Tag: Zagrebi

“Më hapi dyert e botës”, Pele, Suker, LeBeouf kujtojnë përvojat në Kupat Botërore
Kupa Botërore ka qenë një fazë perfekte për disa nga lojtarët më të famshëm botërorë, si Pele, Davor Suker, Frank LeBeouf, duke kujtuar momentet e Kampionateve Botërore me Stan Collymore.
Kupa Botërore në Rusi do të shkojë në Paris apo në Zagreb do të dihet në natën e së dielës, por disa nga figurat e famshme kanë folur rreth impaktit që ka pasur edicioni më i madh botëror në jetën e tyre, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.
Pele, emri më i famshëm në historinë e futbollit, bëri shenjën e tij në Kupën Botërore 1958 në Suedi si një 17-vjeçar. Në ditët e sotme në këtë botë gjithnjë të lidhur me mediat sociale, fjala e fundit e së dielës do të udhëtojë shpejt, por jo sikur në ditën e Peles. Ai duhej të gjente një telefon për të informuar babanë e tij se skuadra e tij Brazili kishte mposhtur kundërshtarët.
“Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë isha 17-jeçar, në Kupën Botërore të parë. Ajo hapi dyert e botës për mua”, tha Pele.
Sulmuesi holandez Patrick Kluivert, një anëtar i skuadrës së Holandës në 2002, kujton goditjen e famshme të Dennis Bergkamp kundër Argjentinës në raundin e 16 më të mirëve në Japoni dhe Kore të Jugut.
“Prekja e parë ishte e magjishme”, tha Kluivert për golin ikonik të Bergkampit.
Ndërkohë sulmuesi kroat i cili e kishte ndihmuar ekipin e tij të renditet si e treta në Kupën Botërore 1998, Suker kujton momentet para dy dekadave. “Kur erdha në 1998, kisha punuar shumë”, tha ai.
“Kur shënova golin e parë, ëndërra u realizua, por më e rëndësishme ishte kur shënova gjashtë gola, skuadra ime kishte besim. Të gjithë thoshin ‘Gjuaj topin drejt tij, ai do të shënojë’”, shtoi Suker.
Frank Lebeouf, i cili kishte luajtur për Francën në finalen e 1998, ku ekipi francez e kishte mposhtur Brazilin 3-0, thotë se kujtimet e asaj nate fatale në Paris janë ende të freskëta për të, si dhe për çdo tifoz të futbollit në të gjithë vendin./Periskopi/

Kupa e Botës nuk vjen në Zagreb edhe nëse Kroacia shpallet kampione (Foto)
Kroacia të dielën luan finalen e Kupës së Botës kundër Francës me fillim nga ora 17:00
Kroatët do t’i presin si heronjë lojtarët e kombëtares ditën e hënë në Zagreb pavarësisht se çfarë do të ndodhë në finale, transmeton Periskopi.
Nëse Kroacia shpallet kampione trofeu i çmueshëm që është i rëndë 6.14 kilogramë dhe përbëhet nga 18 karat ari nuk do të vjen në Zagreb.
Kroatët do ta marrin një kopje të Kupës së Botës pasi orgjinali do të mbahet i sigurt në muzeun e FIFA-s.
Kujtojmë që nëse kroatët shpallen kampion bote, Luka Modric do ta ketë në duar trofeun origjinal, por ai menjëherë pas finales së Moskës do të rikthehet në muzeun e FIFA-s. /Periskopi/

Kroatët e kallin Zagrebin pasi kombëtarja e tyre arrin në finale të Kupës së Botës (Video)
Kroacia ka kaluar në finale të Kupës së Botës pasi në gjysmëfinale mposhti Anglinë 2-1 vetëm pas vazhdimeve
Në Zagreb po festohet për kalimin e Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, shkruan Periskopi.
Kroatët shënuan fitore të madhe ndaj Anglisë 2-1 me golat e shënuar nga Perisic 68′ dhe Mandzukic 108′.
Më poshtë mund ta shihni festën e tifozëve kroat të cilët po e kallin Zagrebin. /Periskopi/.