Në këto vende do të ndalet uji nesër

Periskopi.com Lajme

Komuna e Fushë Kosovës, zona industriale dhe lagjja Kalabria nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë si pasojë e punimeve teknike.

Sipas njoftimit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, konsumatorët e Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zonës Industriale nesër duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 21:00, nuk do të kenë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.

Ndërprerja e ujit bëhet si shkak i punimeve teknike në realizimin e kyçjes – degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës.

“Pas përfundimit të kësaj kyçjeje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale në qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019”, thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve, ndërkaq ka bërë thirrje për kursim të ujit.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave tjera, pastaj për kursim të ujit të pijes në këto kohë me temperatura të larta, me qëllim që të kenë mundësi, qasje e furnizim të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Policia tregon numrin e kosovarëve që kanë mbetur në zonat e luftës në Siri

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, sot përmes një konference për media tregoi se mbrëmë janë kthyer 110 shtetas kosovarë – 4 luftëtarë,  32 gra dhe 72 fëmijë- përfshirë 9 fëmijë pa prindër. Por, në Siri vazhdon të ketë kosovarë të cilët shteti pretendon t’i kthejë.

Qalaj konfirmoi se ende nuk kanë arritur t’i kthejnë të gjithë qytetarët ndërsa dha shifra se edhe sa kosovarë ndodhen në Siri.

“Janë 30 luftëtarë 49 gra dhe 8 fëmijë në zonat e konfliktit”, tha Qalaj.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër kosovarë që shkuan të luftojnë në Siri, posa u kthyen mbrëmë në vend, shkruan Periskopi.

Në një konferencë për media, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj  përmendi se të njëjtit ishin pjesë e luftrave dhe sipas ligjeve të shtetit tonë të njëjtit duhet t’i nënshtrohen procesit të drejtësisë.

“Procesi i kthimit nga zona e konfliktit ka shkuar fal një bashkëpunimi në mes të institucioneve të vendit. Policia me urdhër të Prokurori ka arrestuar 4 luftëtarët e kthyer. .Të gjithë personat që kanë kryer vepra penale, do të dalin para drejtësisë. Kurse të tjerëve do u ofrohet ndihma e nevojsme për rehabilitm dhe ri-integrim. Të cilëve iu caktua masa e ndalimit prei 48 orëve”, ka thë Qalaj.

Tutje Qalaj ka thënë se Policia do të ofrojë ndihmë për trajtimin e të kthyerve nga Siria.

‘’ Policia është duke ofruar ndihmë edhe për trajtimin e familajrëve, grave dhe fëmijve të kthyer.  Në zonat e konfliktit vazhdojnë të mbeten ende shtetas të Kosovës, venddodhja e të cilëve nuk është e ditur për shkak të rrethanave dhe situatës së vështirë në Siri. Megjithatë, ne jemi duke punuar në identifikimin dhe kthimin e mundshëm të tyre.’’

‘’Si drejtor ju siguroj se situata e përgjithshme e sigurisë së Kosovës është e qetë dhe stabile.’

Po ashtu në këtë konferencë foli edhe Naser Ramadani- Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tha se të kthyerve do t’u bëhet kontrolli shëndetësor, në veçanti fëmijëve.

“Gratë dhe fëmijët kanë kaluar nëpër siuata të rënda traumatike”, tha Ramadani./PERISKOPI/

 

Ja ku do të jetë Vuçiq në 72 orët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë dhe njëherazi komandanti suprem i ushtrisë, Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë, në 72 orët e ardhshme njësitë në Zonën Tokësore të Sigurisë dhe në hapësirën e jugut të Serbisë.

Vuçiq do të shoqërohet nga Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Milan Mojsiloviq, shkruan RTS, transmeton Klan Kosova.

Kjo vizitë e presidentit të Serbisë vjen në kohën kur në Kosovë pritet të ndodhë transformimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Ushtri.

 

​Trump e shpall Karolinën e Veriut si zonë fatkeqësie

Periskopi.com Lajme

Për shkak të stuhisë Florence, që goditi Karolinat, thuajse një milion shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike, ndërsa stuhia tropikale “Florence” ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të jugut amerikan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të shtunën se Presidenti Donald Trump e shpalli Karolinën e Veriut “zonë fatkeqësie”. Ky vendim bën të mundur dhënien e fondeve dhe burimeve të tjera federale për përpjekjet e rimëkëmbjes nga stuhia.

Qendra Kombëtare për Uraganet tha se stuhia ka shkaktuar përmbytje katastrofike në Karolinën e Veriut dhe të Jugut. Agjencia për motin tha se ekziston mundësia për tornado në pjesën juglindore të Karolinës së Veriut dhe verilindje të Karolinës së Jugut.

Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Copper tha se “Florence” mund të shkatërrojë komunitete të tëra.

Uragani e uli fuqinë, në një stuhi tropikale kur goditi Karolinën e Veriut, nga uragan i kategorisë së parë me erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyer, duke shkaktuar të paktën pesë të vdekur.

Policia në Uillmington tha se një nënë dhe foshnja e saj humbën jetën, kur një pemë u rrëzua mbi shtëpinë e tyre. Një tjetër grua humbi jetën nga infarkti, ndërsa ambulancat nuk arritën dot shpejt tek ajo, si rezultat i pemëve të rrëzuara. Një 78 vjeçar e zuri korenti, ndërsa përpiqej të lidhte kabllot elektrike në shi. Një tjetër person humbi jetën kur erërat e forta e përplasën, ndërsa po kontrollonte për qentë e tij.

Qendra Kombëtare për Uraganët tha se stuhia po ecën me ngadalë në brendësi me erëra të qëndrueshme që kapin shpejtësinë 80 kilometra në orë. Nga mbrëmja e së premtës, epiqendra e stuhisë ishte zhvendosur në Karolinën e Jugut. Lëvizja e ngadaltë e stuhisë, dhe jo forca e saj, është ajo që po shqetëson parashikuesit e motit dhe zyrtarët.

Qindra njerëz në Karolinën e Veriut janë shpëtuar nga niveli i rritur i ujërave. Autoritetet thonë se kanë marrë më shumë se 150 telefonata vetëm në qytetin historik “New Bern” për të shpëtuar njerëz, pasi në shtëpitë e tyre kishte hyrë uji. Qendra e uraganeve parashikon deri në 101 centimetra shi për disa pjesë të Karolinës së Veriut.

Të shtunën, stuhia me erëra me fuqi 75 kilometra në orë, arriti në Karolinën e Jugut, në pjesën lindore të shtetit, rreth 85 kilometra në perëndim të qytetit-rezort “Myrtle Beach”.

Florence pritet të dobësohet të shtunën në mbrëmje, gjatë lëvizjes në brendësi të kontinentit./VOA

 

Erdogan: Do të krijojmë më shumë zona të sigurta në Siri

Periskopi.com Lajme

Turqia ka përfunduar përgatitjet për të krijuar më shumë zona të sigurta brenda Sirisë, ashtu siç ka bërë në të kaluarën me dy sulme ushtarake në pjesën veriore të vendit, në kufi me Sirinë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Duke folur në selinë e partisë së tij, në qytetin Trabzon, Erdogan tha se çerek milion njerëz tashmë janë kthyer në zonat e çliruara në Siri, raporton Reuters.

Presidenti turk, Erdogan tha se përpjekjet diplomatike dhe ushtarake në provincën siriane Idlib, kanë përshpejtuar shmangien e një “katastrofe”, si ato që kanë ndodhur në pjesë të tjera të Sirisë.

Lufta civile në Siri ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht me shtypjen e protestave të opozitës.

Që atëherë, në Siri kanë vdekur mbi 350 mijë persona. Si pasojë e konfliktit, miliona sirianë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. (REL)

 

 

E tmerrshme: 7 mijë fëmijë të vrarë në Siri që prej vitit 2013

Periskopi.com Lajme

E dërguara e Kombeve të Bashkuara, Virginia Gamba e cila përqendrohet tek fëmijët në zonat e konflikteve deklaroi se më shumë se 7000 fëmijë kanë humbur jetën ose janë lënduar në konfliktin sirian që nga viti 2013.

Gamba tha se që nga fillimi i vitit 2018, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar mbi 1200 shkelje që u janë bërë fëmijëve.

Sipas saj, në këto të dhëna përfshihen më shumë se 600 fëmijë të vrarë si dhe 180 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat qeveritare apo grupet e armatosura. Gamba bëri të ditur se tremujori i parë i vitit 2018 shënoi një rritje prej 48 për qind në vrasjen e fëmijëve.

Çka po ndodh në Rusi? Shkatërrohen dy stadiume ku u mbajt Botërori

Periskopi.com Sporti

Dy nga vendet në të cilën janë zhvilluar ndeshjet e Kupës Botërore në Rusi janë shembur pas pretendimeve se inxhineria e dobët ka bërë që të mos i rezistojnë më gjatë madhështisë estetike.

Në Volgograd, instalimi i nëndheshëm i stadiumit është prishë pas reshjeve të shiut.

Zona dyshohet të ketë kushtuar 198 milionë funta.

Gjithashtu tubacione të ujit dhe sistemet e ujërave të zeza janë shkatërruar duke e ndarë në dysh rrugën që të çon drejt stadiumit, thonë raportet, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Rëra dhe balta derdheshin mbi sistemin e nëndeshëm ku disa makina u mbërthyen në gropat gjigande që kishte lënë pas.

Blogeri rus Ilya Varlamov, i cili vizitoi të gjitha qytetet pritëse të Kupës së Botës, fajësori ‘neglizhencën’ gjatë ndërtimit të infrastrukturës së stadiumit.

“Disa orë pas përfundimit të kampionatit, stadiumi i Volgogradit është duke lundruar në stadiumin Vogla”, tha ai.

Kontraktori kryesor për stadiumin ishte JSC Stroytransgaz, i kontrolluar nga shoku i ngushtë i Putinit Gennady Timchenko./Periskopi/

Men gaze towards Volgograd Arena where a huge landslide caused the embankment outside  the 45,000-seat venue to collapse

Large portions of a path leading up to the stadium crumbled into the ground amid claims of shoddy workmanship

Less than a month ago, Volgograd Arena hosted England in their opening group match against Tunisia at the World Cup

Downpours caused sewage pipes to break and power running into the stadium being cut off

The flood turned areas of land around Volgograd Arena — which hosted four World Cup group fixtures — into a mudbath

It rained heavily nearby in Moscow where the World Cup final was being played as Russia president Vladimir Putin (centre) under an umbrella prepares to give France the trophy

Volgograd Arena cost £198 million to build but was easily damaged by heavy rain last night

Cars were left stuck by sand and mud that poured down the embankment near the stadium  

A blogger blamed negligent construction workers for the poor quality of the surrounding area after a rush to complete the project in time 

Tractors and trucks are seen clearing debris after a river running from the stadium created gaping holes

The damage 'could have cost lives' if the rains had happened during a game, it is claimed