Silvio Berlusconi rrëzohet në Zagreb (Video)

Periskopi.com Lajme

Ndonëse 83 vjeç, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vijon të jetë aktiv në jetën politike të Italisë.

Së fundmi Berlusconi ka qenë i pranishëm në konferencën e PPE-së, ku u bë edhe pjesë e një episodi mjaft të sikletshëm, pasi është rrëzuar.

Fillimisht të pranishmit menduan për një aksident me pasoja më të rënda, si fraktura e femurit.

Më vonë stafi i Berlusconit ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se pas diagnostikimit nuk shfaqen thyerje të asnjë tipi, dhe bëhet fjalë vetëm me një goditje të fortë.

Masakër në Kroaci, shuhet familja me 6 persona, shkak xhelozia

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zagreb të Kroacisë. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë gjashtë persona dhe më pas ka vrarë veten.

Mediat kroate bëjnë të ditur se Igor Nadj, taksist me profesion, ka vrarë për arsye xhelozie bashkëshorten e tij Maja Tojagic, djalin e saj 10-vjeçar që kishte nga një lidhje e mëparshme, prindërit e saj, Dragomir Tojagic dhe Filjka Tojagic, motrën e saj Josipi Tojagic, si dhe Davor Pauak i cili ishte i dashuri i kësaj të fundit. I vetmi që i mbijetoi kësaj masakre ishte fëmija 2 muajsh që Igor dhe Maja kishin së bashku. Autori ka goditur me breshëri ndaj banesës ku ndodheshin viktimat dhe më pas ka qëlluar veten tij.

Krimi ka ndodhur në lagjen Kajzericë të Zagrebit dhe cilësohet nga mediat vendase si më i rëndi që nga shpallja e pavarësisë së Kroacisë.

E tërë Kroacia sonte për Amir Rrahmanin e Dinamo Zagrebin

Periskopi.com Sporti

Dinamo Zagrebi luan sot ndaj Spartak Trnavës në Europa League me shpresën e një fitoreje që do të kishte vulën e kualifikimit në raundin tjetër.

Për sukesin e Dinamos do të luten edhe tifozët e skuadrave të tjera në Kroaci.

Kjo pasi që kampionati kroat është në garë të rreptë me kampionatin zvicërian për të arritur koeficientin në UEFA që do t’i mundësonte dërgimin në Evropë të një skuadre më shumë.

Kjo do të varet nga suksesi i Dinamo Zagrebit dhe Zurichut në Evropë.

Vendi i parë në grup sjellë më shumë pikë te UEFA dhe për këtë Dinamo Zagreb ka një lojë të rëndësishme sot për të gjithë kroatët në Europa League./Periskopi/

Kjo është paga mesatare në Zagreb

Periskopi.com Lajme

Të dhënat e fundit të publikuara nga institucionet Kroate tregojnë se paga mesatare në Zagreb për muajin prill ishte 7235 kuna (afër një mijë euro).

Sipas këtyre të dhënave pagat mesatare më të larta në atë muaj kanë marrë të punësuarit në shërbime financiare rreth 11,966 kuna si dhe ata që punonjë në e naftës së papërpunuar dhe gazit natyror që arrijnë në 11,259 kuna.

Bazuar në këto të dhëna, pagën mesatare më të madhe se dhjetë mijë kuna e kanë pasur të punësuarit në industrinë farmaceutike, 10 mijë e 772 kuna. Rritja e pagave në kryeqytetin Kroat ka shënuar një shifër prej 5.1% krahasuar me një vit më parë.

Nora Gjakova një fitore larg medaljes së bronztë

Periskopi.com Sporti

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova vazhdon rrugën për medaljen e bronztë.

Gjakova mposhti në repesazh me Ippon, rusen Diana Dzhigaros, në kategorinë -57 kg të garave të xhudos, Grand Prix “Zagreb 2018”.

Luftën e ardhshme për medaljen e bronztë, Nora e zhvillon me japonezen, Haruka Funakubo, ndaj së cilës i urojmë suksese. Luftërat për medalje zhvillohen pas orës 17:00.

Gjesti madhështor i Modric: Fton djalin me sindromin Down t’i bashkangjitet festës

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Kroacisë Luka Modric e ftoi një djalë me sindromën Down t’i bashkohet festës së ekipit në momentin kur tifozët kremtonin ardhjen e tyre në shtëpi pas një performance fantastike në Kupën Botërore në Rusi.

32-vjeçari, i cili udhëhoqi ekipin e tij drejt finales së Kupës Botërore, e tërhoqi djalin me sindromin Down në ceremoninë që mbahej në Zagreb, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Mesfushori i Real Madridit, ku fitoi Topin e Artë në Kupën Botërore si lojtari më i mirë  i turneut më të madh në botë, e përqafoi djalin dhe ai qëndroi rreth tij deri në fund të festës.

Ceremonia në kryeqytetin kroat kishte më shumë se 500, 000 njerëz – afro 12 për qind e popullatës së vendit – që ishin mbledhur në shesh për të falëndëruar lojtarët për garën e tyre historike në finalen e Kupës së Botës./Periskopi/

Kroatët ia shtinë flakën Zagrebit, festë e çmendur pas kalimit në gjysmëfinale (Viedo)

Periskopi.com Botërori 2018

Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas 20 vjetëve, duke bërë që tifozët në Zagreb të shpërthejnë në festë.

Kroacia triumfoi pas ekzekutimit të penalltive, 4:3 – pasi 120 minuta lojë përfunduan 2:2.

Tifozët në Zagreb e kanë shikuar me emocione këtë super ndeshje dhe kanë shpërthyer në festë pas penalltisë së fundit nga Ivan Rakitic, që i dërgoi ata në gjysmëfinale të Botërorit të Rusisë, aty ku do të përballen me Anglinë dhe do të tentojnë të shkruajnë histori, për t’u kualifikuar për herë të parë në finale.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Luka Modric i Real Madridit, i cili u vlerësua si më i miri nga FIFA.