Zbardhet vrasja në Itali, shqiptari: Kunatin e qëllova se tradhtonte motrën!

Periskopi.com Lajme

ITALI-Policia ka zbardhur vrasjen e shqiptarit dje në Romë pas sherrit në familje. Luan Zalta vrau ditën e djeshme me armë zjarri kunatin e tij Shpendi Allushi.

Ngjarja ndodhi në Nettuno. Mediat italiane raportojnë se dy personat, autori dhe viktima kohët e fundit kishin pasur debate të shumta dhe të vazhdueshme, pasi Zalta e akuzonte Allushin se i tradhtonte motrën.

 

 

Sherri agravoi dhe Luani Zalta ka nxjerrë armën e gjahut që e mbante të fshehur në shtëpi pasi e kishte pa leje dhe ka qëlluar vetëm një herë kunatin e tij, duke e lënë të vdekur. Më pas autori ka telefonuar policinë duke u thënë “Ejani, pati një tragjedi”.

Luan Zalta është transportuar në spital për ndihmë pasi ka disa plagë si pasojë e përleshjes me kunatin, të cilin më pas e vrau.

Ambasadori amerikan: Do ta vazhdojmë presionin për zgjidhjen e rastit të vëllezërve Bytyqi

Periskopi.com Lajme

Kandidati për të qenë ambasador i ShBA-ve në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se është i vetdijshëm për presionin rus mbi serbët.

Ai u shprehë se ShBA-të, përkrahin Serbinë për integrimin në BE, transmeton Indeksonline.

“Ne mbështesim integrimin e saj në BE. Serbia është në një pikë kthese dhe liderët duhet të zbatojnë reformat në mënyrë që vendi të shkojë drejt BE-së “, tha Godfrey për ‘Zërin e Amerikës’.

“Ne po punojmë në Beograd, Prishtinë, Uashington dhe Bruksel për të gjetur një mënyrë që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje, të largohen nga hapat kundërproduktiv që të  dy palët po përdorin.”, u shprehë ai.

Godfrey tha se po punon që të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, Malin e Zi dhe Kroacinë por do të vazhdojë presionin ndaj qeverisë serbe për përfundimin e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.

Anthony Godfrey aktualisht po shërben si Zëvendës Ambasadori i SHBA në Moskë, me gati 40 vjet shërbim në Marinën dhe diplomacinë e SH.B.A por që së shpejti do të bëhet ambasador në Serbi.