Zjarret në Amazonë, Brazili refuzon ndihmën e vendeve të G7

Periskopi.com Lajme

Qeveria braziliane njoftoi se do të refuzojë një ofertë ndihme nga vendet e G7 për të mbështetur aktivitetet e fikjes së zjarreve në vendet e Amazonës.

Zyrtarët brazilianë nuk dhanë ndonjë arsye pse po e refuzojnë ndihmën prej 22 milionë dollarësh, por presidenti Jair Bolsonaro akuzoi Francën se po e trajtonte Brazilin si një koloni të sajën.

Ministri brazilian i Mbrojtjes tha se zjarret në Amazona nuk janë jashtë kontrollit. Fernando Azevedo e Silva tha se 44,000 ushtarë janë në terren duke luftuar zjarrin.

Duke komentuar ndihmën e vendeve të G7-s, shefi i shtabit të Bosonaro, Onyx Lorenzoni, tha se ato të ardhura mund të shfrytëzohen në Evropë. Ai theksoi se se Brazili mund të mësojë çdo vend se si të mbrojë pyjet.

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA vendosën të japin një ndihmë urgjente prej 22 milionë dollarësh për të mbështetur vendet e Amazonës në aktivitetet e fikjes së zjarreve.

Presidenti francez Macron tha që fondet do të viheshin në dispozicion menjëherë – kryesisht për të paguar më shumë aeroplanë zjarrfikës – dhe se Franca gjithashtu do të “ofronte mbështetje konkrete ushtarake në rajon”.

Këtij financimi, ata thanë se do i shtohet një tjetër financimi “afat mesëm për planin e ripyllëzimit të Amazonës.

Presidenti i Brazilit nis ushtrinë për të luftuar flakët në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Amazonës.

Një dekret i lëshuar nga presidenti Bolsonaro, autorizon praninë e ushtarëve në hapësirat pyjore dhe në zonat kufitare në tërë rajonin. Ky njoftim vjen pas një presioni të vazhdueshëm nga liderët evropianë. Bolsonaro ka kritikuar reagimin e shteteve të tjera, duke theksuar se zjarri nuk mund të përdoret si pretekst për vendosjen e sanksioneve.

Këto deklarata vijnë pasi Franca dhe Irlanda thanë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje tregtare me shtetet e Amerikës jugore derisa Brazili nuk ndërmerr masa për zjarrin në Amazonë. Zjarri dhe tymi në këto pyje ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Sao Paolo, ditën e hënë.

Kjo ndërprerje që ka zgjatur për një ditë, ka qenë pasojë e erërave të forta që kanë mbuluar me tym qytetet Amazonas dhe Rondonia, në të cilat janë djegur më shumë se 2,700 kilometra hapësirë pyjore. Ambientalistët kanë fajësuar Bolsonaron për këtë situatë, duke thënë se ai ka inkurajuar druvarët dhe bujqit për shpyllëzim të tokës.

Bolsonaro mund të përballet me sanksione ndërkombëtare. Ministri i Financave i Finlandës, ka bërë thirrje ndaj Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e mishit të Brazilit. Amazona që ndryshe njihet si “mushkëria e botës” ngadalëson ritmin e ngrohjes globale dhe është shtëpi e rreth tre milionë gjallesave dhe bimëve e kafshëve dhë një milion indigjenëve. /TCH