Arrestohet 19-vjeçari, i gjendet drogë dhe armë

Periskopi.com Lajme

Një djalë 19 vjeç u arrestua në Kurbin pasi në lokalin e tij janë kapur armë dhe drogë. “Rei Nelaj, banues në Kurbin është arrestuar të premten pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale,1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis”, thuhet në njoftimin policor.

19-vjeçari do të përgjigjet për dy vepra penale e ata janë: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.