PZAP pranon rreth 70 ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore

Periskopi.com Lajme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotshme ka monitoruar heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve të nesërme.

Kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku ka thënë se deri më tani kanë pranuar 70 ankesa.

“Gjatë ditës së sotme, PZAP-i ka pranuar rreth 70 ankesa.”, u shprehë ai për Indeksonilne.

Subjektet apo kandidatët që thyejnë heshtjen zgjedhore do të dënohen me gjoba të ndryshme.