Zemërthyese: Legjenda e boksit, Xhevdet Peci jeton me vetëm 90 euro pension në muaj

Periskopi.com Sporti

Xhevdet Peci është njëra nga figurat më të ndritura të boksit kosovar, shkruan Insporti.

Cilësohet si krenaria e boksit kosovar, Xhevdet Peci ishte ndër personat më meritor për pesë tituj që klubi i boksit Prishtina i kishte fituar në ish Jugosllavi.

Por si duket institucionet e Kosovës e kanë harruar kontributin e tij në sport, duke e lënë me një pension prej vetëm 90 eurosh.

Peci, i dekoruar me “Medaljen Presidenciale të Meritave” në boks nga Atifete Jahjaga në vitin 2014, shprehet se i duhet të jetojë me vetëm 90 euro.

“Po, vetëm 90 euro, kaq dhe asgjë më shumë” -u shpreh ai pak ditë më parë.

Lidhur me këtë sot ka reaguar edhe ish kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi i cili u shpreh se ndjen keqardhje për Pecin duke thënë se sportistët me vlerë duhet mbrojtur dhe jo lënë pas dore.

Është për keqardhje kur dëgjon për një sportist aq të madh siç ka qenë Xhevdet Peci, që në moshën e tij, pas pensionimit, të ketë një pension vetëm 90 euro.

Është një zhgënjim i madh edhe për gjeneratat e reja, mund ta quaja edhe demomotivim, për ata sportist që pretendojnë të jenë kampiona si Xhevdet Peci. Edhe unë i bashkohem shumicës së atyre reagimeve te figurave sportive, që me të vërtetë është një turp i madh, siç e keni quajtur edhe ju “Babaj i boksit të Kosovës” me ardhur në këtë gjendje, kur dihet se ato para nuk i mjaftojnë as për cigare, e lëre më për gjëra tjera jetësore.