E dashura e gjuan me armë hoxhën e Zhabarit pasi ai refuzon të dalë në takim

Periskopi.com Lajme

Një grua 28-vjeçare me inicialet S.B., ka gjuajtur me armë të hënën afër shtëpisë së hoxhës së Zhabarit, Sead Bejta, e cila ndodhet në rrugën Shaban Idrizi.

Kjo ndodhi pasi e njëjta nuk arriti të realizoi një plan për të cilin erdhi në Zhabar pasmesnatës.

Klan Kosova mëson nga burime të sigurta se gruaja me inicialet S.B. erdhi në fshat me një veturë taksi dhe i kërkoi Bejtës të dalin. Ky i fundit refuzoi dhe pas një muhabeti me të u kthye në shtëpi.

Por, gruaja 28-vjeçe u irritua nga ky refuzim dhe shtiu me armë. Ajo, pastaj, u largua nga vendi i ngjarjes.

Bejta e raportoi rastin në Polici, por autoritetet nuk e gjetën gruan.

Burimet konfirmojnë se kur hoxha Bejta u intervistua nga hetuesit policorë, pranoi se ka qenë në një lidhje me 28-vjeçaren.

Në një bisedë telefonike për Klan Kosovën, Bejta nuk deshi të flasë e as të komentojë rreth ngjarjes.

Para kamerës nuk folën asnjë anëtar i familjes së imamit të Zhabarit, por një anëtar i familjes i tha Klan Kosovës prapa kamerës, se lidhjen e imamit Bejta me gruan që e kanosi atë, e dinin të gjithë – përfshirë bashkëshorten aktuale dhe fëmijët e tij.

Siç tha ai, plani ishte që gruaja S.B. të bashkohej për të jetuar me Bejtën dhe me pajtimin e gruas së këtij të fundit, por më vonë u vendos që kjo të mos ndodhë.