimin: “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”, por këtë postim ai e fshiu pas disa minutave.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të përfundonte me rezultat të barabartë 1-1 në skenë paraqitet një tjetër shqiptar për t’ia dhënë goditjen përfundimtare Serbisë dhe fitoren e madhe Zvicrës.

Xherdan Shaqiri në minutën e 90-të pranon një top të bukur në mes të fushës dhe niset i vetëm në drejtim të portës kundërshtare dhe me shumë klas e mposhti portierin e Serbisë për t’i dërguar më pas në qiellin e shtatë të gjithë shqiptarët kudo në botë që po e shikonin ndeshjen me plotë emocione.

Shaqa njëjtë si Xhaka festoi me shqiponjë, por kësaj radhe atyre iu bashkua edhe Lichstenier. Qe të tre lojtarët më pas u dënuan nga FIFA me 25 mijë franga.

Shqiptarët të cilët po festonin pa ndalë, kur kuptuan se Xhaka dhe Shaqiri ishin dënuar me nga 10 mijë franga secili për shkak të festimeve me shqiponjë u mobilizuan dhe brenda 24 orëve mblodhën 25 mijë dollarë për t’ia paguar dënimin që ia kishte shqiptuar FIFA, transmeton Periskopi.

Golat dhe festimet e tyre do të mbesin gjithmonë në mendjet e shqiptarëve dhe padyshim ky është njëri nga momentet më të mira të vitit 2018.

Në videon e mëposhtme mund t’i përjetoni edhe një herë golat e shënuar nga Xhaka e Shaqiri nën komentimin e çmendur të komentatorit të njohur, Andin Lokajt. /Periskopi/

Ja në cilin vend luksoz po i kalon pushimet Xherdan Shaqiri

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri po shijon pushimet pas një sezoni të suksesshëm me Liverpoolin.

Kampioni i ri i Evropës po pushon në vendin luksoz bregdetar grek, Mykonos.

Madje, grekët i kanë përgatitur një befasi kosovarit.

Në vendin e rezervuar për të, është një simbol që i uron mirëseardhje kampionit evropian.

Shaqa ndihet i nderuar për këtë dhe ka bërë falënderim publik për befasinë.

Zvicra-Anglia: Ajo që sapo ka ndodhur me Shaqirin nuk është aspak lajm i mirë për fansat

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri është lënduar në ndeshjen për vend të tretë në Ligën e Kombeve, të dielën pasdite.

Zvicra është duke u ndeshur me Anglinë dhe rezultati aktual është 0-0, shkruan Periskopi.

Kosovari, i cili luajti nga minuta e parë, u detyrua të zëvendësohej në minutën e 65-të të ndeshjes.

Është e paqartë në këtë fazë të hershme të konkludohet serioziteti i lëndimit, por ai nuk u duk aspak rehat derisa po largohej nga fusha. /Periskopi.com/

Zvicër-Angli: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes dy humbësve të gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, Zvicrës dhe Anglisë.

Ndeshjen nga fillimi do ta nisin dy futbollistët me origjinë kosovare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Te Anglia nuk do t’ia nis nga fillimi ylli i Dortmundit, Jadon Sancho, të cilin e zëvendëson Jesse Lingard.

Nga minuta e parë do të luajë edhe Harry Kane që e lë jashtë Marcus Rashfordin e Unitedit.