Ky është futbollisti 15 vjeçar i kërkuar nga dy gjigantët europian

Periskopi.com Sporti

Klubet e mëdha çdo herë e më shumë po janë të ‘tërhequr’ nga futbollistët e rinj, kjo do të thotë që Zion Atta, 15 vjeçar nuk vjen si befasi.

Skuadra e të rinjve të Crystal Palace është shënjestra e fundit për të gjithë liderët e Premier League, duke përfshirë Manchester City dhe Liverpool, të cilët gjithashtu janë bashkuar me Bayern Munich, pas paraqitjeve të tyre të fundit të shkëlqyera.

Zion Atta is wanted by both Man City and Liverpool

Crystal Palace nënshkroi me Zion Atta dy vite më parë nga Milwall, në këmbim të 78.000 €. Ata nga Londra jugore kanë shumë shpresa për talentin e ri anglez, një titullar i rregullt në ekipin U-16 të Anglisë, edhe pse mund të thirret nga Bregu i Fildishtë dhe Italia.

Ndërsa dy akademi me fuqi të jashtëzakonshme si Liverpool dhe Manchester City kërkojnë një xhevahir të fundit, Crystal Palace ëndërron që Atta të bëhet Wilfried Zaha i radhës, ose të ndjekë gjurmët e të tjerë në akademinë e tyre, si Victor Moses ose Aaron Wan Bissaka.