Majlinda Kelmendi, storia inspiruese e Tokyo 2020 për sportistët

Periskopi.com Sporti

Derisa fitimi i një medaljeje Olimpike është një qëllim personal për mijëra sportistë, për 24 shtete është një ëndërr që është realizuar një herë.

Uebfaqja zyrtare e Lojërave Olimpike “tokyo2020.org” kujton momentin e lavdishëm dhe ndikimin që kishte kjo medalje tek sportistët tjerë, duke marrë shembullin e Majlinda Kelmendit.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës që pasoi, sportistët e Kosovës nuk kishin mundësinë të garonin me flamurin e tyre në Lojërat Olimpike. Kjo vazhdoi deri në vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilës gjatë Sesionit të 127-të, të mbajtur më 9 dhjetor 2014.

Gjatë këtij Sesioni, presidenti Thomas Bach bëri të ditur se Komiteti Olimpik i Kosovës do të jetë anëtar i plotë i IOC-ut dhe familjes Olimpike.

Ishte një ëndërr e realizuar për sportistët e Kosovës. Falë këtij vendimi, vendi garoi përfundimisht në Lojërat Olimpike të Rio 2016, në të cilat shkëlqeu protagonistja jonë, Majlinda Kelmendi.

Momenti i artë

Dy herë kampionia e botës në xhudo dhe kampionia e katërfishtë evropiane, Majlinda Kelmendi mori pjesë në dy Lojëra Olimpike, duke përfaqësuar dy vende të ndryshme. Në Londër 2012, ajo përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa në Rio 2016 Kosovën.

Në Londër, kishte mungesën e përvojës, për shkak të së cilës nuk fitoi medalje, por paraqitja e saj u vlerësua shumë në gjithë botën.

“Pas Londra 2012 mora shumë oferta serioze nga shtete shumë të fuqishme. Oferta me vlerë miliona dollarë”, tha ajo për Olympic Channel. “Por, përfundimisht, trajneri im dhe unë morëm vendimin për të qëndruar në Kosovë, megjithë vështirësitë që kishim”.

Ky vendim hapi rrugën që ajo të linte gjurmë të pashlyera në historinë Olimpike të Kosovës.

Më 7 gusht 2016 – kjo ditë do të mbahet mend nga kosovarët, pasi Kelmendi bëri histori duke fituar medaljen e artë të xhudos për femra në kategorinë -52 kg të LO Rio 2016, duke mposhtur në finale italianen, Odette Giuffrida.

Ishte medalja e parë dhe e vetme Olimpike e Kosovës.

“Në finale isha e qetë dhe e bindur në fitore”, shprehet Kelmendi, duke u kthyer sërish tek finalja. “Xhudistja italiane është garuese e mirë, por unë e kisha mposhtur atë disa herë më parë dhe isha e bindur në fitore”. Dhe kështu ndodhi.

Ndikimi i medaljes së artë

Suksesi i jashtëzakonshëm që Kelmendi e arriti në Rio dha shumë shpresa për popullin e Kosovës, veçanërisht për brezait e ri. U dha besim në jetë.

Bartësja e flamurit në Rio 2016 e shpjegon këtë me emocione.: “Njerëzit në Kosovë më shikojnë si një hero. Unë u kam dëshmuar atyre se nëse duan diçka mund ta kenë. Nëse duan të jenë kampionë Olimpikë, ata mund të jenë”.

Dhe njohja nuk mbaroi këtu. Shkurtin e kaluar, në qytetin e saj të lindjes në Pejë, u përurua shtatorja e Kelmendit. Fitorja në Rio e ka bërë Majlindën heto të vërtetë në Kosovë.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, vlerësoi shembullin e Kelmendit, duke thënë: “Ka shumë të rinj të talentuar që kanë prirje për artet marciale. Medalja e artë e Majlindës i ka motivuar shumë në karrierën e tyre”.

Kelmendi solli një ndikim të artë në vendin e saj, ndërsa u dha njerëzve shpres dhe për besim për të ndjekur ëndrrat e tyre. Sipas fjalëve të Hasanit: “Nuk ka sportistë në Kosovë që beson se Kampionatet Evropiane, Botërore apo edhe medaljet Olimpike nuk janë të arritshme për ta”.

Medalja e parë Olimpike është fituar tashmë nga Kosova, por a do të ketë medalje tjera në Tokio 2020?, – përfundon shkrimi i “tokyo2020.org”.

460 mijë euro ndahen për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Periskopi.com Sporti

Kosova së shpejti do të bëhet me Qendrën Nacionale të Xhudos, pasi të enjten është nënshtruar memorandumi i bashkëpunimit mes ministres në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetarit të Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka.

Qëllimi i memorandumit të bashkëpunimit është bashkëfinancimi në realizimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, që do të realizohet gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm, me një shumë të përgjithshme prej 460 mijë euro.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndajë mbi 300 mijë euro, ndërsa Federata e Xhudos së Kosovës 160 mijë euro.

“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne sot kemi nisur konkretisht realizimin e një projekti të madh dhe me rëndësi jo vetëm për xhudistët dhe sportin, por edhe për vendin tonë në përgjithësi, sepse përpos rolit praktik që do të ketë Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ajo do të jetë edhe një imazh në arenën ndërkombëtare për Kosovën, sepse sporti i xhudos ka ndikuar shumë në afirmimin e vendit tonë”.

“Kjo qendër do të jetë edhe një vatër për sportistët që do të vijnë në të ardhmen dhe do të jetë edhe një destinacion për vizitorët e huaj, që janë të interesuar për suksesin dhe historikun e xhudos në vendin tonë”, ka thënë ministrja në detyrë Vlora Dumoshi.

Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari Agron Kuka falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen dhe bashkëpjesëmarrjen e MKRS-së në këtë projekt jetik për xhudon në Kosovë.

Ai u shpreh se me ndërtimin e këtij objekti, sportistët do të jenë edhe më të inkurajuar për suksese e rezultate të mëtejme ashtu që t’i sjellin medalje të reja Kosovës në xhudo, por edhe që do të fokusohen në nxjerrjen e talenteve të reja në xhudo.

Sukseset e xhudos nuk kanë të ndalur – Driton Kuka ftohet në Komisionin e trajnerëve të Evropës

Periskopi.com Sporti

Driton Kuka edhe një herë është konfirmuar si një prej trajnerëve më të vlerësuar në botën e xhudos. Ai këtë javë është përzgjedhur në Komisionin e trajnerëve të Unionit Evropian të Xhudos.

Kjo është bërë e ditur përmes një letre që EJU-ja ia ka dërguar Federatës së Xhudos së Kosovës. Komisioni i Trajnerëve është një organ që vlerësohet shumë në EJU. Në fakt ka mision këshillëdhënës për Komitetin Ezkekutiv të EJU-së, por ka raste kur i delegohet edhe e drejta e vendimit, kur bëhet fjalë për çështje profesionale të xhudos.

Në Komisionin e Trajnerëve marrin pjesë një grup i përzgjedhur i trajnerëve evropianë, me suksese të mëdha, që kanë rol vendimtar në caktimin e politikave të EJU-së sa i takon anës sportive. “Komiteti Ekzekutiv i EJU-së në mënyrë unanime ka aprovuar propozimin që të ftojë Driton Kukën në Komisionin e Trajnerëve të EJU-së”, thuhet në njoftimin e Unionit Evropian të Xhudos. Në Komisionin e Trajnerëve janë gjithsej shtatë trajnerë të xhudos. “Është nder i madh për mua. Ky komision ka në përbërje trajnerë eminent. Është vlerësim për punën që bëjmë dhe për rezultatet që kemi arritur”, ka thënë Driton Kuka për Koha.net.

Kuka me nxënësit e tij ka fituar krejt çka mund të fitohet në botën e xhudos. Ka fituar, ndër të tjera, edhe medalje të artë olimpike me Majlinda Kelmendin. Jo të gjithë në EJU kanë përkrahur idenë që trajneri i Kosovës të jetë në Komisionin me peshë. Por Kuka vlerësohet lartë nga presidenti I EJU-së, rusi Sergey Soloveychik. Janë sukseset e shumta të xhudos kosovare, sidomos në kampionate evropiane, që kanë bërë që për Kukën të kenë respekt në EJU. Po ashtu vlerësohet lartë prezantimi që xhudoja kosovare ia bënë Evropës në gara ndërkontinentale.

Image

Një hap para të tjerëve: Xhudistët të izoluar në kamp, stërviten intensivisht pavarësisht krizës shëndetësore

Periskopi.com Sporti

Trajneri që i ka sjellur suksese të jashtëzakonshme Kosovës në sportin e xhudos, Driton Kuka, ka folur rreth kampit të izoluar të xhudistëve që ai udhëheq, dhe situatën e krijuar me Covid 19.

“Ne jemi karantinuar së bashku me xhudistët, kemi zgjedhur këtë opsion si mënyra e vetme për t’i vazhduar stërvitjet. Jemi grumbulluar me sportistët dhe jetojmë si një familje” – u shpreh ai në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

“Në momentin që të paraqitet rasti, ne jemi të gatshëm të bëjmë gara”.

“Karantinimi ka ndodhur qysh para katër jave, ne gjendemi afër qytetit të Pejës në një kamp të izoluar edhe gjeografikisht. Stërvitemi dy herë në dite, si në natyrë ashtu edhe në palestër”.

“Shpresoj që kjo situatë të kaloj sa më shpejtë” – përfundoi intervistën ai.

Kujtojmë që Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, janë shtyer për vitin e ardhshëm.

Xhudistët kosovarë të bashkuar në fushatën kundër koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Ekipi Olimpik i Kosovës i xhudos ka pozuar me letër të bardhë për t’i bashkuar kampanjës së rrjeteve sociale me “hashtag-et” RriNShpi, BëjSport dhe Kënaqu.

Kampanja për t’i motivuar të gjithë qytetarët të qëndorjnë nëpër shtëpi gjatë kohës sa zgjat kriza e koronavirusit po mbahet duke krijuar foto dhe video nga shtëpia, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.

“Letra e bardhë simbolizon dërgimin e mesazhit të paqes në botë”, thuhet në postimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ekipi Olimpik i Kosovës është vetizoluar në klubin Ippon dhe po i vazhdon atje stërvitjet, në përgatitje për garat që pritet të mbahet këtë vit, si Kampionati Evropian i xhudos.

Ndërkohë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me qeverinë japoneze ka vendosur që të shtyhen Lojërat Olimpike që supozohej të mbaheshin këtë verë për verën e vitit 2021.

Reagon Driton Kuka: Prita që Lojërat Olimpike të shtyhen 3-6 muaj, jo një vit

Periskopi.com Sporti

Koronavirusi e ka detyruar edhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar që t’i shtyejë Lojërat që pritej të zhvilloeshin këtë vit në Tokio.

Sot u mor vendimi që ato të shtyhen për vitin 2021, me Driton Kukën që tash ka reaguar duke shprehur befasinë e tij me këtë vendim, transmeton Periskopi.

Më poshtë, postimi i plotë i tij në Facebook:

“Lojërat Olimpike shtyhen për një vit!
Lajm i pritur por kam besuar që shtyerje do ketë për 3-6 muaj por jo për një vit të plotë!
Ekipi të cilin e kam përgatitur për plotë 4 vite drejt Normës e tashmë drejt Olimpiadës në Tokio i cili nukëron 5 Norma Olimpike dhe që të gjithë me nivel të lartë si rezultat i një sistemi 4 vjeçar të punës sistematike tashmë do duhet të pres për një datë të re! Si do shkoj më tutje do shohim,së pari shëndet e tejkalim të krizës që ka goditur Botën!
Ne jemi izoluar dhe jemi në ditën e 10 të izolimit,dhe po ndjehemi mirë! Tashmë po planifikoj ndryshime serioze për ma tutje! Dhashtë Zoti që të gjithë të jemi të kujdesshëm dhe të mposhtim armikun e padukshëm së pari e sfidat do i pranojmë për të ecur tutje”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

Driton Kuka konfirmon lajmin e papritur, izolohet edhe ekipi i Kosovës në xhudo

Periskopi.com Sporti

Kosova tashmë ka hyrë në listën e shteteve të prekura nga koronavirusi, dhe për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive.

Shkaku i këtyre masave, sot edhe ekipi Olimpik i xhudos ka hyrë në karantinë.

Trajneri Driton Kuka, që në ekipë ka pesë garues, të cilët ndodhen brenda normës Olimpike Tokio 2020, ka theksuar se ekipi është izoluar në sallën stërvitëse.

“Prej sot ekipi Olimpik është në karantinë, që do të thotë do të izolohet prej kontaktit me njerëz tjerë”, ka deklaruar Kuka për uebfaqen zyrtare të KOK-ut, ëëë.noc-kosovo.org.

“Do të jenë krejt 10 persona, përfshirë sparing partnerët që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvitin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë tek salla ku stërvitim”, shtoi trajneri kampion Olimpik me Majlinda Kelmendin.

Shkaku i koronavirusit, Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka pezulluar Grand Slamin e Ekateringut në Rusi, Grand Prixin e Tbilisit, Grand Prixin e Antalyas, gara këto që vlenin për pikë Olimpike, si dhe Kampionatin Evropian “Pragë 2020”, i cili tani pritet të mbahet në muajin qershor.

Driton Kuka mendon se edhe Lojërat Olimpike Tokio 2020, do të shtyhen.

“Lojërat Olimpike me siguri do të shtyhen. Normal, për ne do të ishte mirë të mbahen në kohë, meqenëse ne nuk kemi ndërprerje, por shumë shtete të fuqishme tashmë janë jashtë stërvitjeve dhe kjo flet shumë”, deklaroi Kuka.

Majlinda Kelmendi (-52 kg), Distria Krasniqi (-48 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020 me normë.

LO Tokio 2020 janë paraparë të mbahen prej 24 korrik – 9 gusht 2020 në Tokio të Japonisë./Periskopi.com/

 

Koronavirusi ia ‘mohon medaljen’ Loriana Kukës në Marok

Periskopi.com Sporti

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka njoftuar se për shkak të përhapjes së koronavirusit në Marok, është marrë vendimi për anulimin e garës për Çmimin e Madh të Rabatit.

Në këtë garë ishte paraparë të merrte pjesë edhe xhudistja kosovare, Loriana Kuka.

Image

Gara ishte paraparë të mbahej në periudhën 6-8 mars, por qeveria marokene ka vendosur që të anulohet.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos u ka kërkuar të gjithëve falje për këtë ndodhi.

Tash, Federata është duke menduar që të gjejë një zgjidhje për këtë situatë të papritur dhe për pasojat e saj në të gjitha nivelet.

Pas Distria Krasniqit, Nora Gjakova ia siguron një tjetër medalje Kosovës në Paris

Periskopi.com Sporti

Xhudistja Nora Gjakova, e ka fituar ndeshjen për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

Gjakova përballë kishte francezen Cysique.Ajo e ka mposhtuar kundërshtaren me “Ippon”.

Nora ishte superiore ndaj nikoqires para 20 mijë shikuesve.

Pamje nga momenti heroik kur Distria Krasniqi e përplasë Giuffridan e famshme për ta fituar të artën

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi ka triumfuar në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e arë në kategroinë -52 kilogramë.

Ajo përballë pati italianen, Giuffrida Odetta, me të cilën shpeshherë është përballur edhe Majlinda Kelmendi, transmeton Periskopi.

Pas një lufte këmbëngulëse, Krasniqi triumfoi me “Wassari”, duke e rrëzuar kundërshtaren, e cila gjatë përballjes mori dy vërejtje nga gjyqtari.

Shikoni më poshtë pamjet. /Periskopi.com/

E jashtëzakonshme: Distria Krasniqi fiton të artën në Paris

Periskopi.com Sporti

Xhudistja Distria Krasniqi, është fituese e Grand Slam-it të Parisit në kategorinë -52 kilogramë.

Ajo përballë kishte italianen Giuffrida Odetta.Krasniqi e fitoi me anë të një “Wassari”, duke e rrëzuar kundërshtarën.

Poashtu gjatë ndeshjes italianja mori ehde dy vërejtje nga gjyqtari.Distria Krasniqi merr medaljen e parë të artë në Grand Slam.

Sot hapet Grand Slami i Parisit, Kosova garon me tri xhudiste

Periskopi.com Sporti

Sot (e shtunë) hapet Grand Slami i xhudos që do të mbahet në kryeqytetin e Francës, Paris, 8 dhe 9 shkurt.

Ekipi i Kosovës do të përfaqësohet me tre garues në këtë garë, ku vërehet mungesa e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi.

Distria Krasniqi, e cila normën Olimpike Tokio 2020 po e kërkon në kategorinë -48 kilogramë, këtë herë do të garojë në -52 kilogramë.

Nora Gjakova do të garojë në -57 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në -63 kilogramë.

Fazliu, për të cilën do të jetë pjesëmarrja e parë në një Grand Slam, takohet në rrethin e parë me turken Minel Akdeniz.

Gara e Grand Slamit vlerësohet ndër më të fortat në sportin e xhudos, ndërsa vlen për pikë Olimpike Tokio 2020.

Japonezi kërkon pasaportë të Kosovës, e dëshiron suksesin e Majlindës në xhudo me flamurin tonë

Periskopi.com Sporti

Kosova do ta ketë një japonez të natyralizuar. Bëhet fjalë për sportin më të suksesshëm në vendin tonë, xhudo.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Driton Kuka.

Sipas tij, xhudisti japonez i është bashkuar ekipit në përgatitje.

“Ekipit ju ka bashkangjit Japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024. Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadês në Tokio cakun kryesor”, ka shkruar Kuka.

E jashtëzakonshme Kelmendi, fiton medaljen e artë në Abu Dhabi – mposht Odettën e famshme

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi ka triumfuar në Grand Slamin e xhudos që u zhvillua në Abu Dhabi, raporton Periskopi.

Xhudistja kosovare në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mposhti italianen, Odetta Giuffirdan, me të cilën është përballur disa herë edhe në të kaluarën.

Në rrugëtimin e saj drejt të artës, ajo mposhti britaniken Chelsie Giles, derisa Giuffridan e mundi me ippon. /Periskopi.com/

Tre xhudistët kosovarë që kërkojnë lavdi në Kampionatin Botëror “Marrakech 2019”

Periskopi.com Sporti

Xhudistët kosovarë juniorë do ta përfaqësojnë shtetin tonë në Kampionatin Botëror të juniorëve, që sot ka filluar në Marrakech të Marokut.

Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg) janë xhudistët që na përfaqësojnë në këtë garë, raporton Periskopi.

Kujtojmë se Flaka Loxha dhe Laura Fazliu garojnë të enjten, ndërsa Zekaj garën e parë e zhvillon të shtunën.

Loxha e Fazliu vijnë pas medaljeve të bronzta të fituara në evropianin e juniorëve. /Periskopi.com/

 

Shiko: Në Sanjo të Japonisë u organizua event i veçantë për xhudistet kosovare

Periskopi.com Sporti

Tashmë xhudistet kosovare e kanë mbyllur aventurën e tyre në Kampionatin Botëror që u mbajt në Tokio të Japonisë.

Mund të konsiderohet se ishte një kompeticion shumë i suksesshëm për “Dardanet” të cilat fituan plot tri medalje, raporton Periskopi.

Tani, faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës ka postuar një video nga një organizim që u mbajt për të nderuar xhudistet tona në qytetin Sanjo të Japonisë.

Pamjet tregojnë sportistet tona së bashku me Akil Gjakovën duke zhvilluar ndeshje rekreative me fëmijë që pretendojnë në të ardhmen t’i ndjekin hapat e tyre.

Për një fjalë rasti mikrofoni i jepet edhe Majlinda Kelmendit. Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Federata Botërore e Xhudos poston videon emocionuese nga momenti triumfues i Lorianës

Periskopi.com Sporti

Federata Botërore e Xhudos poston videon emocionuese nga momenti triumfues i Lorianës

Loriana Kuka ia ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që është duke u zhvilluar aktualisht në Tokio të Japonisë.

22-vjeçarja ia fitoi shtetit kosovar medaljen e tretë në këtë kompeticion, raporton Periskopi.

Për të bronztën ajo në finale mposhti sllovenen, Klara Apotekar me Ippon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Tani, Federata Botërore e Xhudos ka publikuar videon nga momenti triumfues i kosovares.

Pas Ipponit, ajo shpërthen në lot. /Periskopi.com/

Driton Kuka i papërmbajtshëm: Çfarë ndjenja jam duke përjetuar, po më duket si ëndërr

Periskopi.com Sporti

E jashtëzakonshmja, Loriana Kuka sapo ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që është duke u zhvilluar aktualisht në Tokio të Japonisë.

Njëherit, kjo është medalja e tretë që xhudistët kosovarë ia sjellin Kosovës në këtë botëror, shkruan Periskopi.

Xhudistja 22-vjeçare realizoi katër fitore, derisa në finalen për të bronztën mposhti rivalen nga Sllovenia, Klara Apotekar me Ippon në kategorinë deri në 78 kilogramë.

I papërmbajtshëm me postimin e tij në Facebook është treguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili ka shkruar:

“Tokyo sivjet po më çmend!
Tri medalje në Kampionat Botëror!
Po duket si ëndërr
Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet
Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin Shqiptar por …
Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar
Medalja Botërore edhe në familjen Kuka!
Sa shumë jam krenar sot edhe si trener por edhe si Axha i Lorianes!
Kosova mbi të gjitha.” /Periskopi.com/

Loriana Kuka sot në garë për medalje

Periskopi.com Sporti

Loriana Kuka është duke garuar sot në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Xhudistja është në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit, kategoria -78 kg.

Pas dy fitoreve radhazi ndaj gjermanes Luise Malzahn dhe argjentinases Lucia Cantero, Loriana u kualifikua në çerekfinale, ku pësoi humbje nga braziliania, Mayra Aguiar, dy herë kampione e botës dhe dy herë medaliste e bronztë Olimpike.

Në luftën e parë të repesazhit përballet me Natalie Poëel të Britanisë së Madhe, medaliste e bronztë e botërorit 2017. /Periskopi.com/

147 shtete po marrin pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos, Kosova zë vendin e nëntë

Periskopi.com Sporti

Në Tokio të Japonisë është aktualisht duke zënë vend Kampionati Botëror në xhudo.

Deri tani, xhudistet kosovare kanë arritur të fitojnë plot dy medalje, duke treguar paraqitje dinjitoze në një tjetër kompeticion gjigant të sportit, transmeton Periskopi.

Sportistja më e mirë e të gjitha kohëve e Kosovës, Majlinda Kelmendi së bashku me Distria Krasniqin i kanë sjellur Kosovës dy medalje.

Fatkeqsisht, suksesin e tyre nuk mundën ta përsërisin Akili dhe Nora Gjakova të cilët u eleminuan, derisa tani shpresat janë te Loriana Kuka e cila do të garojë në kategorinë -78 kg.

Ndërkohë, pas tri ditëve në kompeticion, Kosova zë vendin e nëntë në listën e shteteve më të suksesshme.

Image

Kujtojmë se në Kampionatin Botëror të xhudos po marrin pjesë plot 147 shtete.

Kurse pikët Olimpike janë si vijon:

Distria Krasniqi 1000 pikë olimpike 48 kg
Majlinda Kelmendi 1000 pikë plimpike 52 kg
Nora Gjakova pikë 520 pikë olimpike 57 kg. /Periskopi.com/