Kush është shqiptari që ruhet nga rojat edhe kur lahet në det? (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një foto humoristike e biznesmenit shqiptar Ylli Ndroqi po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Në foto shfaqet biznesmeni, i cili është shtrirë në një kamerdare dhe po relaksohet në mes të detit, duke marrë rreze.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe, por ajo që bën çudi është fakti se edhe pse në mes të detit, biznesmeni i njohur në Tiranë nuk i ndan nga vetja truprojat e tij, të cilat, si në çdo vend, mbajnë syze të errëta e mundohen të freskohen teksa bëjnë punën e tyre.

Nuk dihet se kujt i ruhet kaq shumëYlli, saqë detyrohet të mbajë pas vetes edhe në këto momente kaq intime relaksi, dy njerëzit më të besuar.

Imazhet janë duke bërë xhiron e rrjetit dhe të shumtë janë personat që janë shkrirë gazit me këtë foto.