Fansi i ka vënë titra videos ku Ibra dhe Lukaku shkëmbejnë sharje brutale – ja çka u tha fjalë për fjalë

Periskopi.com Sporti

Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic u përplasën në derbin e Milanos të martën mbrëma.

Është mëkat që një përballje tejet interesante e gjigantëve evropiane, e cila kulmoi me një gol nga gjuajtja e lirë në kohën shtesë nga Eriksen, ka mbetur nën hijën e një incidenti kontravers, transmeton Periskopi.

Por situata eskaloi kaq shumë mes ish-bashkëlojtarëve te Manchester Unitedi, sa që thjesht ishte e pamundur të injorohej nga fansat, të cilët ende po i bashkojnë pjesët për të kuptuar saktësisht çka ndodhi.

Storia është se Lukaku dhe Ibrahimovic të dy lansuan sulme ndaj njëri-tjetrit para përfundimit të pjesës së parë, teksa nuk u kursye gjuha eksplicite dhe komentet për nënat e të dyve.

Ibrahimovic gjithashtu thuhet se bëri një koment ‘vudu’ drejt Lukakut, që mund të ketë elemente raciste.

Në fakt, Ibrahimovic e pa të nevojshme t’i qartësonte komentet duke thënë se nuk kishin të motivuara në baza racore.

Tash është publikuar videoja e plotë me titra anglisht ku u përshkrua secili koment i dyshes. /Periskopi.com/