Zvarritet formimi i komisioneve parlamentare

Periskopi.com Lajme

Ndonëse po bëhet një muaj prejse është formuar Kuvendi i Kosovës kryesia ende nuk ka thirrur asnjë mbledhje, rrjedhimisht nuk është mbajtur asnjë seancë e as nuk ka nisur formimi i komisioneve parlamentare. Gjersa Kryesia e Kuvendit nuk ka folur rreth kësaj çështjeje, njohësit e rrethanave politike kanë thënë se formimi i komisioneve është çështje e cila duhet të përmbyllet urgjentisht, shkruan gazeta “Zëri”.

Po bëhet gati një muaj prejse Kuvendi është formuar dhe është funksional, mirëpo akoma nuk janë formuar komisionet parlamentare. Sipas Nenit 63, pika 2 e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës pas formimit Kryesia e Kuvendit duhet të kërkojë nga secili grup parlamentar t’i propozojë emrat për kryetarë dhe për anëtarë të komisioneve.

“Kryesia e Kuvendit kërkon nga secili grup parlamentar, i përfaqësuar në Kuvend, t’i propozojë kryetarët, zëvendëskryetarët dhe anëtarët e komisioneve”, thuhet në këtë dokument. Gazeta ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kryesia e Kuvendit lidhur me atë se kur do të nisë formimi i komisioneve parlamentare, por një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se këto ditë s’mund të flasin për këtë çështje. “Do të jetë vështirë të përgjigjemi në këto pyetje këto ditë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për medie nga LVV-ja.

Engel porosi VV’së e LDK’së: Armiqve të Kosovës po ua lehtësoni punën duke e zvarritur Qeverinë

Periskopi.com Lajme

 Kongresisti amerikan Eliot Engel komentoi zhvillimet politike në Kosovë. Tha se pret të krijohet qeveria e re e Kosovës sa më shpejt, sepse sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës.

Kongresisti Engel tha se komuniteti shqiptar në Bronks dhe SHBA  janë shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.

“Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre dhe Amerikës. Kur Herri Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën”, ka thënë Engel.

Tutje, Engel tha se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë sa më shpejt.

“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet që ta njohin sa më parë”, ka thënë Engel duke falënderuar për përkrahjen.

Ndërsa lidhur me formimin e qeverisë Kosova duhet të krijohet qeveria sa më shpejt.

“Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”, ka thënë Engel.

“Rri me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, shtoi Engel.

 

Ismaili: Çdo zvarritje e ligjit për rritjen e pagave është dëshpëruese

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë, i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook është shprehur i zhgënjyer se Ligji i Pagave është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit.

Sipas Ismailit, çdo zvarritje është dëshpëruese, pasi kanë bërë punë të madhe me mjekët e infermierët që të bëhet ky ligj dhe stafi mjekësor të ketë pagë të dinjitetshme.

Postimi i plotë i Uran Ismailit:

Tejet i zhgënjyer me zvarritjen e procesit të pagave për profesionistët shëndetësorë, të cilët prej këtij muaji është dashur t’i marrin me rritje. Pas një angazhimi të veçantë dhe një pune të gjatë, bashkë me mjekët dhe infermierët kemi bërë të pamundurën për të siguruar paga të dinjitetshme për profesionistët shëndetësorë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim shpejt dhe në favor të mjekëve, të cilët po mundohemi t’i mbajmë në Kosovë. Ashtu si në ditën e parë, edhe sot jap mbështetjen time të plotë për këtë ligj. Çdo zvarritje është dëshpëruese. Punëtorët shëndetësorë kanë pritur gjatë dhe vendimi duhet të vijë sa më parë.

Do të ketë protesta nëse zvarriten zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit e partive politike pritet të mblidhen sot për të diskutuar rreth shpërndarjes së Kuvendit

Të gjitha subjektet politike janë deklaruar pro shpërndarjes, e cila do t’u hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Por në rast se edhe më tej vazhdon të ketë zvarritje të zgjedhjeve, zyrtarët e LVV-së kanë paralajmëruar organizimin e një proteste, shkruan Zëri.

Gjatë ditës së sotme duke filluar në orën 11:00, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet për të diskutuar rreth thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.