“Një grusht mund të ndryshojë gjithë jetën tuaj”, bokseri Gassiev para finales WBSS

Periskopi.com Sporti

Kampioni i brezit IBF & WBA Murat Gassiev ka ngritur nervat para përballjes me ukrainasin Alexander Usyk në finalën e WBSS në finalen e Moskës të shtunën.

Me peshë të njejtë 89.9 kg, Usky dhe Gassiev do të rrokin dorëzat e boksit për t’u ndeshur për trofeun “Muhammad Ali” që kushton 50 milionë dollarë.

Për Gassievin do të jetë hera e tretë që do të ndeshet në vendin e tij të Rusisë, përballja e tij e fundit ishte kundër kubanit Yunier Dorticos.

I njohur me pseudonimin “hekuri”, tha se nuk ndjen “presion” para luftës gjigande që do të zhvillohet në vendin e tij, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Jam shumë i eksituar për luftën time të ardhshme dhe nuk e di se çka do të ndodhë në natën e sontme. Nuk mund ta shoh të ardhmen”, tha Gassiev.

“Është divizioni i peshave të rëndaa dhe për gjithëkënd është shumë e vështirë. Një grusht mund të ndryshojë gjithë jetën tuaj dhe ju asnjëherë nuk e dini. Në këtë divizion çdokush ka një shancë dhe i dëshiroj kundërshtarit tim më shumë fat”, u shpreh ai.

“Nuk kam kurrfarë presioni dhe për mua nuk ka rëndësi me kënd ndeshem, kudo që të ndodhë, këtu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose kudo tjetër nuk ka rëndësi. Për mua është shumë e rëndësishme për njerëzit e mi dhe kundërshtarin tim. Kjo është”./Periskopi/