Zogaj: Kurti nuk e paska marrë as mendimin e zyrës ligjore në kryeministri

Periskopi.com Lajme

Analisti politik Petrit Zogaj ka reaguar ndaj asaj që Kurti e quan  marrëveshjen sekrete të Presidenti Hashim Thaçi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s në vitin 2013.

Zogaj thotë se Kurti nuk ka marrë as mendimin e zyrës ligjore siç e ka përmendur ai.

Ai thotë se Kurti atë dokument  ua dha “disa militantëve partiak dhe ka thëne duheni me u bind ju që unë po them se kjo marrëveshje është antiligjore dhe e dëmshme. Kjo është ‘vazhdim i politikës se gazit me mjete tjera”, ka shkruar Zogaj.

Ja postimi i plotë:

Kryeministri Kurti nuk e paska marre as mendimin e ‘Zyres Ligjore ne kryeministri,’ e cila zyre ka mandat ekskluziv qe te merret me ceshtjet ligjore. Pra, krejt ajo cfare KM Kurti paska bere sot eshte qe ate dokument iua ka dhene disa militanteve partiak dhe ka thene duheni me u bind ju qe une po them se kjo marreveshje eshte antiligjore dhe e demshme. Kjo eshte ‘vazhdim i politikes se gazit me mjete tjera.

Ishte djali i vetëm i familjes, ky është 18 vjeçari që humbi jetën në Klinë

Periskopi.com Lajme

G.Zogaj derisa ishte duke vozitur motoçikletën e tij u godit nga një veturë “Jeep”, me ç’rast ka humbur jetën.

Zogaj nuk ia doli që të përballonte as deri në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj për Periskopin.

“Aksidenti fatkeqësisht ka qenë fatal, ka ndodh mes një mjeti JEEP dhe një motoçiklete. Viktima ka qenë ngasës i motoçikleës.

I njejti në shenja jetë është nisur për në spitalin e Pejës por ka arritur pa shenja jete. Viktima ka qenë i lindur më 2001”, ka thënë ai.

Indeksonline mëson se Zogaj ka qenë djali i vetëm i familjes, i cili ka pasur dy motra.

Po ashtu, mësohet se ai tash e dy muaj kishte filluar që të punonte pasiqë kishte jetuar në kushte të vështira.

Ngasësi i veturës që e ka goditur atë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.

Analisti Zogaj tallet me fotografinë e Fatmir Limajt

Periskopi.com Lajme

Analisti kosovar, Petrit Zogaj, është tallur me zv.kryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limajn, pas publikimit të një fotografie nga Brukseli, ku ai shihet së bashku me Thaçin e Kadri Veselin.

Zogaj e ka quajtur fotografinë një montazh, pasi qysh nga ndarja e Limajt nga PDK-ja, ai nuk është fotografuar asnjëherë së bashku më Thaçin ose Veselin, ose të paktën nuk e ka pasur rastin për një fotografi të tillë.

“ Ne kete foto, Fatmir Limaj eshte montazh. Ky as nuk i beson Thacit, e as nuk shkon me takim me te. E aq me teper te jet* ne krah te Veselit. Keshtu e ka thene vet dhe une i besoj Limajt ? “, ka shkruar Zogaj./Periskopi/.