Hoxhaj thotë se Kosova do të punojë me Borrellin dhe Spanjën për njohje

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë një shkrim në Twitter ku ka folur për politikën e jashtme të vendit tonë.

Hoxhaj po i kthente një replikë ish-shokut të tij në parti, Petrit Selimi.

“Praktika e politikës sonë të jashtme është bashkëpunimi”, ka shkruar Hoxhaj.

“Kështu pra Kosova do të punojë me Borrellin dhe vendin e tij, Spanjën, për një njohje dhe për integrim europian”

Ky është shkrimi i tij i plotë në Twitter:

Hoxhaj i quan kërcënuese mesazhet e Mojsilloviqit, e pyet nëse duan ta sfidojnë NATO-n

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të shefit të Shtabit të Ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, i cili ka thënë se Serbia ka përkrahjen e ushtrisë ruse se si të veprojnë në situatën e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se mesazhet kërcënuese nga ana e Serbisë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Ai përmes një postimi në Twitter ka pyetur nëse po duan t’i sfidojnë ushtarët e NATO-s.

“Mesazhet kërcënuese nga ana e Serbisë po bëhen më të shpeshta. Sot, gjenerali, Mojsilloviq tha se e kanë mbështetjen e Rusisë për Kosovën. Çfarë duan? Të sfidojnë ushtarët e NATO-s?”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Gjenerali i Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, ka thënë se Rusia, si partner strategjik, do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje të shumëfishtë Serbisë, e veçanërisht për sfidat me Kosovën.

Mojsiloviq, i cili ka qenë për një vizitë zyrtare me kolegët e tij në Moskë, ka thënë për “Novostin” se kanë analizuar veçanërisht situatën me Kosovën dhe ka thënë se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës por rrezikojnë sigurinë.

“Kemi mbështetjen nga ushtria ruse për atë se si veprojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht që jemi të interesuar në mënyrë të veçantë për sigurinë e serbëve, jo vetëm në veriun e Kosovës por për tërë krahinën”, ka thënë Mojsiloviq.

Hoxhaj dënon rikthimin e Rusisë në Këshill të Evropës

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër pas rikthimit të Rusisë në Këshilin e Evropës, pasi që e njëjta ishte përjashtuar pasi kishte aneksuar Ukrainën pesë vite më parë.

Hoxhaj tha se vendimi i sotëm i Këshillit të Evropës përbën dështim të këtij institucioni dhe rikthim në politikat e këqija të jashtme.

Sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, rikthimi i ulëses për Rusinë në Këshillin e Evropës shkel principet fundamentale, vlerat dhe misionin e organizatës.

“Këshilli i Evropës duhet të jetë mburojë e të drejtave të njeriut dhe mbështetës i demokracisë. Turp”, ka përfunduar Hoxhaj në postimin e tij.

Ky vendim ka pasur reagime të shumta edhe nga shtete të tjera të cilat në mënyrë direkte apo indirekte janë prekur nga ndikimi rus.

Në vecanti, i ashpër ka qenë reagimi i shumë anëtarëve të shoqërisë civile ruse të cilët kanë ikur nga Rusia dhe janë detyruar të kërkojnë azil në shtete të tjera për shkak të shkeljes në shkallë të madhe të të drejtave bazike të njeriut dhe lirisë së shprehjes.