Supermodelja nuk pranon të kthehet me Zayn Malik

Periskopi.com Showbiz

Zayn Malik publikoi në Twitter një status ‘Gigi të dua’ dedikuar ish të dashurës.

Por Gigi nuk ka pranuar të kthehet me këngëtarin.

Arsyeja pse modelja vendosi ti japë fund është për shkak se e di se marrëdhënia e tyre nuk do funksionojë

Një burim tha se Gigi dhe Zayn ende flasim me njëri-tjetrin

Burimi shtoi se modelja ka ende ndenja për Malik por mendon se lidhja e tyre nuk do ecë.

Çifti raportohet se është ndarë në janar, por deri tani nuk ka shenja rikthimi mes tyre.

Zayn Malik shokon fansat: Jam mysliman, por s’mund të falem pesë herë në ditë

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari i njohur botëror Zayn Malik ka shokuar fansat e tij lidhur me një deklaratë që ka bërë për fenë islame.

Ai ka zbuluar se mbetet mysliman por se nuk mund t’i praktikojë obligimet qe jep kjo fe.

‘Nuk mendoj se duhet të hash mishin që prehet nga kafshët duke u bërë lutje [derisa i prenë]. Nuk besoj se duhet të lutesh në një gjuhë krejt tjetër pesë herë në ditë’, citojnë mediat angleze deklaratën e Malik, përcjell Periskopi.

Ai tutje ka thënë se mendon se mund të jetë një mysliman, por pa praktika të tilla.

Kjo deklaratë e Malik i cili është i njohur bashkë me grupin e tij One Direction ka ngjallur reagime të shumta.

Në Twitter atij i kanë shkruar reagime të tilla si:

‘Lajm shumë i keq që Zayn mohon fenë e tij’, ‘Ju djema keni menduar se një këngëtar i njohur botëror që konsumon alkool dhe njihet për jetën luksoze vërtet mund t’u qëndrojë besnik obligimeve të tilla. Po ma habisni’.