Kryetari i Deçanit u kërkon qytetarëve edhe kujdes ndaj zjarreve

Periskopi.com Lajme

Në këtë kohë pandemie që po kalon bota dhe vazhdimisht ka thirrje për kujdes, Deçani ka edhe një hall tjetër.

Disa qytetar të pandërgjegjshëm të Komunës së Deçanit i kanë vënë zjarrin pyjeve, e kjo ka bërë që të reagoj edhe krytetari Bashkim Ramosaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ramosaj kërkoi nga qytetarët e kësaj komune kujdes!

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, jam bërë i tepert ndoshta duke kerkuar nga ju të keni kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve.
Nji pakujdesi e cilitdo nga ne po na kushton të gjithve, e më së shumti ambientit tonë, pasurisë sonë natyrore.
Nga unë e Zjarrfkësit, ju lutem #Kujdes

Dëgjohen lutjet: Shiu shuan të gjitha zjarret në Australi

Periskopi.com Lajme

Është bërë e ditur se reshjet e shiut tashmë kanë ndihmuar përfundimisht në shuarjen e 32 zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, pasi numri i flakëve ra këtë të enjte në mëngjes.

Po ashtu, ekspertët e motit tregojnë se midis të enjtes dhe të dielës Byroja e Meteorologjisë pret të bie shi midis 30 dhe 80 mm në lindje të Uellsit të Ri Jugor.

Gjithsej 28 njerëz vdiqën nga flakët e tmerrit dhe më shumë se 2,000 shtëpi janë shkatërruar.

Po ashtu edhe në Greater Sydney – përfshirë zonat e goditura nga zjarret – parashikohet të bie 3-8 mm shi të enjten, 8-20 mm shi të premten dhe 8-26 mm shi të shtunën.

Pa dyshim që shiu do t’u japë zjarrfikësve një lehtësim shumë të nevojshëm pas disa muajsh duke luftuar me flakë të egra.

Sidoqoftë, ekzistojnë shqetësime se stuhitë mund të sjellin më shumë telashe.

Ndërkohë, stuhitë kanë të ngjarë të prodhojnë erëra të dëmshme dhe të bartin breshër dhe reshje të mëdha të shiut që mund të çojnë në përmbytje.

Gjithashtu, shiu ndihmoi në pastrimin e tymit të rrezikshëm të zjarrit që mbuloi shumë qytete të mërkurën, i cili kishte shkaktuar mbylljen e një pistë në aeroportin e Melburnit dhe disa fluturime u vonuan.

Pritet përshkallëzim i situatës me zjarret në Australi

Periskopi.com Lajme

Autoritetet në Australi kanë paralajmëruar se situata do të përshkallëzohet në dy zona me zjarre në pasditën e së premtes, sipas kohës lokale.

Sipas tyre, zjarret do të zgjerohen në kufi mes Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka paralajmëruar se e premtja do të jetë “një ditë e vështirë në shtetet lindore”, për shkak të parashikimeve për erëra të forta dhe temperatura të larta.

Edhe Australia Jugore është thënë se rrezikohet nga ky mot.

Aktualisht në Australi është raportuar për 100 zjarre aktive.

Autoriteti për Zjarret në Viktoria ka nisur një varg paralajmërimesh urgjente, duke u bërë thirrje njerëzve që të largohen para se vendi të bëhet shumë i rrezikshëm.

Në disa pjesë të Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor, autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të largohen nga shtëpitë e tyre për të anashkaluar “tragjedinë”.

Zjarret në Uellesin e Ri Jugor kanë shkatërruar rreth 1,000 shtëpi vetëm në ditët e para të 2020-ës.

Nga muaji shtator, të paktën 27 persona kanë vdekur në Australi nga zjarret, të cilat kanë shkatërruar 10.3 milionë hektarë.

Rikthehen temperaturat e larta në Australi, rritet rreziku nga zjarret

Periskopi.com Lajme

Autoritetet në juglindje të Australisë u bënë thirrje banorëve të largohen për shkak të rikthimit të nxehtësisë ekstreme dhe erërave të forta që pritet të përkeqësojnë situatën e krijuar nga zjarret masive.

Ditën e premte temperaturat priten të rriten mbi 30 gradë Celsius, duke i dhënë fund shiut e temperaturave më të ulta që ofruan një lehtësim të përkohshëm për zjarrfikësit që luftojnë me flakët prej muajit shtator. Si pasojë e një thatësire tre-vjeçare rajoni është shndërruar në një tokë shkurresh të thata që kanë nxitur katastrofën.

Temperaturat në rritje kanë bërë që zyrtarët në shtetin Viktoria të zgjasin periudhën nën të cilën shteti do të jetë në emergjencë.

Mbi 200 vatra zjarri në të gjithë vendin kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave si dhe kanë shkatërruar rreth tetë milionë hektarë tokë e më shumë se 2 mijë shtëpi. Tymi i zjarreve ka mbuluar Sidnein e qytete të tjera për javë të tëra dhe ka mbërritur deri në Zelandën e Re apo Brazil.

Kryeministri Scott Morrison, i cili është përballur me kritika të forta mbi përgjigjen ndaj situatës, ka vënë në dispozicion një fond prej 1.4 miliardë dollarësh në ndihmë të banorëve, bizneseve e fermerëve.

Shkencëtarët thonë se nuk ka dyshim se ndryshimet klimatike të bëra nga njeriu kanë kontribuar në situatën tejet shkatërruese që kanë shkaktuar zjarret këtë vit.

​Zjarret në Australi kanë zhdukur mbi një miliard kafshë

Periskopi.com Lajme

Më shumë se një miliard kafshë mund të jenë shfarosur nga zjarret, që dogjën 8,4 milionë hektarë në të gjithë Australinë, sipërfaqe kjo e barabartë me territorin e Austrisë, vlerëson WWF Australia.

“Shifrat e kafshëve të zhdukura, nga zjarret që po shkatërrojnë Australinë, janë përllogaritur duke përdorur një metodologji, që vlerëson ndikimin e shpyllëzimit mbi faunën australiane”, shpjegoi  WWF.

Sipas kësaj shoqate, bëhet fjalë për një apokalips.

Tymi nga zjarret në Australi, mbyllet edhe agjencia për menaxhimin e emergjencave

Periskopi.com Lajme

Departamenti qeveritar australian për menaxhimin e emergjencave ka mbyllur zyrën për shkak të ajrit të keq të shkaktuar nga zjarret e shumta, shkruan CNN.

Departamenti i Shëndetit ua ndaloi stafit të punëtorëve të punonin, ndërsa u bë thirrje që të rrinin larg zyrave në Canberra, kryeqytetin australian.

Po ashtu, është mbyllur edhe qendra për shërbime për fëmijë. Organizata YWCA Canberra, e cila operon në disa qendra për fëmijë në Australi, tha se si shumë organizata të tjera, është detyruar që përkohësisht edhe vet t’i mbyllin zyrat në kryeqytet dhe në pjesën rurale të Uellsit të Ri Jugor, përcjell Periskopi.

Shiu që ra të hënën në Australi e freskoi motin dhe u dha pushim zjarrfikësve aq sa për tu përgatitur për emergjencat për ditët në vazhdim, ndërsa vazhdon ende rreziku nga zjarret që po vazhdojnë.

 

​Zjarret që kanë pushtuar Australinë

Periskopi.com Lajme

Tre zjarre janë kombinuar për të formuar një flakë të vetme më të madhe se bashkia e New York-ut në Manhattan, pasi zjarrfikësit australianë luftojnë me atë që është parashikuar si dita më katastrofike.

Zjarret u bashkuan gjatë natës në rajonin Omeo në shtetin Victoria, duke krijuar një flakë prej 6.000 hektarësh (23 kilometër katror), sipas Departamentit të Mjedisit, Tokës, Ujit dhe Planifikimit të Gippsland.

Në shtetin fqinj New South Wales, një zjarr në rajonin Wollondilly në jug të kryeqytetit Sidnei mbetet “jashtë kontrollit”, sipas Shërbimit Rural të Zjarrit. Ajo ka djegur 264,000 hektarë tokë në muajt e fundit.

Kijamet në Australi: Pamjet e frikshme përmes 20 fotografive

Periskopi.com Lajme

(Fotot: The Sun)

Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.

Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive.

Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”.

Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë.

Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor.

Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melbërnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm.

Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi.

 

Mijëra persona ia mësyjnë detit për t’iu ikur zjarreve në Australi

Periskopi.com Lajme

Mijëra persona janë afruar pranë valëve të detit në Australi, duke iu ikur zjarreve që po zgjerohen në këtë vend.

Një zjarr i madh në qytezën Mallakuta është zgjeruar shumë afër shtëpive.

Banorët lokalë e kanë përshkruar përvojën e strehimit nëpër barka si të “tmerrshme”.

Ndërkohë, zyrtarët kanë konfirmuar se dy persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Uellsin e Ri Jugor, duke e dërguar në 12, numrin e vdekjeve të lidhura me këtë krizë.

Autoritetet kanë thënë se edhe pesë persona të tjerë janë zhdukur në rajonin e zjarrit, katër në Viktoria dhe një në Uellsin e Ri Jugor.

Shumë qendra për pushim në mes të Sidnejt dhe Melbërnit janë bllokuar për shkak të zjarreve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve dhe banorëve që të mos lëvizin nga vendet ku janë, pasi evakuimi është shumë i rrezikshëm.

Zjarret janë rritur së fundmi si pasojë e temperaturave të larta, erërave dhe rrufeve pa shi.

 

​Maqedoni, zjarri kaplon një shtëpi, pronari humb jetën

Periskopi.com Lajme

Dje rreth orës 23:00 zjarri ka kapluar një shtëpi në Veles të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë jetën ka humbur një 80 vjeçar, pronarë i shtëpisë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Nga ekipi i zjarrfikësve të Velesit njoftojnë se zjarri është lokalizuar tërësisht dhe se nuk ka rrezik për shtëpitë në afërsi ndërsa shtojnë se po punohet për pastrimin e plotë të terrenit.

Vazhdon kriza e zjarreve në Australi

Periskopi.com Lajme

Autoritetet australiane kanë thënë se dhjetëra zjarre në natyrë, përfshirë një zjarr shumë të madh, nuk do të mund të shuhen për javë të tëra.

Deri të shtunën në mbrëmje, më shumë se 100 zjarre ishin aktive në rajonin NeW South Wales, ndërsa 18 prej tyre paraqesin rrezik për jetën dhe shtëpitë e banorëve. Më shumë se 40 zjarre të tjera janë aktive në rajonin Queensland.

Gjashtë persona kanë vdekur dhe më shumë se një mijë shtëpi janë djegur në rajonet New South Wales dhe Queensland prej fillimit të sezonit të zjarreve në shtetin e Hemisferës Jugore.

Qindra zjarrfikës vullnetarë, të cilët po përballen me flakët për javë të tëra, po përpiqen t’i vënë nën kontroll zjarret, ndonëse meteorologët kanë parashikuar që temperatura të martën e ardhshme të shkojë në 40 gradë.

Byroja e Meteorologjisë parashikoi një javë të rëndë në vijim për shkak të erërave të forta, temperaturës së lartë dhe mungesës së reshjeve të shiut. Gjendja e zjarreve po përkeqësohet nga thatësia që është paraqitur para një muaji.

Meteorologët kanë parashikuar që temperatura në Sydney të shkojë në 43 gradë, 44 në rajonin Hunter dhe 43 Colbar, shkruan “The Guardian”,

Zjarret në Australi u marrin jetën tre personave

Periskopi.com Lajme

Së paku tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur gjatë një fundjave me shumë zjarre në Australi.

Të dielën, në ditën e tretë të gjendjes emergjente, më shumë se 100 zjarre ishin ende aktive në rajonet New South Wales dhe Queensland.

Kryeministri Scott Morrison tha se mund ta kërkojë ndihmën e ushtrisë për t’i përkrahur 1300 zjarrfikësit që janë angazhuar në luftën kundër zjarreve në këto dy rajone.

Qindra civilë gjithashtu janë paraqitur si vullnetarë për të ofruar ndihmë në zonat e prekura.

“Lutjet e mia sot janë për ata që e kanë humbur jetën dhe për familjet e tyre”, tha kryeministri Morrison.

Zyrtarët paralajmëruan se kushtet ekstreme të motit mund të sjellin më shumë zjarre gjatë javës së ardhshme, duke mos e përjashtuar as qytetin e madh, Sydney.

Në Queensland, mijëra njerëz e kaluan natën në qendrat e strehimit në kohën kur zyrtarët po mundoheshin të bënin vlerësime nëse kthimi i tyre në shtëpi është i sigurt apo jo.

Zjarrfikësit kanë konfirmuar se më shumë se 150 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri. Meteorologët kanë parashikuar mot të nxehtë dhe të thatë për javën e ardhshme dhe pritet që gjendja emergjente e zjarreve të vazhdojë, shkruan “BBC”,

Kush ka dhi, ka fat: Derisa Kalifornia kallet, dhitë e shpëtojnë Librarinë Presidenciale

Periskopi.com Lajme

Një tufë e uritur me 500 dhi ka ndihmuar në shpëtimin e Bibliotekës Presidenciale Ronald Reagan nga zjarret e Kalifornisë, transmeton Periskopi.

Në maj, biblioteka si masë parandaluese ka ‘punësuar’ dhi për të pastruar barishtet e ndezshme që rrethojnë kompleksin.

Dhitë hëngrën barishtet, duke krijuar një prishje zjarri që ngadalësoi flakët dhe u dha zjarrfikësve kohë shtesë për të reaguar.

Biblioteka afër Los Anxheles u kërcënua nga përfshirja e flakeve të  fundit në një vatër zjarresh duke shkaktuar evakuime dhe ndërprerje të energjisë në të gjithë shtetin.

“Na u tha nga një prej zjarrfikësve që ata besojnë se ndërprerja e zjarrit e bëri punën e tyre më të lehtë,” i tha Melissa Giller, një zëdhënëse e bibliotekës, Reuters, përcjell Periskopi.

Dhitë u punësuan nga një kompani lokale – 805 dhi – për të pastruar rreth 13 hektarë tokë.

Një tjetër institucion i madh jugor i Kalifornisë – Muzeu Getty në Los Angeles – u mbrojt gjithashtu këtë javë nga një punë pastrimi e kryer nga stafi./Periskopi/

Dhjetëra-mijëra njerëz të evakuuar nga zjarret në Kaliforni

Periskopi.com Lajme

Rreth 40,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, si pasojë e shpërthimit të zjarreve.

Zjarrfikësit po përpiqen t’i mbajnë ato nën kontroll, pasi kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan.

Autoritetet thanë se zjarret pritet të përkeqësohen në fundjavë.

“Rrethanat janë të shumëfishta, nuk është vetëm moti i thatë – janë erërat e forta dhe lagështia e ulët”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Kalifornia ende po rimëkëmbet nga zjarret e vitit të kaluar, që kanë lënë rreth 100 njerëz të vrarë.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit.

Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.

 

 

 

 

 

 

Indonezia arreston rreth 200 persona për zjarret në pyje

Periskopi.com Lajme

Rreth 200 persona janë arrestuar në Indonezi për shkak të zjarreve masive në Indonezi, ku mijëra hektarë të tokës me ekologji të pasur janë djegur. Këto zjarre kanë shkaktuar tym të madh helmues për shumë banorë të këtij shteti.

Zëdhënësi i Policisë Kombëtare, Dedi Prasetyo, tha se autoritetet i kanë arrestuar 185 njerëz në gjashtë provincat e goditura nga zjarret dhe katër korporata janë nën hetime. Ai shtoi se 99 për qind e zjarreve kanë nisur për shkak të faktorit njeri.

Zjarret dhe tymi i madh janë problem i vazhdueshëm gjatë muajve të verës në Indonezi, ku shumë njerëz përdorin teknika të djegies së tokës për t’i zgjeruar sipërfaqet bujqësore. I njëjti veprim i ka shkaktuar zjarret masive në Amazonë të Brazilit më herët gjatë këtij viti.

Vetëm këtë vit, në Indonezi janë djegur më shumë se 328 mijë hektarë të tokës, qindra banorë janë zhvendosur dhe më shumë se 9 mijë ushtarë janë dërguar në zonat e prekura për të luftuar me zjarret. Këto statistika i ka dhënë Bordi Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave.

Zjarret kanë pasur efekte negative në jetën e njerëzve të këtij rajoni. Singapori dhe Malajzia janë përfshirë nga tymi i dendur, ndërsa cilësia e ajrit ka rënë në nivel të rrezikshëm.

Më shumë se 600 shkolla janë mbyllur në Malajzi për shkak të ndotjes së ajrit, duke i lënë pa mësim mijëra nxënës, shkruan “CNN”, transmeton Express.

Alarmon eksperti i emergjencave: Zjarret në Gjakovë, jashtë kontrollit

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve emergjente, Tahir Ahmeti ka dhënë alarmin për zjarret të cilat kanë përfshirë malet e fushat e Komunës së Gjakovës, raporton Periskopi.

Sipas tij, një numër i vogël i zjarrfikësve të Komunës së Gjakovës nuk mund të arrijnë t’i shuajnë zjarret të cilat tashmë janë jashtë kontrollit.

Ai ka kërkuar mobilizim të përgjithshëm nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme që tu dilet në ndihmë zjarrfikësve të Gjakovës.

Gjithashtu Ahmeti ka thënë se e nevojshme është edhe përfshirja e ushtrisë për të arritur mobilizimin e duhur që zjarret të kontrollohen.

“Zjarret nuk janë afër shtëpive, por po digjen hektarë të tërë pyje e fusha. Janë disa vatra të zjarreve të cilat duke marrë parasysh numrin e vogël të zjarrfikësve që ka Komuna e Gjakovës, është shumë e vështirë me i vu nën kontroll, prandaj ka edhe dëme të konsiderueshme të pyjeve”, tha Tahiri për Periskopin.

Në anën tjetër Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar sot se për shkak të shpërthimit të zjarreve në komunën e Gjakovës, është angazhuar edhe ushtria e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Po ashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj i shqetësuar pas shpërthimit të zjarreve në Gjakovë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se po e përcjell nga afër gjendjen e krijuar dhe se janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës.

“Shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe. Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Poashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, ka shkruar Haradinaj.

Brazili me aeroplanë ushtarakë për të luftuar zjarret në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Aeroplanët ushtarakë të Brazilit kanë filluar të hedhin ujë mbi zonat e goditura nga zjarri në rajonin e Amazonës. Këto masa u morën nga qeveria pas reagimeve të shumta ndërkombëtare për mungesën e mbrojtjes së pyjeve.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, i autorizoi operacionet ushtarake në shtatë rajone të dielën për t’i luftuar flakët në pyjet e Amazonës, duke iu përgjigjur kërkesave të autoriteteve lokale për ndihmë nga qeveria qendrore.

Në një video të publikuar në internet nga Ministria e Mbrojtjes shihet një aeroplan ushtarak duke hedhur mijëra litra ujë në kohën kur po fluturonte nëpër retë e tymit të krijuar nga zjarret e mëdha.

Reagimi i qeverisë braziliane erdhi pasi liderët botërorë që po marrin pjesë në samitin e grupit G7 shprehën shqetësim të thellë për gjendjen e pyjeve në Amazonë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të dielën se liderët e këtij grupi janë afër arritjes së marrëveshjes për ofrim të ndihmës teknike dhe financiare për vendet e prekura nga zjarret e Amazonës, shkruan “The Guardian’’.

 

 

Njohësi i emergjencave paralajmëron për zjarret: Institucionet të bëjnë përgatitje maksimale

Periskopi.com Lajme

Tahir Ahmeti, i cili është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka deklaruar se institucionet duhet të bëjnë përgatitjet maksimale dhe profesionale për parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjor.

Përmes një shkrimi në facbook, ai ka thënë se një pakujdesi e vogël, mund të shkaktojë dëmë të mëdha.

 

Postimi i plotë:

Me fillimin e muajve të verës dhe temperaturave të larta, fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore.

Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

Andaj institucionet përgjegjëse duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale për parandalimin dhe pakësimin e zjarreve fushore dhe pyjore.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në Gjilan nis fushata kundër zjarreve

Periskopi.com Lajme

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Gjilanit ka nisur fushatën vetëdijësuese për qytetarët në parandalimin e zjarreve fushore dhe pyjore me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, tha se në janar kanë sjellë një kamiontë të ashtuquajtur sulmuese për Shërbimin e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit si donacion nga Zvicra, me ndihmën e Rotari Klub Gjilani, ndërsa janë aftësuar shtatë pika furnizuese, të cilët kanë qenë jashtë funksionit.

“Kemi ngritur nivelin e mobilizimit të stafit të Drejtorisë, SHZSH dhe Shërbimit Vullnetar të Zjarrfiksëve, si pasojë e ngritjes së temperaturave. Kemi mbajtur takim me faktorët komunal emergjent si me Policinë e Kosovës, Zyren Operative Emergjente 112, Inspektoratin e Zjarrfikjes, Shërbim Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ku jemi dakorduar në marrjen e masave të duhura dhe me kohë duke bashkëpunuar mes faktorëve komunal ne parandalimin e zjarreve dhe rreziqeve të tjera”, ka thënë ai.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit është në procedurën finale për furnizuar zjarrfikësit me tri pompa shpinore profesionale, të cilat do të lehtësojnë punën për fikjen e zjarreve malore dhe fushore, ku vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti ka pasur 267 zjarre dhe 725 intervenime teknike.