Mbi 55 mijë serbë që jetojnë në Kosovë votuan për zgjedhjet e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Serbi ka përfunduar në ora 20:00 të mbrëmjes.

Pos banorëve të Serbisë, sot kanë votuar edhe serbët që jetojnë në Kosovë.

Zëdhënës për media i i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jeff Biley, ka deklaruar se sa ka qenë numri i votuesve të komunitetit serb në Kosovë për këto zgjedhje.

” Numri i përgjithshëm i votuesve sot është 55,178. Kjo është 57.88% e numrit total të votuesve”, ka thënë Biley për Klan Kosova.