Zv/presidenti i Partizanit të Beogradit kundër fansave të klubit: Respekt për Fadil Vokrrin

Periskopi.com Sporti

Zëvendëspresidenti i Partizanit, Vladimir Vuletiç ka kritikuar ashpër tifozët e klubit me veprimet e fundit të një ndeshje basketbollistike.

Fansat e klubit bardhezi, “Varrmihësit” kishin ngritur disa parolla kundër lojtarëve serbë që kanë pranuar të luajnë për Malin e Zi kundër Kosovës.

“Kosovic, Sekic dhe Jankovic ruani veten kur kaloni në afërsi të varrmihësve” gjersa kanë lavdëruar trajnerin Ljubisa Tumbakovicin, i cili nuk pranoi të drejtoj malazezët kundër Dardanëve.

“Për mua, ekzistojnë njerëz dhe jo njerëz. Kjo është protestë e imja personale kundër këtij mbishkrimi të turpshëm. Mbështetje e plotë të gjithë lojtarëve të mëparshëm dhe të tanishëm FK Partizan, Fadil Vokrit për Aleksandra Shekiçit. Të nderuar fansa të Partizanit”, ka pohuar Vuletiç.

Ai ndër të tjerash ka publikuar edhe një imazh në rrjetet sociale teksa shihet në krah të ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit.

Ndryshe, Kosova ka barazuar 1-1 kundër Malit të Zi, në takimin e zhvilluar në Podgoricë.