Prej ditës së nesërme, policët e Kosovës punojnë nga 12 orë

Periskopi.com Lajme

61 është numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, që nga data 13 mars e deri më sot.

Si shkak i kësaj, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash të njëpasnjëshme në mënyrë që të parandalojë përhapjen e këtij virusi.

 

 

Ndër vendimet që mori së fundi është edhe vendosja e një orari për qarkullim të veturave dhe qytetarëve.

Por pas këtij vendimi, ndryshime pati edhe në funksionimin e Policisë së Kosovës.

Indeksonline merr vesh se që nga dita e nesërme, pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të punojnë jo nga tetë orë, por nga 12 orë, vetëm e vetëm që të jenë në shërbim të plotë të qytetarëve.

Pra orar i punës do të funksionojë kësisoj nga ora 08:00 deri në ora 20:00 dhe nga ora 20:00 deri në orën 08:00, për të pasuar pas me koordinimet e tjera sa i përket ndërrimeve.

Që nga orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës sot veçse filloi të jetë prezentë thuajse në çdo rrugë e lagje në mënyrë që të kontrollojë mbarëvajtjen e këtij vendimi si dhe të informojë qytetarët nga afër se duhet respektuar në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në luftimin e këtij virusi COVID-19.

Përpos mjekëve, infermierëve, policët janë ata që po qëndrojnë më së afërmi në përballjen e shtetit me këtë pandemi e cila ka shqetësuar mbarë botën.

Se deri kur do të zgjasë e gjithë kjo situatë e krijuar nga ky virus nuk dihet, por sipas zyrtarëve shtetërore është thënë se dy javët e ardhshme do të jenë edhe më të rrezikshme sa i përket mundësisë së rritjes së numrit të infektuarve me koronavirus, duke uruar që e gjithë kjo të përfundojë mirë dhe të mos ketë viktima./

 

​Serbia ndryshon kohëzgjatjen e orës policore, Vuçiq e mban sekret

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar ndryshimin e kohëzgjatjes së orës policore, pas bilancit prej mbi 100 të infektuar në vend me koronavirus, sëmundje kjo që ka prekur të gjithë botën.

Gjatë një fjalimi drejtuar sonte qytetarëve të Serbisë, ai tha se ora policore do të zgjatet, por për më tepër do të bëhet e ditur gjatë fundjavës.

“Ora policore nuk do të jetë vetëm nga ora 20.00 deri në pesë në mëngjes”, tha presidenti Vuçiq.

 

10 këshilla të thjeshta që lidhja juaj të zgjasë

Periskopi.com Zoya

“Bashkë përgjithmonë” është premtimi që çdo çift i jep njëri-tjetrit kur janë në një lidhje dashurie. Por shpesh herë ndodh që marrëdhënie e tyre të mos zgjasë përgjithmonë. Ajo çfarë do ju mësojmë sot është se si të mbani një lidhje afatgjate e cila do të zgjasë përgjithmonë.

Marrëdhëniet kanë angazhime, sakrifica, kompromise dhe dashuri. Por ndiqni këto këshilla të dritare.net dhe lidhja juaj do jetë edhe më e fortë me kalimin e viteve.

Shkoni në shtrat bashkë

Kjo nuk do të thotë të kryeni marrëdhënie seksuale çdo natë, por një përqafim para gjumit është një mënyrë e mirë për të forcuar lidhjen.

Gjeni pasionet e përbashkëta

Nëse ty të pëlqen piano, atëherë përpiqu të gjesh një partner që i pëlqen muzika, ose instrumente të tjerë muzikorë. Kjo sepse interesat e përbashkëta, forcojnë lidhjet.

Qëndroni dorë për dore

Mbajtja e duarve bashkë, do ju bëjë të ndiheni më të lumtur dhe më të dashur.

Gjithmonë besoni dhe falni njëri-tjetrin

Falja dhe besimi janë thelbësore në marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjata.

Përqendrohu në gjëra pozitive

Të gjithë bëjmë gabime, dhe asnjëherë nuk ka lidhje të përsosura. Mundohuni të fokusoheni në gjëra pozitive dhe mos e mbani mendjen te gabimet.

Përqafohuni më shpesh

Përqafojeni njëri-tjetrin shpesh, sepse është një mënyrë e të shprehurit atë që ndjeni. Mbani mend se ka disa gjëra që nuk mund t’i thoni dot me fjalë.

Mos harroni t’i thoni fjalë të bukura njëri-tjetrit

Duke thënë frazat “Të dua”, “Më ke munguar”, “Kalofsh bukur sot”, do ju ndihmojë të ndiheni më të lumtur dhe do e bëjë lidhjen tuaj më të fortë.

Gjithmonë thoni natën e mirë

Kurrë mos shkoni në gjumë, pa i thënë natën e mirë partnerit. Ky gjest tregon, se pavarësisht sa të mërzitur jeni me njëri-tjetrin, ju ende doni të mirën e marrëdhënies tuaj.

Qëndroni në kontakt gjatë gjithë ditës

Për të pasur një lidhje të fortë, është e rëndësishme që të keni kontakt gjatë gjithë ditës. me takime, telefonata, mesazhe etj. Kjo tregon se ju jeni gjithmonë i përkrahur dhe përkrahës.

Dilni bashkë në publik

Mos kini frikë t’i tregoni botës ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin. Jini gjithmonë krenarë për lidhjen tuaj.

 

Jennifer Lopez: Martesat që zgjasin pak, as mos i numëroni si të tilla

Periskopi.com Showbiz

Në zemrën e saj Jennifer Lopez i ka minusuar dy martesa prej tri sa i ka pasur para lidhjes me Alex Rodriguez.

Për këtë matematikë, J Lo ka një arsye, njofton Klan Kosova.

Në një intervistë të fundit që promovon turneun që po bën për të festuar 50 vjetorin ajo tha se nëse jeni e martuar me dikë për një kohë të shkurtër, emrat e të cilëve mezi ju kujtohen, atëherë ato martesa nuk llogariten.

“Unë kam qenë e martuar tri herë: njëra martesë zgjati nëntë muaj dhe një herë ishte 11 muaj. Pra, nuk i numëroj ato. Unë kam qenë e martuar me Marc Anthony për 10 vjet dhe kam fëmijët. Isha shumë e re dy herët e para që u përpoqa të martohesha. Unë jam duke u përpjekur të martohem”, shtoi ajo duke qeshur.