Këto janë fjalët e Arban Abrashit pas zgjedhjes Sekretar Organizativ i LDK-së

Periskopi.com Lajme

Arban Abrashi ka folur për herë të parë pasi sot u zgjodh Sekretar Organizativ i LDK-së, raporton Periskopi.

Abrashi në postimin e tij është zotuar se këtë detyrë do ta kryej me angazhim maksimal.

Postimin e plotë të Arbrashit mund ta lexoni më poshtë:

Me propozimin e kryetarit Mustafa, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje më dha besimin e anëtarit të Kryesisë, ndërsa sot jam zgjedhur Sekretar Organizativ i LDK-së.

Detyrën e dhënë nga strukturat e partisë, do ta përkthej në angazhim maksimal për fuqizimin e LDK-së dhe jetësimin e programit të saj për shtetin dhe qytetarët. /Periskopi