1 ton drogë i fshehur mes peshkut në Roterdam, në mesin e të arrestuarëve edhe një shqiptar

Periskopi.com Lajme

6 persona të kombësive të ndryshme, mes të cilëve edhe një shqiptar, janë arrestuar pas një operacioni policor në Roterdam.

Mësohet se 1125 kg kokainë që ishte nisur nga Ekuadori u sekuestrua nga uniformat blu.

Të gjashtë u arrestuan në Zaandam dhe do të përfshiheshin në mbledhjen e drogës, raporton Shërbimi i Prokurorisë Publike.

Mësohet se kokaina ishte kapur më 6 korrik në Roterdam, në një automjet me peshk të ngrirë nga Ekuadori. E gjithë ngarkesa e drogës të transportuar kapte shumën 22 milionë euro në tregun e shumicës.

Automjeti do të transportonte peshk të ngrirë për një kompani në Zaandam. 6 personat u prangosën nga policia pasi u kapën në flagrancë ndërkohë që po hapnin kutitë për të marrë drogën.