Mihajloviq: Sulmet ndaj Vuçiqit po bëhen vetëm për shkak të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministrja në Qeverinë e Serbisë, Zorana Mihajloviq tha sot se sulmet ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq kanë vetëm një motiv – të heqë dorë nga politika e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Këto presione ndaj Vuçiqit nuk janë aksidentale, dhe ato ndodhin vetëm për shkak të një gjëje – politikës rreth Kosovës. Qëllimi i tyre është që shqiptarët të marrin gjithçka, dhe serbët asgjë, dhe që Vuçiq të pajtohet që shqiptarët janë fitues absolut dhe serbët humbës absolut. Por, Vuçiqi kurrë nuk do të pajtohet me këtë”, tha ajo për Tv Happy.