Rama tregon nëse do të mbahen serish zgjedhjet në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se është i gatshëm për diskutim në lidhje me zgjidhjen e krizës politike, por pa vënë në diskutim mandatet.

Ai pas përfundimit të takimit me drejtuesit socialistë deklaroi se u bë një diskutim me pjesëmarrjen e të gjithë socialistëve për të vijuar procesin e brendshëm.

Ndërkohë, shefi i qeverisë tha se është i angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore, ku Partia Socialiste ka ngritur tre këshilla drejtues.

Kreu i qeverisë tha se nuk e njeh 13 tetorin si datë zgjedhjes, datë e cila është caktuar nga presidenti Meta.

“Zgjedhjet janë bërë me  30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendor edhe kemi ngritur 3 këshilla drejtues nga unë, kreu i kuvendit dhe sekretari i përgjithshëm. Ky është fokusi jonë. E kemi sfidën me problemet e njerëzve dhe të vendit, jo me problemet e brendshme të opozitës jashtëparlamentare apo të presidencës. Për mua 13 tetori është si gjithë datat e tjera”, tha Rama./tch

Meta: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe për presidentin

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta propozoi sot për zgjidhjen e krizës që më datë 13 tetor të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe për presidentin.

Në një konferencë për shtyp, Meta tha se ky është propozimi i tij për zgjidhjen e krizës politike që vijon edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 30 qershor.

Ai tha se do të kandidojë sërish për postin e presidentit në këto zgjedhje të 13 tetorit që ai propozon, dhe thotë se kryeministri Edi Rama mund të vërë cilin kandidat të dëshirojë.

“Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë”, tha Meta në konferencë duke shtuar se “unë do të garoj për president me këto kompetenca që kam. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë që shqiptarët të mos shkojnë sërish të futen nëpër ambasada. Boll e zbrazëm Shqipërinë. Do ta bëjmë një vend evropian, një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp as për mua nëse populli nuk më voton. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave. Nëse ka ndonjë propozim për kandidat për president Edi Rama ta bëjë. Të mos tallet askush me Kushtetutën tonë. U tallën njëherë në 2008”.

Ai tha se nuk është krizë politikë, por krizë e shtetit. “Kjo është një krizë e shtetit të së drejtës, dhe kryetar i shtetit është presidenti”, tha Meta.

Presidenti tha se alternativa e tij për zgjidhjen e krizës ishte një axhendë ndryshe nga ajo e opozitë jo parlamentare, që është Rama ik.

“Ajo ishte Rama reflekto, që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, sipas Metës është kthyer në Rama kthjellohu.

“Nëse nuk je i pavarur të marrësh vendimet e duhura, unë dhe gjithë shqiptarët e ndershëm që kanë ende gjak shqiptari do ta mbrojnë Shqipërinë nga gjithë ata miliarderë që i duket Shqipëria mizë lisi e mund të tallen”, tha Meta.

Gjatë konferencës për shtyp pas procesit të 30 qershorit, kreu i shtetit tha se dekretin e tij i fundit që caktoi datën 13 tetor për zgjedhjet lokal, nuk mund ta gjykojë Kolegji Zgjedhor, por vetëm Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk është funksionale dhe pritet të krijohet në fund të korrikut.

“E ftoj z. Rama të tregohet i përgjegjshëm. I ftoj përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharak. Të mos tallen me Kushtetutën tonë. Sepse u tallën njëherë në 2008-ën. Duhet t’i zgjidhim çështjet vetë këtu si burra shteti”, tha ai.

Ndërsa për reformën  në drejtësi, Meta tha se, u shndërrua në “Ramaformë”./atsh/

 

Komisioni Evropian për zgjedhjet në Shqipëri: Qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog

Periskopi.com Lajme

Komisioni Evropian në një reagim për 30 qershorin deklaron zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri të dielën u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç, shprehet se “ne morëm parasysh të gjitha vërejtjet paraprake të bëra nga Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR. Organet lokale të sapozgjedhura tani duhet të jenë në gjendje të punojnë sipas kompetencave të tyre kushtetuese, në dobi të qytetarëve të vendit”.

Komisioni Evropian ka apelur sërish përmes Koçijançiç që qeveria dhe opozita të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.

“Të gjitha institucionet shqiptare dhe udhëheqësit politikë tani duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në vijueshmërinë e zbatimit të procesit të reformës, duke përfshirë rinisjen e reformës së iniciuar më parë të legjislacionit zgjedhor për të adresuar rekomandimet e ODIHR-it”, deklaron Koçijançiç.

 

Kjo është deklarata e SHBA-ve për votimet në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ambasada e amerikane në Tiranë, ka njoftuar sot se Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave.

“Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë”, thuhet në letrën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

“Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve të ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishëm e zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR. Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu”, thuhet në letrën e Ambasadës.

Në fund të mesazhit nga Ambasada, thuhet se si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat.

“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët”.

Ismet Beqiri jep vlerësim për zgjedhjet e djeshme në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka komentuar zgjedhjet e djeshme te mbajtura në Shqipëri.

Ai ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, me pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve, pa opozitën, më së paku i ngjanin zgjedhjeve dhe kjo sipas tij nuk ka lidhje me demokraci, me pluralizëm, “ky ishte tentim kthimi i Shqipërisë së para 30 viteve”.

Postimi i Beqirit në Facebook:

Zgjedhjet e djeshme në Shqipëri, me pjesëmarrje tejet të ulët të votuesve, pa opozitën, më së paku i ngjanin zgjedhjeve, kjo nuk ka lidhje me demokraci, me pluralizëm, ky ishte tentim kthimi i Shqipërisë së para 30 viteve. Kjo nuk iu duhet shqiptarëve. Shqipërisë i duhet zgjidhja e problemeve, e jo farsë zgjedhjesh. Bojkotimi masiv i zgjedhjeve nga ana e shqiptarëve, është mesazh i qartë, se nuk kthehet monizmi, ai ka ikur, ashtu siq duhet ikur çdo keqqeverisje, kudo ku ajo është e tillë, sot në Shqipëri e nesër në Kosovë. 80 % (plus, minus) e qytetarëve të Shqipërisë folën fortë e zëshëm, nuk ka kthim pas, nuk ka kthim në të kaluarën e errët.

Mesazh i çuditshëm dhe romantik në fletën e votimit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Nuk kanë fund çudirat pas zgjedhjeve. Ndërkohë që dje u zhvilluan u votua për zgjedhjet vendore, sot u pa se disa jo domosdoshmërisht kanë lënë votën në fletën e votimit.

Si në rastin më poshtë, ku dikush në vend të votës, ka lënë një mesazh dashurie. /Tch

Zgjedhjet në Shqipëri-Rezultatet në zonat ku ka përfunduar numërimi i votave

Periskopi.com Lajme

Në qarkun e Vlorës, numërimi i votave të zgjedhjeve të së dielës, ka mbaruar në 5 bashki.

Në bashkinë e Selenicës, kanë qenë tre kandidatë përballe njëri tjetrit.

Pëllumb Binaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Marildo Hodaj i Bindjes Demokratike dhe Shahin Cenkaj i Partisë Komuniste Shqiptare.

Kandidati i Majtë Binaj ka marrë 5819 vota, ose 92.74% të totalit.

Hodaj i Bindjes ka marrë 401 vota, ose 6.37%, ndërsa Celaj i Partisë Komuniste, ka marrë vetëm vetëm 73 vota ose 1.16%. Kjo bashki ka pasur 46 kuti votimi.

Në Himarë, kandidat, i vetëm ishte Jorgo Goron, i Aleancës për Shqipërine Europiane. Ai ka marrë 4209 vota.

Edhe në Bashkinë e Delvinës, zgjedhjet janë zhvilluar me një kanditate. Majlinda Qilimi e Partisë Socialiste, ka marrë 2608 vota.

Saranda për zgjedhjet lokale pati përballe dy kandidatë; Adrian Gurma I ASE, dhe Ilir Nikolla, kandidat i pavarur. Kandidati i majtë Gurma, mori 7086 vota, ndërsa NIkolla mori 1686 vota.

Shuai Beqiri i ASHE, ka kandiduar i vetem në Bashkinë e Konsipolit. Ai ka marrë 3328 vota, në 17 kuti votimi që kanë qenë në total.

Qarku i Fieri ka mbyllur numërimin e kutive të votimit për të gjashta bashkitë. Përveç Bashkisë së Mallakastrës, e cila kishte dy kandidatë, bashkitë e tjera kanë pasur vetëm një kandidat.

Në Mallakastër, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Qerim Ismaliaj, ka marrë 5692 vota, ose 92.36%, ndërsa kandidati i Bindjes Demokratike, Robert Brahaj, ka marrë 471 vota, ose 7.64%.

Në bashkinë e Fierit, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europianë, Armando Subashi ka marrë 38898 vota.

Në Divjak, kandidati i vetëm, Fredi Kokoneshi i Aleancës për Shqiprinë Europiane, ka marrë 13513 vota.

Në bashkinë e Lushnjës, kandidati i ASHE, Fatos Tushe, ka marrë 28086 vota, gjatë votimit të së dieleës.

E vetme ka kandiduar edhe Majlinda Bufi e ASHE, në Bashkinë e Rroskovecit. Ajo ka marrë 7740 vota.

Edhe në Bashkinë e Patosit, zgjedhjet janë zhvilluar me një kandidat. Rajmonda Balilaj e ASHE për, rezulton të ketë marrë 8465 vota.

Qarku i Kukësit ka tre bashki, Tropojën, Hasin dhe Kukësin.

Për bashkinë e Tropojës garoi Rexhe Byberi i Aleancës së Shqipërisë Europiane i cili pas numërimit të kutive të gjitha kutive të votimit ka marrë rezulton se ka marrë 3,538 vota, 95.24% të votave të vlefshme, ndërsa, Edison Hasanaj i Bindjes Demokratike ka marrë 177 vota, ose 4.76% të votave e vlefshme.

Për bashkinë e Hasit kadidati i vetëm ishte Liman morina i Aleancës për Shqipërinë europiane. Pas përfundimit të numërimit ai rezulton se ka marrë 4,276 vota të vlefshme. Kjo bashki kishte gjithsej 34 qendra votimi.

Për bashkinë e Kukësit Safet Gjici i Alenacës për Shqipërinë Europiane ka marrë 9,896 vota, ndërsa Abedin Oruci i Bindjes Demokratike ka marrë 1,992.

Në bashkinë e Vorës ka përfunduar numërimi, ku ka rezultuar se kandidati i vetëm Agim Kajmaku i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 6,208.

Për bashkinë e Kavajës, Redjan Krali i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7,426, ose 98.38% të totalit të votave të të vlefshme, ndërsa Bledar Sinella i Bindjes Demokratike ka marrë 122, vota ose 1.62%, të totalit të votave të vlefshme.

Ndërsa në bashkinë e Rrogozhinës kandidati i vetëm Haxhi Memolla i aleancës për Shqipërinë europiane në 54 kuti të numëruara ka marrë 5206 vota. /TCH

 

OSBE për zgjedhjet në Shqipëri: Qytetarët ishin nën presion nga palët politike

Periskopi.com Lajme

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore, ODIHR nisi në orën 15.00 prezantimin e raportit paraprak me gjetjet e përfundimet mbi zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri.

Drejtuesja e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, ambasadorja Audrey Glover po jep një deklaratë mbi raportin paraprak dhe më pas do i përgjigjet edhe interesimit të medias.

Duke pasur parasysh se për herë të parë në Shqipërinë pluraliste, koalicioni opozitar nuk mori pjesë në zgjedhje, vëmendja për gjetjet e para të misionit të ODIHR është e shtuar.

Ambasadorja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover: “Ne jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë agjendë të fshehtë. Ne jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet dhe ne i vlerësojmë ata në bazë të përputhshmërisë me OSBE dhe vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa pasur parasysh interesin e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa qeveria qe e venduar për t’i mbajtur këto zgjeshje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi politik zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur mes opsioneve të ndryshme. Në 31 bashki nga 61 kandidatët ishin të vetëm në garë. Pati pretendime të besueshme nga qytetarë se ishin nën presin nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike.

Ajo çka ishte pozitive është se votimi u zhvillua në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiake dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të polarizuar. Opozita u tërhoq nga Parlamenti në muajin shkurt dhe nuk mori pjesë në zgjedhe me qellim rrëzimin e kryeministrit. Presidenti bëri një deklaratë dhe kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Megjithatë kryeministri vazhdoi zgjedhjet me mbështetjen e Parlamentit dhe KQZ vazhdoi me përgatitjen e zgjedhjeve”./abcnews.al

Rezultatet: Këto janë bashkitë ku votimi u bojkotua dhe ku pati pjesëmarrje të lartë

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së. Ndërkohë, sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot.

Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në bashkinë e Lezhës, ku në votime morën pjesë vetëm 8.93% e qytetarëve. Dy bashkitë e tjera me pjesëmarrjen më të ulët janë ato të Memaliajt dhe Shkodrës, me nga 9.01% dhe 9.67%. Pjesëmarrje të ulët ka patur edhe në bashkitë e Kamzës, Dropullit, Finiqit, Kavajës dhe Durrësit.

Sa i përket bashkisë me pjesëmarrjen më të lartë në votime, rezulton së në Pustec kanë votuar 55% e qytetarëve. Bashkia minoritare maqedonase është vetmja ku pjesëmarrja e ka tejkaluar shifrën e 40%. Pusteci nga bashkia e Librazhdit me 37.52% dhe bashkia e Tepelenës me 36.59%. Pjesëmarrje të konsiderueshme ka patur edhe në Klos, Poliçan dhe Kolonjë.

Në bashkinë e Tiranës pjesëmarrja ka qenë në 25.86%.

KQZ jep shifrën zyrtare: Pjesëmarrja në votime 21.6 për qind

Periskopi.com Lajme

Qendrat e votimit tash e tre orë janë mbyllur në Shqipëri.

Deri në ora 15 kur edhe u dha shifra nga KQZ-ja, vetëm 15.5 për qind e shqiptarëve kishin dalur të votonin.

Nga ora 19:00 kur filloi mbledhja e kutive të votimit deri më tani nuk u dha asnjë rezultat zyrtar, përveç disa burimeve të TCH që thanë se dalja në zgjedhje ishte 19.6 për qind.

21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit.

Shifra është konfirmuar pak minuta më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që raportoi se 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar sot të drejtën e votës. Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës.

 

 

Rama shtrin dorën për dialog

Periskopi.com Lajme

Pas përmbylljes së votimeve në zgjedhjet lokale në Shqipëri, kryeminisrti Edi Rama i është drejtuar qytetarëve në një konferencë për media.

Duke folur për të nesërmen që vjen pas 30 qershorit, Rama u mbulua në djersë.

Ai u shpreh i bindur se bashkitë që ka marrë, PS do ti drejtojë për 4 vitet e ardhshme, ndërsa shtriu dorën për dialog.

“Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë. Dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë. Marrëveshja do të ndërtohet me dialog, pa kushte, të angazhohemi të gjithë bashkërisht për të ndihmuar çeljen e negociatave. Mund të bëjmë më shumë në favor të çeljes në negociatave. Dora ime është e shtrirë. Reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamentare dhe atë jo parlamentare. Kjo e fundit ka një karrige bosh dhe mirëpritet. Reforma në drejtësi nuk negociohet, por vetëm mbështetje. Nuk jam për pazar politik, për të penguar drejtësinë për të vazhduar punën majtas apo djathtas”, tha Rama duke paralajmëruar dhe të vetët se askush nuk do të tolerohet, apo do të mbrohet.

Po ashtu Rama ka deklaruar se PS pas këtyre votimeve ka marrë një borxh marramendës, ndërkohë që ka theksuar se do të nis të programojë korrigjimet e nevojshme.

“Është një borxh marramendës, por unë e pranoj, nuk iki, megjithëse sfida nga sot është shumë më e vështirë. Në muajin korrik do të zhvillojmë një debat të brendshëm në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar për të analizuar situatën në familjen tonë politike duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë që sot nuk munguan. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri qoftë me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare. Plaga e hapur kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmos. Sot janë aty ku e meritojnë në gropën ku duan të fusin Shqipërinë, drejtësinë dhe qeverinë”, tha Rama shkruan, opinion.al

Rama: Sot fitoi me të drejtë e dinjitet Shqipëria evropiane

Periskopi.com Lajme

Ashtu siç u lajmërua kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp.

Kjo ishte deklarata e tij para medieve e cila po vazhdon edhe në këto momente:

“Moment historik, sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi përcarje te rendë politike, për të ndaluar ecjen tonë para dhe integrimit te popullit shqiptra në BE.

Sot ishte dita e zgjedhjeve qe u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes anti shtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërise dhe drejtësisë, mes Shqipërisë së vjetër, të fantazmave te histiorisë dhe Shqipërisë së drejtë.

Sot fitoi shteti e ardhmja, qytetaria, shpresa.

Fitoi me te drejtë e dinjitet Shqipëria evropiane. Ishte një fitore e veshtire, mbase më e vështira. Unë vetë nuk mbaj mend një më të vështirë, sepse luftoi vete sistemi ende i brishte demokratik. Me kundershtaret e nderkryer të vetë zgjedhjeve.

Sot 30 qershori që dukej sikur sdo vinte kurre, po iken paqësisht duke marre me vete hije shqetesim e kaosin.

Faleminderit partnereve te Shqipërisë demokratike. SHBA-së, përfaqësie së saj në Tiranë, BE dhe delegacionit, misionit te OSBE dhe të tjerëvë që dhanë dorë në këtë betejë.

Por edhe ndjesë atyre që u bënë objekt i sulmeve të shumta personale, që na turpëruan të gjithëve

Pas pak hyn një ditë e re, që e gjen svendin të cliruar nga makthi. Populli i Shqipërisë dhe më tëj akoma kombi shqiptar, nuk e meritonte gjithë sa pa dëgjoi e përjetoi me muaj që dukeshin si vite.

Zgjedhesit e këtij vendi, nuk e meritoni atë presion kriminal, atë llum të zi dhe në mediat ndërkombetar.

Qoftë duke shkuar të votojnë apo jko ata folën me gjuhen e paqes e respektit. Ishte një e dielë krejt normale pavarësisht paralajmërimeve.

U kry për bukuri, ahjo që dukej si rrugë pa krye, kundër demokracisë, vendit.

Ne do vijojmë të bëjmë punën shumë më tepër se sa deri sot, në nivel qendror e vendor.

Ne fituam sot luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve,

Nga sot Shqipëria nuk do shohë më diegie mandatesh, bojkot zgjedhjesh, molotove kunder së drejtës së popullit për të votuar”, tha Rama.

 

Basha: Edi Ramën e bojkotuan edhe socialistët

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat pas mbylljes së votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit tha se Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët.

“Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit një partiak të Edi Ramës. Edi Ramën sot e bojkotuan dhe socialistët’, tha kreu i PD-së.

Basha tha se kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe i paligjshëm./Ora News/

Edhe Ilir Deda ka diçka për të thënë për zgjedhjet në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, e ka cilësuar fat të madh që zgjedhjet lokale në Shqipëri kaluan pa incidente të mëdha. Sipas tij, kjo tregon për pjekurinë e shqiptarëve.

“Këto zgjedhje megjithatë nuk zgjidhën asgjë në Shqipëri. Pjesëmarrja tejet e ulët dhe pa opozitën nuk i bën këto zgjedhje demokratike dhe prodhon bashki me legjitimitet të cunguar, ndërsa Qeverisë Rama i jep një goditje të rëndë. 30 qershori del të jetë fillimi i fundit të asaj Qeverie”, ka shkruar Deda.

Ai ka bindjen se në fund si rezultat do të ketë patjetër marrëveshje të Edi Ramës me opozitën, ku patjetër do të përfshihen edhe zgjedhje të reja lokale.

“Pyetja që do të mbetet është pse duhej të mbaheshin zgjedhjet sot”, ka thënë ai.

“Më e rëndësishme se një marrëveshje afatshkurtër është pyetja se a mund të mbërrihet një marrëveshje e partive politike qeverisëse e në opozitë edhe deri te fillimi i çkapjes së shtetit shqiptar? Fillimin e fundit të narko-ekonomisë? A ka mbet pikë dashurie ndaj shtetit (patriotizëm i vërtetë e jo folklorizëm) te politika shqiptare për atdheun e vet?”,ka thënë Deda.

Sipas Dedës, “shqiptarët si në Shqipëri (besa edhe në Kosovë dhe në Maqedoni) duhet të mësojnë që militantizmi partiak po e gërryen të ardhmen e gjithë popullit shqiptar, ku njerëzit ikin nga vendet e tyre, ndërsa shtetet shqiptare mbesin me institucione të dobëta dhe më të dobëtat në Evropë”.

“Nëse nuk mësohet ky mësim, zbrazja do të vazhdojë drejt vendeve perëndimore – aty ky ka demokraci, ligj, prosperitet ekonomik, mirëqenie e përkujdes dhe institucione të forta. Aty ku gjithçka është sipas ëndrrës së popullit shqiptar, ëndërr që assesi nuk po e realizon në shtetet e veta”, ka thënë Deda.

Reagimi i parë nga mazhoranca Braçe: Super konfirmim!

Periskopi.com Lajme

Super konfirmim për Partinë Socialiste e konsideron zv.kryeministri Erjon Braçe pjesëmarrjen e qytetarëve në votimet për bashkitë. Në një reagim të shkurtër, Braçe i konsideron këto votime si referendum dhe falenderon qytetarët shqiptarë.

“Referendum! Super, super, super, super konfirmim! Faleminderit Divjakë, faleminderit Shqipëri”, shkruan Braçe.

Ky është reagimi i parë që vjen nga mazhoranca për këto votime, ndërkohë që nga PD dhe LSI kanë nisur akuzat e para ndaj mazhorancës për mbushje fiktive të kutive të votimit.

Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi. Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.

 

Burime nga KQZ, kjo ishte pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

Periskopi.com Lajme

Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi.

Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.

Por gazetari i Top Channel, Denis Tahiri, i cili ndodhet prej mëngjesit në ambientet e KQZ-së, duke iu referuar burimeve, raporton se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë, deri në orën 18:00, ka qenë 19.4%.

Shifra zyrtare pritet të konfirmohet nga KQZ, ndërkohë që nga PD dhe LSI kanë nisur akuzat e para ndaj mazhorancës për mbushje fiktive të kutive të votimit.

Lazarati vendos rekordin për pjesëmarrjen në votime

Periskopi.com Lajme

Vetëm 60 qytetarë u drejtuan sot në kutitë e votimit në Lazarat. Kjo shifër përbën vetëm 2.2% të totalit të qytetarëve me të drejtë vote në Lazarat, që arrin në 2700.

Nga raportimet që po vijnë nga i gjithë vendi, Lazarati ka vendosur deri më tani rekordin më të ulët të pjesëmarrjes në votime.

Sa i përket qarkut të Gjirokastrës, ku përfshihet edhe Lazarati, pjesëmarrja në votime ka arritur deri në 22.9%. Ky qark njihet edhe si një prej bastioneve të Partisë Socialiste.

Edhe pse procesi i votimit në të gjithë Shqipërinë ka përfunduar prej 1 ore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ende publike shifrën e pjesëmarrjes në rang vendi. Raportimi i fundit ka qenë në orën 15:00, ku pjesëmarrja ishte në 15.5%.

Rezultatet e para nga bashkitë kryesore në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar. Në përgjithësi procesi ka kaluar pa incidente.

Kështu në në Korçë kanë mbërritur kutitë e para në KZAZ 72. Në bashkinë Kolonjë kishte një pjesëmarrje prej 31.3%. Bashkia Maliq – 14547 ose 29.7%.

Bashkia Pustec – 2417 ose 57.5%. Bashkia Kolonje – 5013 ose 31.3%.

Po ashtu është mbyllur procesi i votimit në Skrapar. 31 përqind e votuesve kanë marrë pjesë.

Ka nisur mbyllja e qendrave të votimit në Lushnjë, ku të pranishëm kanë qenë edhe vëzhgues të OSCE-së dhe ku nuk janë regjistruar probleme.

Edhe në Lezhë ka nisur procesi i mbledhjes së kutive. E njëjta gjë edhe në Vlorë dhe Elbasan.

Janë mbyllur zyrtarisht votimet edhe në Bulqizë deri tani nuk është shënuar asnjë incident. Priten ardhja dhe dorëzimi i kutive të votimit pranë KZAZ nr 18.

Edhe në Shkodër nisi mbyllja e qendrave të votimit në Shkodër.

Në Memaliaj pjesëmarrja është regjistruar me 25% , në Dropull 2552 vota nga 20 mijë votues, pra 12,7%.

Ndërkohë kujtojmë se në Sarandë votimi u shty me 30 minuta.

 

Incident në Burrel, një i plagosur në qendrën e votimit

Periskopi.com Lajme

Një incident u shënua pasditen e sotme në afërsi të Klosit, ku raportohet se në një qendër votimi, në fshatin Gurrë e Madhe ka pasur një situatë konfliktuale.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Asllan Likursi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Burrelit.

Dyshohet se Likursi është plagosur nga një vëzhgues i PS-së në këtë qendër votimi. /Lapsi.al/

Voton Fatos Nano, ja cili është mesazhi i tij për opozitën

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri Fatos Nano më bashkëshorten e tij kanë votuar ditën e sotme në Mullet, në shkollën 9-vjeçare “Sami Kalasa”.

Nano ka dhënë një intervistë për dritare.net, ku ka shpjeguar pse po voton dhe ka deklaruar hapur për kë , duke ju bërë thirrje votuesve të majtë e të djathtë të dinë si të reagojnë sot. E njoh mire këtë lloj “opozite” u shpreh Nano .

Dritare.net: Si themelues dhe lider historik i Partisë Socialiste, i njihni këto votime ku opozita nuk merr pjesë?

Fatos Nano: Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj “opozite” dhe jam i bindur se duke votuar sot ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj.

Dritare.net: A kanë legjitimitet një pale zgjedhje ku ata që shkojnë votojnë, dihet për kë votojnë, kur vota është e fshehtë?

Fatos Nano: Sigurisht po! Është koha të rreshtohemi hapur për progresin dhe qytetërimin, kundër primitivizmit tribal!

Dritare.net: Një mesazh për socialistet dhe popullin e majtë.

Fatos Nano: Te votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!

Dritare.net Një mesazh për opozitën.

Fatos Nano: Të votojnë kundër lidershipit te vet, që iu ka mbyllur perspektiven konkurruese europeiste!