Graniti dhe Leonita me foto emocionuese në Instagram

Periskopi.com Sporti

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, në muajin maj zbuluan se janë në pritje të fëmijës së parë.

Lajmin e bënë të ditur përmes një fotografie të bukur që e publikuan në llogaritë e tyre në Instagram.

Sot, të dy postuan fotografi të bukura në Instagram nga pushimet.

Ata duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Bisedë ndërmjet babait dhe fëmijës”, është përshkrimi i fotografisë që publikoi Leonita, derisa Graniti shkroi: “Puthje për beben”.