Reagon trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani pas triumfit në Superkupë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur pasi skuadra e tij mposhti Dritën 3-1 në finalen e Superkupës së Kosovës, të shtunën në mesditë, shkruan Periskopi.

Ishte një paraqitje brilante nga të dy skuadrat, të cilën e mundësuan edhe kushtet e mira atmosferike dhe të terrenit.

”Vendosën 90 minuta, në pjesën e parë kishim inciativë, pataj në pjesën e dytë Drita pati iniciativën por ne rastet. Mendoj që ishte një finale e vërtetë. Këtë fitore ia dedikoj atyre që presin më së shumti trofe, ‘Plisave’,” u shpreh Ramadani. /Periskopi.com/

 

Trajneri i Prishtinës pas fitores kundër Arbërisë: Nuk jam aspak i kënaqur

Periskopi.com Sporti

Zekirija Ramadani nuk u shfaq aspak i kënaqur pas triumfit 1-0 ndaj Arbërisë, derisa i përgëzoi futbollistët e tij vetëm për shpirtin luftarak të shfaqur në fushën e lojës, mirëpo jo edhe për ndeshjen e bërë.

“Nëse jemi të sinqertë, nuk jam aspak i kënaqur. Megjithëse është një fitore shumë pozitive dhe shumë e domosdoshme, unë mund të ju them se nuk jam aspak i kënaqur me lojën që treguam. Ka ende vende për përmisime dhe ne duhet të gabojmë sa më pak. Pozitive ishte shpirti luftarak i shfaqur nga futbollistët, i cili ishte më i theksuar nga ndeshjet e kaluara”, deklaroi Ramadani për “Art Sport”.

Prishtina tashmë renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelare me 14 pikë të tubuara.

Trajneri i Prishtinës pas disfatës befasuese nga Trepça 89: Kjo humbje na demoralizon

Periskopi.com Sporti

Trepça ’89 bëri befasinë e madhe duke triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat 1:0. Arbnor Muja shënoi nga penalltia.

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Prishtinës, Zekirja Ramadani, ku tha se përgjegjësinë për humbjen e mbanë ai.

“Kemi bërë gjëra që s’na kanë hije si klub, kjo humbje na demoralizon, por duhet gjetur forcën për t’u rikthyer.

“Na mungoi goditja finale, pra konkretizimi, sidomos pjesa e parë ishte më e mirë. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, përgjegjësinë më të madhe e kam unë”, tha mes tjerash Ramadani.

Zyrtare: Shpallet ‘Trajneri i Vitit’ në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Ka nisur ceremonia e manifestimit tradicional “Laureatët e Vitit”  e cila mbahet nga FFK.

Trajneri më i mirë i vitit në futbollin kosovar është shpallur trajneri nga Shkupi, Zekrija Ramadani.

Ky i fundit ka arritur suksese të mëdha me skuadrën e Feronikelit.

Me ta u bë kampion dhe fitoi Kupën e Kosovës, duke luajtur edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Paraqitjet zhgënjyese në Evropë detyrojnë Feronikelin ta shkarkojë trajnerin Zekirija Ramadani

Periskopi.com Sporti

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më trajner i KF Feronikelit.

Kështu është vendosur pas një mbledhje të klubit me presidentin, Naser Ramaj, duke analizuar gjendjen e klubit dhe rezultatet e fundit, transmeton Periskopi.

Ramadani u shpall Kampion i Kosovës me Feronikelin duke arritur ta rrëmbejë edhe Kupën e Kosovës dhe sipas rregullave të FFK-së, ai ka fituar me automatizëm edhe Superkupën.

Si klub e falënderojmë për bashkëpunimin tejet korrekt dhe i dëshirojmë shumë sukses në vazhdimin e karrierës.

Ramadani ishte trajneri i parë historik i Feronikelit që drejtoi skuadrën në garat e UEFA-s.

Trajneri i Feronikelit dha përgjigje të çuditshme kur u pyet pse nuk sulmoi më shumë kundër Slovanit

Periskopi.com Sporti

Feronikeli mbylli rrugëtimin për në Europa League me një humbje të përgjithshme prej 4-1, kundër Slovanit të Bratisllavës.

Skuadra nga Drenasi ishte mposhtur 2-1 në Sllovaki, dhe ky gol i shënuar si mysafir dhuroi shpresë për ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.

Mirëpo, djelmoshat e Zekirija Ramadanit treguan një paraqitje të dobët në Prishtinë, ku u mposhtën 2-0, në një ndeshje që u karakterizua nga gabimet e tmerrshme në mbrojtje dhe mungesa e ideve në sulm.

I pyetur pas ndeshjes pse nuk sulmoi më shumë, trajneri Zekirija Ramadani ka dhënë një përgjigje tejet të çuditshme.

“Po tu sulmonim më shumë në këtë ndeshje, rezultati mund të ishte 0:4 pas pjesës së parë dhe nuk kam dashur të rrezikoj”.

Si duket, Ramadani tashmë ishte pajtuar me humbje dhe paska kërkuar një disfatë pak më dinjitoze me rezultat më të ngushtë. /Periskopi.com/

Reagon trajneri i Feronikelit pas humbjes në Sllovaki

Periskopi.com Sporti

KF Feronikeli është mposhtur në ndeshjen e parë nga Slovan Bratislava në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Për nikoqirët shënuan Nono dhe Andraz Sporar, derisa për mysafirët nga Drenasi shënoi Mendurim Hoti, transmeton Periskopi.

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është shprehur tejet i kënaqur për paraqitjen e sotme të futbollistëve të tij.

“Ishte një ndeshje e mirë. Jam i kënaqur me futbollistët e mi të cilët nuk u dorëzuan kur rezultati ishte 2:0 dhe më pas shënuan gol”, tha fillimisht Zekirija Ramadani.

“Çdo gjë është e hapur për ndeshjen e kthimit”, shtoi trajneri shkupjan. /Periskopi.com/

Trajneri i Feronikelit pas humbjes: E dinim që ata janë skuadër cinike

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka folur pas humbjes së “Niklit” 1-0 nga New Saints në “Fadil Vokrri”, të martën mbrëma.

Një gol i vetëm i ndau të dy skuadrat, derisa vlen të ceket se kosovarët ishin dukshëm më të mirë përgjatë ndeshjes.

Një penallti e pastër u mohua, por Ramadani është krenar me futbollistët.

“Ekipi që nuk shënon pëson,” tha ai.

“E dinim që kishim përballë një ekip cinik që na ndëshkon.

“Mendoj se luajtëm mirë, edhe penalltinë nuk e dha, ndoshta ndikoi edhe këmbngulësia e lojtarëve.

“Falenderoj futbollistët për angazhimin e dhënë, sepse vërtetë e dhanë maksimumin.

“Duhet të mësojmë nga kjo humbje, eksperienca nuk fitohet me para por mendoj se bëmë paraqitje të mirë.

“Nuk turpëruam futbollin kosovar. E pashë dëshpërimin te futbollistët – burra janë atë që kthehen e marrin veten dhe koncentrohen në ndeshjen e radhës.” /Periskopi.com/

Trajneri i Feronikelit pas fitores sensacionale: Lojtarët dolën nga vetja

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është shprehur shumë i lumtur me fitoren 2-1 kundër Santa Colomas në finalen e parakualifikimeve për në Champions League, të premten mbrëma.

“Nikli” luajti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 50-të pas përjashtimit të Yll Hoxhës, por arriti të përmbys rezultatin falë shënimeve nga Mevlan Zeka dhe Kastriot Rexha.

“Pas atij kartoni të kuq u transformuam në një skuadër tjetër, i uroj futbollistët. Dhanë gjithçka, dhe në fund u shpërblyem me fitore,” tha Ramadani.

“Duke besuar në kualitetin tonë, ishim të bindur të gjithë se mund ta fitonim ndeshjen.

“Kjo fitore na rrit vetëbesimin, kundërshtari ishte i mirë, e dinte çfarë donte. Edhe një herë i uroj futbollistët, me të vërtetë dolën nga vetëvetja, pasi të jesh me 10 lojtarë në fushë dhe ta përmbysësh rezultatin është fantastike.” /Periskopi.com/