Zjarri, që ka përfshirë një front prej 12 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima por ka sjellë evakuimin e katër fshatrave në ishullin Eube, ishulli i dytë grek më i madh pas Kretës, që ndodhet 100 kilometra në verilindje të Athinës.
“Kjo është një katastrofë e madhe ekologjike në një pyll me pisha unik, që kishte mbetur i paprekur deri në këtë ditë”, deklaroi guvernatori rajonal në ikje, Costas Bakoyannis. Zjarri, që u njoftua rreth orës 03:00 të mëngjesit, u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, bimësisë shumë të dendur dhe thatësirës së ishullit.
Ai ka shkaktuar evakuimin e fshatrave të Kontodespotit, Macrymallit, Stavros dhe Platanas, në qendër të ishullit dhe kërcënoi qytetin e Psachnas gjatë natës”, deklaruan autoritetet. “Nga Psachna në Kontodespoti dhe Makrymalli, gjithçka është djegur. Kemi pasur fatin që nuk janë regjistruar viktima”, theksoi Thanassis Karakatzas, një zyrtar i mbrojtjes civile për agjencinë e lajmeve ANA.