Televizioni gjerman dokumentar për mafien shqiptare: Më të frikshmit në botë

Periskopi.com Lajme

Televizioni i njohur gjerman, ZDF ka transmetuar një dokument për mafien shqiptare, të cilën televizioni e konsideron më të frikshmen në botë.

“Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”, shkruan televizioni.

Gazetari David Beriain ka ardhur në Shqipëri për të bërë një pasqyrë të strukturave të kësaj organizate kriminale – struktura që sipas ZDF-së, janë të rrënjosura fort në bindjet tradicionale dhe që ndjekin një kod të fortë nderi dhe hakmarrjeje.

Gazeta gjermane ZDF: Nuset humbasin dasmën e tyre për shkak të vizave

Periskopi.com Lajme

Gazeta e madhe gjermane ‘ZDF’ është duke zgjuar një interesim të madh për çështjen e Kosovës.

Në një artikull të kushtuar Kosovës, ata kanë shkruar që çështja e mos liberalizimit të vizave është një shfaqje komedi dhe Kosova është një yll në të.

“Atje, violinistët humbasin një koncert ose nuset humbasin dasmën e tyre sepse lista e pritjes së vizave në ambasadat e BE-së është shumë e gjatë ose dokumentet e kërkuara nuk janë të plota.”, ishte shkruar në artikullin e ZDF.

Tutje, aty shkruhej se si Serbia e kishte ‘mërzitur’ Kosovën në Interpol dhe si erdhi deri tek vendosja e taksës.

Gazeta gjermane shkruan se këto zhvillime mund të prishin marrëdhëniet në Ballkan.  Pastaj ata shkruan një historik të shkurtër për Kosovën, nga mesjeta deri në shpalljen e pavarësisë.

Mediumi gjerman i hakmerret televizionit brazilian, tallet me eliminimin e latinëve

Periskopi.com Botërori 2018

Më 27 qershor mori fund aventura e Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kampioni i Botës dështoi kundër Koresë së Jugut në sfidën venditmare dhe ky eliminim nxiti median braziliane Fox Sports Brasil që të publikojë një postim në Twitter në formë tallje për Gjermaninë.

Image

Dhe, pas eliminimit të Brazilit mbrëmjen e kaluar në çerekfinale prej Belgjikës, pasoi tallja nga televizioni publik gjerman, ZDF.

“Ngjyrat tona nuk janë një gjë për ju, apo jo”, u shpreh në këtë tallje televizioni publik gjerman, duke ju referuar ngjyrave të flamurit të Belgjikës, që janë të njëjta si të Gjermanisë.