Zemaj: Rritja e pagave të Qeverisë ka përkeqësuar situatën

Periskopi.com Lajme

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se deputetët e kuvendit në vazhdimësi kanë kërkuar që punëtorët të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme sidomos ata në sektorin privat, duke marrë për bazë shërbimet që bëjnë në sektorin publik, njofton Klan Kosova.

“Çështja e pagës minimale ka qenë temë diskutimi, e elementi bazik që ka përkeqësuar situatën ka qenë rritja e pagave të Qeverisë. Gjithçka ka qena e indikuar nga kjo dhe jo e arsyetuar mirë e nga e cila lindën debatet edhe brenda dikastereve politike të qeverisë së Kosovës”.

Sipas Zemajt, njëri nga ministrat e caktoi vet pagën minimale, kurse ministri i financave tha se kjo gjë është e pamundur.

“Deputetët në vazhdimësi kanë kërkuar që qytetarët të trajtohen dinjitetshëm, sidomos ata në sektorin privat, duke marrë për bazë shërbimet që bëjnë për shërbimin publik. Paramendo si ndihet një punëtor kur dikush pagën 5000 euro derisa paga minimale është 130 euro, kurse në shportën familjare duhet 150 euro për të jetuar thjeshtë”.

“Ne takohemi me punëtor që kryejnë shërbime dhe në Kuvend, e kur takohemi me njerëz që punojnë në sektorin publik paga e tyre nuk arrin as deri në 170 euro, e mbajnë familjet me to. Kjo temë duhet të ketë një trajtim dinjitoz dhe jo vetëm të shprehjeve dhe mekanizmave që iniciojnë në diçka populiste, jo luftë brenda dikastereve qeveritare por një zgjidhje për të ruajtur stabilitetin politik. Ky dallim mes pagës mesatare në sektorin publik dhe privat duhet të harmonizohet karshi jetës së qytetarëve”.

Haradinaj: Ka vdekur Jugosllavia, Zoti të lashtë shëndosh Armend

Periskopi.com Lajme

Mos pjesëmarrja në votim e LDK-së dhe VV-së ka përplasur deputetët e këtyre partive me ata të pushtetit. Deputeti Armend Zemaj theksoi se nuk marrin pjesë në votim, pasi është detyrë e pozitës që ta bëjë shumicën.

“Mos pjesëmarrja e jonë në ligje të caktuara është votim kundër, dhe kjo duhet të evidentohet sepse është pjesë edhe e procesverbalit edhe e përditshmërisë. Ju mund të siguroni dhe jeni të detyruar ta keni shumicën. Nëse e keni shumicën atëherë votat tona janë minore në raport me atë që ju duhet ta keni të evidentuara në statistikat e votimit”, tha Zemaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, i cili tha se LDK dhe VV me mos votimin e këtij projektligji po ia lënë mundësinë që në Bruksel të vendoset për këtë çështje.

“Unë e kuptoj që ka aleanca të brendshme mes serbëve dhe LDK-së. Por më çudit fakti që deputetët e LDK-së në komision kanë votuar për, dhe Lutfi Zharku, Besa Gaxherri kanë votuar për. Liburn Aliu e ka kryesuar këtë grup punues. Sa për informacion, dua t’iu them që ky ligj, Liburn nëse e kam gabim thuama, por ky ligj atakon mbi 73 për qind të qytetarëve të Kosovës dhe tash jemi duke folur për procedura. Por disa individ çuditërisht e vazhdojnë traditën e vjetër edhe shumë jam i lumtur që VV ka krijuar me LDK-në aleancë të fshehtë”, u shpreh Haradinaj.

Por kanë reaguar deputetët Liburn Aliu e Armend Zemaj.

“Rëndësinë e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje nuk kam pse e them, e thash më herët në emër të Komisionet. Vendimi për mos votim është veprim i yni politik që e arsyetoj shumë qartë Glauku. Ndërsa sa i përket Listës Serbe, atë e keni ju në Qeveri”, theksoi Aliu.

Ndërsa, deputeti Armend Zemaj theksoi se nuk po e kupton Haradinjan për çka është duke fol për çka i ka thënë se mos është duke parë ëndrra.

“Ne nuk ishim duke e shqyrtuar përmbajtjen e amendamenteve, dhamë qëndrim politik, por ky zotëria qenka zgjuar jerm dhe nuk e diti as për çka jemi duke folur, as çka jemi duke paraqitur këtu. Po flet për disa aleanca, disa takime në Bruksel, sigurisht ka parë ndonjë ëndërr të keqe është mirë ta shpjegoj, por këtu jemi në Parlament”, shtoi Zemaj.

Haradinaj përsëri i replikoi Zemajt, duke i thënë se tashmë ka vdekur Jugosllavia.

“LDK në komision ka qenë për, ka votuar për, Besa Gaxherri, Lutfi Zharku. Nëse ky zotëria në fjalë nuk është konsultuar me anëtarët e Komisionit dhe i vlerëson të parëndësishëm deputetët e vet unë nuk di qysh ka me i ditë ky. Por nuk me çudit fakti qysh ky nuk e din, unë e di vetëm një fakt, se janë të shqetësuar sepse po presin diçka tjetër, por ka vdekur Jugosllavia, zoti të lashtë shëndosh Armend”, tha Haradinaj