Tag: Zagallo

Trazira, konfuzione dhe konspiracione: Çfarë ndodhi në të vërtetë në finalen e Kupës Botërore 1998?
Ronaldo e përfundoi Kupën Botërore 1998 me fitimin e Topit të Artë – një trofe që i jepet lojtarit më të mirë të turneut- por kombëtarja e tij e humbi finalen e Kupës Botërore.
Brazili humbi 3-0 nga mikpritësit e Francës në finalen e 12 korrikut të 1998.
Pas 34 golave të shënuara për një sezon për ekipin e Inter Milanit – përfshirë edhe një finale të kupës UEFA. Në atë kohë Ronaldo ishte 21-vjeçar.
Tifozët, reporterët dhe komentatorët – përfshirë edhe John Motsonin e BBC – ishin të shokuar me lajmin 72 minuta para fillimit të ndeshjes së finales.
Ronaldo, gjerësisht ishte parashikuar si sulmuesi më i mirë në botë, i cili e kishte lënë në bankën rezervë sulmuesin e Fiorentinës Edmundo.
Lojtarët e Brazilit ende nuk u shfaqën para ndeshjeve pas thashethemeve që pretendonin se Ronaldo vuante nga një lëndim në kofshë dhe një çrregullim në stomak.
Motson tha “Asnjëherë nuk kam parë një gjë të tillë në karrierën time. Skenat në dhomat e komentatorëve ishin në kaos të plotë”.
Pavarësisht shqetësimeve, Ronaldo i luajti 90 minutat e plota.
Përfshirja më e madhe e Ronaldos në lojë ishte përplasja me portierin francez Fabien Barthez.
Vetëm pas shokut që përjetoi Brazili, Ronaldo vendosi të bëjë një sy gjumë.
Por ai u shqetësua nga lëvizje të papritura në trupin e tij, të shkaktuar nga një kontraksion jo-vullnetar i muskujve.
Ronaldo kishte folur për “FourFourTwo” “Vendosa të pushojë pas drekes dhe gjëja e fundit që e kujtoja ishte të shkoja në shtrat. Pas kësaj, unë kisha konvulsione. Isha i rrethuar nga lojtarët dhe më vonë nga Dr Lidio Toledo. Ata nuk më thonin në të vërtetë se çfarë kisha”.
“I pyeta nëse ata mund të largoheshin sepse unë dëshiroja të flija. Atëherë Leonardo më pyeti nëse isha i aftë që të bëja një shëtitje në kopshtin e hotelit ku ne po qëndronim dhe i shpjegova gjithë situatën”.
Ronaldo pretendon se ai nuk e ka pranuar vendimin e trajnerit brazilian Mario Zagallo për të pushuar në finalen e 1998 kundrejt Francës.
“Të gjitha ekzaminimet mjekësore nuk thoshin se ishte diçka abnormale”, shpjegoi Ronaldo. “Pas kësaj ne shkuam drejt stadiumit me një mesazh nga Zagallo që thoshte se nuk do të luash. Unë kisha rezultatet e testit në dorën time – me Dr Toledo që më dha dritën e gjelbër. E takova Zagallon në stadium dhe i thashë: “Unë jam mirë. Nuk po ndjej dhimbje. Këtu janë rezultatet e testit, ato janë mirë. Dua të luajë”.
Kompania biznesore gjigande Nike akuzohet se ajo ka ndikuar fuqishëm që Ronaldo të luajë nga minuta e parë.
Sipas ish sulmuesit brazilian Edmundo thotë se Nike që ishte partneri kryesor i Brazilit dhe Ronaldos e cila ka pasur ndikim të madh tek stafi i ekipit brazilian.
“Njerëzit e Nike ishin të pranishëm 24 orë në ditë, dhe ata mund të kenë ndikuar tek stafi teknik”, tha Edmundo.
Hetimi në lidhje me sponsorizimin e gjigandit sportiv prej 270 milionë funtave bëri që të rriten pretendimet se Nike e ka detyruar të luajë Ronaldon pavarësisht lëndimit të tij, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Një teori tjetër thotë se Brazili e kishte shitur finalen e Kupës Botërore të vitit 1998.
Në anën tjetër Jorge Kajur, ka propozuar një tjetër teori, mbase Ronaldos qëllimisht i është injektuar gjuri i tij.
Sido që të jetë, katër vite më vonë, Brazili do ta fitojë Kupën Botërore që u zhvillua në Korenë Jugore dhe Japoni duke e mposhtur Gjermaninë me rezultat 2-0./Periskopi/