Zyrtare: FIFA publikon listën e ngushtë për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit (Video)

Periskopi.com Sporti

FIFA ka publikuar listën e ngushtë të trajnerëve që mund ta fitojnë çmimin e më të mirit të vitit

Janë plotë 11 trajnerë në garë për çmimin e më të mirit për periudhën 3 korrik 2017 deri më 15 korrik 2018, transmeton Periskopi.

Në këtë listë janë emrat e mëdhenjë si Klopp, Guardiola, Simeone, Zidane e Deschamps.

Por, ka edhe trajner që dërguan lartë kombëtaret e tyre në Kupën e Botës dhe janë pjesë e kësaj liste.

Zlatko Dalic i Kroacisë, Roberto Martinez i Belgjikës dhe Stanislav Cherchesov i Rusisë.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni listën e plotë të trajnerëve të nominuar nga FIFA./Periskopi/

Trajneri i Kroacisë vërshohet nga ofertat

Periskopi.com Sporti

Nga i panjohur, në një ndër më të kërkuarit. Trajneri nënkampion bote ka nisur të joshet nga klubet e para.

Zlatko Dalic, i cili ka një marrëveshje parimore me Federatën Kroate (aktualisht përfiton 500 mijë euro në vit), kërkohet në Kinë dhe Korenë e Jugut.

Në Azi janë gati të bëjnë çmenduri, duke i ofruar një kontratë deri në 5 milionë euro në vit. Sigurisht që 51-vjeçari do ta marrë me qetësi gjithë këtë interes, pasi interes për të kanë shfaqur edhe në Angli.

Por as presidenti i Federatës Kroate, Davor Shuker, nuk është dorëzuar. Amund të vendosë që t’ia dyfishojë rrogën trajnerit, edhe pse është i ndërgjegjshëm se sërish do ta ketë të vështirë për ta bindur. “Do të flasim pas pushimeve”, tha Shuker, duke e evituar këtë temë.

 

Dalic e përjashtoi nga kombëtarja, Simeone e transferon te Atletico Madridi

Periskopi.com Sporti

Nikola Kalinic është pranë transferimit te Atletico Madrid

Nikola Kalinic u ftua nga kombëtarja e Kroacisë për Kupën e Botës që u mbajt në Rusi, por trajneri Zlatko Dalic e përjashtoi atë pasi refuzoi që të inkuadrohej në lojë si zëvendësues në ndeshjen kundër Nigerisë, shkruan Periksopi.

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit e pëlqen sulmuesin kroat dhe tashmë klubi spanjoll ka ofruar 20 milionë euro për Kalnicin.

31 vjeçari vitin e kaluar u transferua te Milan, por dështoi keq pasi në 31 paraqitje ka shënuar vetëm gjashtë gola. /Periskopi/

Dalic: Nuk do ta ndërroja stolin e Kroacisë me atë të Brazilit, apo të Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Zlatko Dalic tha se ai mund të trajnerojë Brazilin, ose Barcelonën, por stoli i Kroacisë do të mbetet gjithmonë puna e tij e preferuar, pas çuarjes së vendit të vet drejt finales së Kupës së Botës.

Kroacia bëri historinë nën drejtimin e trajnerit Dalic, pas paraqitjes së saj të parë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, ku humbi 4-2 ndaj Francës.

Dalic dhe Kroacia fituan admirues në gjithë botën për futbollin e tyre, gjatë gjithë turneut, ndërsa kombi ballkanik u përshëndet nga rreth gjysmë milioni tifozë në rrugët e Zagrebit, duke iu rezervuar një pritje të jashtëzakonshme nënkampionëve të botës, pavarësisht humbjes në finale.

Duke reflektuar mbi atë që ndodhi në Botërorin e Rusisë, Dalic tha në një fjalim emocional: “Unë mund të jem trajner i Brazilit, apo i Barcelonës, por kjo gjithmonë do të jetë puna e preferuar, për të udhëhequr ekipin kombëtar kroat. Ende ka hidhërim, sepse duhej të fitonim trofeun, por nëse dikush më kishte ofruar që të isha në finale përpara Kupës së Botës, të gjithë do ta kishim marrë me vrap këtë pozicion”.

Dalic zëvendësoi Ante Cacic në tetor, ndërsa Kroacia luftoi gjatë kualifikimit të Kupës së Botës. 51-vjeçari mbikqyri një ndryshim në fat, duke e udhëhequr Kroacinë me sukses ndaj Greqisë, në “play-off”, para se vendi i tij të shënonte në “Rusia 2018”.

Kroatët fituan ndaj Argjentinës, Rusisë, Anglisë dhe Danimarkës, gjatë garës së tyre mbresëlënëse, me liderin e mesfushës, Luka Modriç, duke fituar nderimet më të larta individuale për shfaqjet e tij gjatë gjithë garës.

Kroacia merr një lajm të keq, rrezikon të mbetet pa trajner pas Kupës së Botës

Periskopi.com Botërori 2018

Zlatko Dalic nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij

Zlatko Dalic drejtoi me plotë sukses kombëtaren e Kroacisë, të cilën e dërgoi deri në finale të Kupës së Botës, shkruan Periskopi.

Në finale Kroacia u mposht nga Franca me rezultat 4-2.

I pyetur se a do të qëndrojë në stolin e Kroacisë, ai ka refuzuar të konfirmojë një gjë të tillë.

“Më parë do të bëj disa pushime dhe më pas të vendos. Tani jam gati për pushime. Këto dy muaj ishin shumë të bukur, jam krenar për djemtë,” ka thënë Dalic.

51 vjeçari është në krye të kombëtares kroate që nga tetori i vitit 2017. /Periskopi/

 

Trajneri kroat me zemër të thyer: Na falni që nuk arritëm të bënim më shumë

Periskopi.com Botërori 2018

Zlatko Dalic është njëri nga më meritorët pse Kroacia arriti në finale e Kupës së Botës

Befasia e këtij Botërori padyshim që ishte Kroacia që arriti në finale, por aty u ndalë nga Franca duke u mposhtur me rezultat 4-2, shkruan Periskopi.

Pavarësisht humbjes, kroatët treguan lojë të madhe dhe u ndëshkuan nga gabimet që bën në fazën defanzive.

“Fillimisht dua të uroj Francën për këtë titull. Për ne mund të them se kemi luajtur një ndeshje të madhe, por u penalizuam nga ajo penallti,” ka thënë Dalic.

“Pavarësisht kësaj humbje, duhet të jemi krenarë për gjithçka që kemi bërë deri tani. Ne kemi arritur suksesin më të madh në futbollin kroat, por na ka mbetur diçka peng dhe kërkoj falje pasi ne mund të bënim një tjetër hap më shumë.

“Nuk është se Franca na surprizoi, pësuam dy gola të lehtë të cilëve u shtohen një autogol dhe një penallti”. /Periskopi/

Dalic këmbëngul se lodhja nuk do të jetë një faktor shqetësues kundër Francës

Periskopi.com Botërori 2018

Trajneri i Kroacisë Zlatko Dalic është jo i shqetësuar nëse ekipi i tij do ta dërgojë lojën në kohë shtesë kundrejt Francës.

Kroacia ka luajtur në kohën shtesë dhe më pas në penallti duke e mposhtur Danimarkën dhe Rusinë, ndërsa Mario Mandzukic në kohën shtesë i dhuroi fitoren skuadrës së tij kundër Anglisë.

Croatia manager Zlatko Dalic speaks to the press ahead of Sunday's World Cup final 

Dalic celebrates with Luka Modric after Croatia's extra time win over England in the semi-final

E kundërta qëndron tek ekipi francez, e cila i ka mposhtur në kohën e rregullt Argjentinën, Uruguai dhe Belgjikën, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Por trajneri kroat nëpërmjet një konference ka thënë “Nesër (e dielë) është finalja e Kupës Botërore. E thjeshtë lojtarët do ta bëjnë atë çfarë dijnë. Një gjë që më sjell lumturinë është kur lojtarët e mi janë të aftë 100 për qind”.

Dalic believes his players will not be suffering from fatigue despite three marathon matches

The Croatia squad train in Moscow ahead of the World Cup final at the Luzhniki Stadium

“Unë pres që ata ta bëjnë këtë, ata duhet të kenë një qëndrim të tillë”.

“Ne nuk insistojmë në seancat stërvitore. Ne kemi nevojë për relaksim, të pushojmë që nesër të jemi të freskët. Ne kemi disa lëndime minore, probleme të vogla”./Periskopi/

Trajneri kroat para finales: Kur e ndalëm Messin e Kane, do t’i ndalim edhe Mbappen e Griezmanin

Periskopi.com Botërori 2018

Trajneri kroat, Zlatko Dalic beson se përfaqësuesja që drejton ai do ta mposhtë Francën në finalen e Kupës së Botës.

Dalic është shprehur optimist për sa i përket takimit, duke thënë se lojtarët e tij kanë arritur të ndalin Messin dhe Kane, prandaj ata do t’i ndalin edhe Mbappen dhe Griezmann.

“Kroacia mund të luaj më mirë. Franca është një kombëtare mjaft e rrezikshme”, tha fillimisht Dalic.

“Ne arritëm të ndalim Messin, Eriksen dhe Kane, prandaj ne mund t’ia dalim edhe përballë Mbappes dhe Griezman”, shtoi trajneri kroat.

Kujtojmë që ditën e diel në orën 20:00 në Luzhniki Stadium do të luhet finalja e madhe e Kupës së botës ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Kush është strategu kroat i lindur në Bosnje Zlatko Dalic?

Periskopi.com Sporti

Trajneri i ekipit kombëtar të Kroacisë, Zlatko Dalic ka fituar zemrat e gjithë kroatëve, pasi përfaqësuesen kroate e ka dërguar në finalen e Kupës Botërore për herë të parë në histori.

Dalic ka lindur më 26 tetor të vitit 1966, si lojtar futbolli ai kishte luajtur në rolin e mesfushorit. Ai ka lindur në Livno të Bosnje Hercegovinës, por ai jeton dhe punon në Kroaci dhe ka shtetësi kroate.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar në vitin 2000, ai emërohet si asistent trajneri në Varteks. Nga maji i vitit 2002 e deri në vitin 2005, Dalic punoi si drejtor sportiv i klubit të Varteksit, ndërsa gjatë sezonit 2003-04 dhe 2004-05 ishte asistent i trajnerit Miroslav Blazevic, shkruan Periskopi.

Në maj të 2005 udhëheq ekipin e Varteksit dhe në sezonin e parë, klubin nga Liga e Parë e Kroacisë e ngrit në vendin e tretë.

Në verën e vitit 2007, pas përfundimit të kontratës me Varteksin, ai bëhet menaxher i klubit HNK Rijeka, dhe në sezonin 2007-08 përfundon si i katërti në Ligën e Parë të Kroacisë.

Në sezonin 2008-09, Dalic do ta menaxhojë ekipin shqiptar Dinamo Tirana, i cili do të fitojë superkuprën e Shqipërisë. Ai do të detyrohet të japë dorëheqje, pas dy humbjeve derbi nga Tirana dhe Partizani.

Pas një sezoni të shkurtër në Shqipëri, ai do të drejtojë ekipin kroat Slaven Belupo.

Karriera si trajner do të vazhdojë edhe në ekipet arabe si Al-Faisaly, Al-Hilal, Al-Ain.

Më 7 tetor 2017, do të pasojë Ante Cacicin tek kombëtarja e Kroacisë. Synimi i tij kryesor ishte kualifikimi i Koracisë në Kupën Botërore Rusi 2018. Por synimet e tij i kanë tejkaluar pritshmëritë, pasi strategu boshnjak e ka dërguar Kroacinë në finale të Kupës Botërore, duke mposhtur ekipe si Argjentina dhe Anglia./Periskopi/

Gjithçka që duhet të dini për takimin Angli-Kroaci

Periskopi.com Botërori 2018

Hera e fundit kur Anglia ishtë në një gjysmëfinale të Kupës Botërore, Kroacia ende nuk ishte bërë e pavarur. Kjo do të ndodhte një vit më vonë.

Tanimë dyja kombëtarët kanë bërë progres të madh në kualifikimin në gjysmëfinale, në të cilën Kroacia nëse arrin të kap finale do të jetë hera e parë, ndërsa Anglia do të arrinte pas 52 viteve.

Kur Zlatko Dalic u emërua si menaxher i Kroacisë në vitin 2017, ai kishte dilema në lidhje me dy supermesfushorët e Real Madridit dhe Barcelonës, Luka Modric dhe Ivan Rakitic, të cilët luanin në dy pozita të njejta.

Ivan Rakitic and Luka Modric

Ai e favorizoi formacionin 4-2-3-1, në të cilën Modric aktivizohej si numri 10, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Në takimin e çerekfinales mes Kroacisë dhe Rusisë, Modric kishte bërë 42 kalime por nuk u mjaftua me kaq pasi ai kishte prekur 139 herë topin dhe 102 pasime në drejtim të bashkëlojtarëve të tij.

“Ajo që adhuroj më shumë për ta është angazhimi i tyre për fanellën kombëtare”, tha Tomislav Dassoviq, për “Vecernji List”.

Menaxheri i Kroacisë para përballjes së madhe nuk la pa përmendur edhe cilësitë që posedon ekipi kombëtar i Anglisë. “Ne e repsketojmë Anglinë, ne jmei paksa të shqetësuar sepse ata janë një ekip i madh. Por Anglia nuk është më e mirë se ne! Ne i respektojmë ata – ata kanë një ekip të re. Ata janë një kundërshtar i vështirë”, u shpreh Dalic.

Gazeta kroate  “Sportske Novosti” e përshkroi udhëheqësin e ekipit kombëtar Zlatko Dalic si “njerium më të popullarizuar në vend”.

Ai ka lindur në Bosnjë, por tani ka një pasaportë kroate.

Në vitin 1998 kur Kroacia kishte arritur në gjysmëfinale dhe ishte shpallur si skuadra e tretë më e mirë në Kupën Botërore, trajneri i atëhershëm Miroslav Blazovic, gjithashtu kishte lindur në Bosnje. Tifozët kroatë besojnë se ky verzion do të bëjë një hap më tej./Periskopi/

Trajneri kroat i bindur: Kane do ta pësojë si Messi e Eriksen

Periskopi.com Botërori 2018

Trajneri kroat Zlatko Dalic shpreson që mbrojtja e tij të përsërisë paraqitjet heroike ndaj Lionel Messi-t dhe Christian Eriksen kur të përballet me Harry Kane në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Kane është golashënuesi më i mirë i turneut.

Ndërkohë Kroacia ka pasur nevojë për fatin e penalltive për të avancuar në dy fazat e fundit. Trajneri Dalic beson se ekipi i tij mund të ndalojë Kane, ashtu siç e bëri me Messi dhe Eriksen.

“Do të jetë shumë e vështirë, ai është golashënuesi më i mirë dhe lojtari anglez më i mirë, bashkë me Sterling,” shprehet Dalic në konferencën për shtyp.

“Dejan Lovren e njeh mirë dhe me Vida-n në prapavijë krijojnë një dyshe të mirë. ne ndalëm Messi dhe Eriksen, dhe do të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë me Kane.

“Anglia është një ekip i ri me talent të madh. Ata luajnë me shpejtësi të madhe dhe agresivitet dhe janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarde. Anglia nuk ka asnjë pikë të dobët.”]

 

Para 10 vitesh ishte trajner i ekipit shqiptar, sot synon ta fitojë Botërorin

Periskopi.com Lajme

Zlatko Dalic, është trajneri i Kroacisë, i cili siguroi biletën për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

Por, 10 vite më parë ishte në krye të Dinamos në kampionatin shqiptar, dhe ndoshta nuk e kishte as në ëndërr se një ditë do të ishte trajner i vendit të tij dhe të synonte fitimin e Kampionatit Botëror, që nuk është shumë larg.

Kroacia do të përballet me Anglinë në gjysmëfinale për të siguruar një vend për në finalen e madhe në Moskë.

Pasi fitoi me anët të penalltive kundër Rusisë, Zlatko Dalic shpërtheu në lot, për të në mbrëmjen e djeshme u emocionuan edhe shumë tifozë nga kryeqyteti shqiptar.

Dalic nuk është një emër i panjohur për adhuruesit e futbollit shqiptar, I cili më 8 korrik të vitit 2008 u emërua trajner i Dinamos, ku qëndroi për 1 vit.

 

 

 

Trajneri kroat shpërthen në lot: Më është dashur të luftoj gjithë jetën

Periskopi.com Botërori 2018

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, është padyshim njeriu që ka meritën kryesure për kualifikimin e ballkanasve në gjysmëfinale. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Dinamos në Shqipëri, ndërsa me besim dhe punë arriti të bëhej një ndër trajnerët më të suksesshëm në botë, duke rikthyer Kroacinë në majat e futbollit Botëror.

Në fundin e 11-metërshave që i siguruan kroatëve kualifikimin, Daliç ka shpërthyer në lotë. Një arritje madhështore për të dhe për skuadrën e tij. Në prononcimin pas ndeshjes, trajneri ka deklaruar se i është dashur të luftojë gjithë jetën, për të arritur në këto nivele.

“Ne kemi pasur gjithmonë vështirësi, kështu ka qenë edhe jeta ime. Mua më është dashur të luftoj për gjithçka, por nuk jam i vetmi. Urime djemve për këtë luftë të pabesueshme, urime për punën që kanë bërë, e kemi bërë gjithçka për njerëzit tanë, për Kroacinë. Jemi në gjysmëfinale, jemi krenarë edhe për të gjithë njerëzit në Kroaci, kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Ne siguruam edhe dy ndeshje të tjera. Kur erdhëm në Rusi, thashë se do të ishte mëkat të mos shihnim Moskën. Tani do të shkojmë atje dhe të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh trajneri i Kroacisë.