Zëdhënësi i PDK: Ne jemi opozitë – raportimet për përfshirjen e PDK në Qeveri janë spekulime

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka mohuar raportimet e ditëve të fundit për mundësinë e përfshirjes së PDK-së në Qeveri.

 Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se përfoljet e ditëve të fundit që po shpërndahen në media janë vetëm spekulime.

Dekarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi:

Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!

Zëdhënësi i PDK-së: Veprimet e Qeverisë Kurti do t’i zhysin mijëra qytetarë në varfëri

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka renditur disa nga gabimet e qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti, ku sipas tij do të zhysin qytetarët në varfëri.

Qeveria Kurti, në vend se të merrej me ekonominë e vendit, ditët e veta në pushtet i kaloi duke u marrë me analiza e kërcënime ndaj Gjykatës Kushtetuese, krijonin teori konspirative se e gjithë bota ishte kundër tyre dhe se Kosova me ta, për herë të parë në historinë e Kosovës, jetonin më mirë. Tamam, një Kosovë utopike, me një lider të saj “të madh” që e donte populli, por e krijonte dhe thellonte varfërinë. Një shtet tipik i së majtës!

Postimi i plotë:

Gabimet e mëdha të Qeverisë Kurti që do t’i zhysin mijëra qytetarë në varfëri, janë si vijon:

1. E vonuan Pakon Emergjente Financiare për më shumë se një muaj, propozimi i Qeverisë ishte i hartuar keq, është fokusuar kryesisht në kategoritë sociale, edhe pse nuk i kishin përfshirë të gjitha kategoritë. Kjo pako, ka injoruar në masë të madhe nevojat e sektorit privat që janë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit.

a. Si pasojë e këtyre masave të mangëta, vlerësimi i Bankës Botërore është se 90% e ndërmarrjeve të Kosovës janë goditur nga masat e pandemisë. Bizneset e të gjitha kategorive po pësojnë humbje, duke rrezikuar falimentimin.

2. Edhe pse kaluan gati tre muaj, Pakoja Emergjente është zbatuar vetëm në vlerën prej 54 milion euro, apo 30%, nga 179 milion sa ishte propozimi fillestar. Qeveria Kurti ka dështuar jo vetëm në hartimin e një Pakoje Emergjente efikase, por ka dështuar edhe në zbatimin e propozimit të vet.

3. Si tërësi, Pakoja ka qenë e pazbatueshme në praktikë, shumë ndërmarrje do të shuhen, ndërsa sipas Bankës Botërore, mbi 150 mijë qytetarë të këtij vendi, do të zhytën në varfëri.

4. Për shkak të politikave të gabuara, Kosova nuk do ta ketë rritjen më të madhe në rajon, siç ishte parashikuar në fillim të vitit, përkundrazi do ta ketë rënien më të madhe, mbi 11% të BPV me trendin aktual, duke dëmtuar ekonominë e Kosovës për më shumë së 1 miliard euro.

5. Me trendin aktual, Republika e Kosovës, nuk do të ketë para të mjaftueshme në tre muajt e fundit për kategoritë sociale dhe zbatimin e plotë të pagave në sektorin publik, duke rrezikuar seriozisht uljen e tyre.

Bytyçi, PDK: Vitia e Sfeçla duhet të dorëhiqen pasi janë objekt i hetimit për vdekjen e të riut në karantinë

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe u.d ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, duhet të japin dorëheqje për ti hapur rrugë hetimit të plotë dhe të pavarur radtit për humbjen e jetës së të riut Agon Musliu në karantinën në qendrën e studentëve në Prishtinë.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qëndrimi i mëtejmë i Vitisë dhe Sfeçlës në detyrat që kishin, mund ti pengojë hetimet.

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi dje se nuk do të jap dorëheqje, ndërsa bashkë partiaku i tij Xhelal Sveçla ftoi për një hetim të pavarur e të shpejtë.

Të dy qëndrimet janë absurde e kontradiktore pasi që vet z. Vitia dhe u.d. i Ministrit në detyrë, Sveçla duhet të jenë subjekt të një hetimi të pavarur për neglizhencën e treguar për rastin e Agon Musliut Vdekja e Agonit ka ardhur si rezultat i dështimit të Qeverisë dhe hallkave institucionale të cilat në vazhdimësi i kishin injoruar kërkesat e tij dhe prindit të tij që të lirohet për shkaqe shëndetësore.

Dorëheqja jepet pikërisht që të krijohen kushtet për hetime të plota e të pavarura, ku personat përgjegjës largohen nga institucionet në mënyrë që të mos kenë mundësi të ndërhyjnë në hetimin e pavarur. E kundërta, mund të sjell proces të dëmtuar, të deformuar me prova apo të ndikuar tek dëshmitarët potencialë të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me hetuesinë.

Dorëheqja e tyre është madje e vonuar, këta dy zyrtarë të lartë të Qeverisë në detyrë Kurti, duhej të ishin dorëhequr kur vendimet e tyre personale për masat e kufizimit të lëvizjes u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese. Veprimet kundër ligjore dhe kundër kushtetuese të Arben Vitisë dhe Xhelal Sveçlës i kanë kushtuar një qytetari me jetë. Ndërsa vetë situata e pandemisë nuk mund të përdorët si arsyetim për këtë neglizhencë të pafalshme.

Dorëheqja e Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës nuk është një obligim moral për t’i lënë drejtësisë mundësi të veprojë por është obligim ligjor që çdo zyrtar publik duhet ta bëj kur ai vet është përgjegjës në një situatë të tillë.

Zëdhënësi i PDK-së: Albini sot kërkoi paqe nga opozita, por mori të vërtetën që e meriton

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka theksuar se pas 20 vitesh, gënjeshtra dhe shpifje, Albini i ofroi respekt dhe paqe liderit të opozitës.

“Ndërsa, Kadri Veseli ia ktheu atij në mënyrën më të mirë, duke e ofruar të vërtetën e pamohueshme se si do të duket kjo qeveri, një mashtrim i madh, i bazuar në gënjeshtra”, thekson Bytyçi në rrjetin social facebook.

Ja postimi i plotë i Avni Bytyçit:

Të gjithë priten sot që dita do të jetë e Albin Kurtit, deri në momentin që e mori fjalën Kadri Veseli. Pas 20 vitesh gënjeshtra dhe shpifje, Albini i ofroi respekt dhe paqe liderit të opozitës. Ndërsa, Kadri Veseli ia ktheu atij në mënyrën më të mirë, duke e ofruar të vërtetën e pamohueshme se si do të duket kjo qeveri, një mashtrim i madh, i bazuar në gënjeshtra. Ne, nuk do të heshtim!