Oficeri Xhevahir Hasanaj diplomon me arritje të mëdha akademike në shkollën ushtarake në ShBA

Periskopi.com Lajme

Pjesëtari i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, përmes një postimi në “facebook”, ka shpërndarë arritjet e tij të larta pas përfudimit të shkollës ushtarake në ShBA, “John F.Kennedy”.

Hasanaj tutje tregoi se ai është shpërblyer me çmimin “Distinguished Honour Graduate”.

Dy vite më parë, Hasanaj u zgjodh si kadeti më i mirë i huaj në fushën ushtarake ku çmimin ia dorëzoi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot përfundova me sukses trajnimin për Qështje Civile në Shkollën për Operacione Speciale “John F. Kennedy” në SHBA. Nga kjo shkollë diplomova me arritjet me të larta akademike duke u shpërblyer me çmimin “Distinguished Honour Graduate”. Me këtë rast dua të falenderoj familjen dhe miqt si nga Kosova ashtu edhe SHBA për përkrahjen e vazhdueshme. Faleminderit 💪🏻🇽🇰🇺🇸

Today I had the privilege to graduate as a Civil Affairs officer from Special Warfare Center and School “John F. Kennedy’ in USA. From this school I graduated with the highest academic results achieving the “Distinguished Honour Graduate”. I want to give thanks to my family and my friends from Kosovo and US for their support. Thank you.💪🏻🇽🇰🇺🇸