Ua ndërruan afatin e skadimit produkteve ushqimore, policia arreston dy persona në Zveçan

Periskopi.com Lajme

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Rudare të Zveçanit për shkak se të njëjtit kanë bërë ndërrimin e afatit të skadimit në disa produkte ushqimore.

Policia e Kosovës ka treguar se të njëjta produkte, të cilave u është ndërruar data e skadencës, janë vënë në treg për shitje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Boshnjakë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e cekur duke bërë ndërrimin e afatit të skadimit në pakot e produkteve ushqimore dhe pastaj të njëjtat i kanë vendosur në treg për shitje”, thuhet ne Raportin e PK.

Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë.

Përveç këtyre janë konfiskuar dy vetura dhe tre telefona celularë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Në Zveçan, dy persona tentojnë të votojnë me letërnjoftim të Serbisë

Periskopi.com Lajme

Në komunën e Zveçanit, ka pasur dy tentime të serbëve për të votuar me letërnjoftime të Serbisë.

Por, ata janë kthyer pasi iu është thënë se janë keqinformuar pasi ka një vendim që thotë se vetëm dokumentacioni i Kosovës mund të përdoret, njofton Klan Kosova.

Në lidhje me këtë më parë foli edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Secili duhet me kuptu që emri i secilit që është në listë duhet me votu, nuk e kuptoj pse nuk guxojë me votu  me letërnjoftimin serb, kur emri i atij personi figuron në listë”, ka thënë Rakiq.

“Lugina Ilegale” e serbëve gradualisht po bëhet realitet

Periskopi.com Lajme

Ka kohë që në Zveçan, në njërën nga komunat veriore të vendit, është duke u punuar për një lagje në të cilën do të banojnë serbët e zhvendosur.

I gjithë projekti është sponsorizuar nga qeveria serbe, ndërsa investimi asnjëherë nuk është pranuar nga Prishtina zyrtare, shkruan Klan Kosova.

“Lugina e Diellit” ka nisur të ndërtohet në vitin 2016, ndërsa duket se shumë shpejt pritet të përfundojë – së paku sipas disa fotografive që janë shkrepur ditëve të fundit.

Vendosen familjet e para në vendbanimin “Lugina e Diellit” në Zveçan

Periskopi.com Lajme

Komuna paralele e Zveçanit ka shpallur ftesë publike për ndarjen e 82 njësive banesore për familjet me gjendje të rëndë sociale në vendbanimin “Lugina e Diellit” në Zveçan, i cili është ndërtuar pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Për të përfituar banesë kushti kryesor është që ata të cilët konkurrojnë të jenë shtetas të Republikës së Serbisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Lugina e Diellit”, një vendbanim krejtësisht ilegal në të ashtuquajturin “Zveçani i Vogël” në Zveçan, do të fillojë t’i pranojë familjet e para, pasi që Komuna paralele e cila udhëhiqet nga ish-ministri Ivan Todosijeviq ka shpallur thirrje publike për ndarjen e 82 njësive banesore për familje me gjendje të rendë sociale.

Ky vendbanim është ndërtuar pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi Komuna e Zveçanit nuk e ka përfillur kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mos fillojë ndërtimi pa u dorëzuar dokumentet e nevojshme, shkruan tutje gazeta “Zëri”

Sipas kësaj thirrjeje publike, do të ndahen 82 banesa: 16 banesa me sipërfaqe 62.96 metra katrorë, 3 banesa me sipërfaqe 79.91 metër katrorë, 18 banesa me sipërfaqe 42.42 metra katrorë, plus 29.34 metra katrorë hapësirë ndihmëse, 30 banesa me sipërfaqe 76.07 metra katrorë dhe 15 banesa me sipërfaqe 75.91 metra katrorë. Sipas shpalljes, ato u janë dedikuar rasteve sociale për banim “në kushte mbrojtëse në kuadër të vendbanimit për kthim “Lugina e Dellit” në lokacionin “Zveçani i Vogël”

 

Ministrja Zivic prezantoi Programin e Zhvillimit Rural në Zveçan

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka prezantuar Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2019, para fermerëve të Komunës së Zveçanit. Me këtë rast, ministrja Zivic, ka treguar se përmes këtij programi synojnë rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e  sektorit bujqësor në mbarë vendin.

Krahas kësaj ajo ka thënë se në kuadër të Programit të Zhvillimit Rural për vitin 2019, një prioritet i veçantë i është dhënë investimeve në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Si ministre e MBPZHR-së, garantoj se do të ketë transparencë në zbatimin e këtij programi dhe në asnjë moment  nuk do të lejojë që shkelet-thyhet  ligji. Gjithashtu ju premtoj se vazhdimisht do të punojë që buxheti për zhvillimin e bujqësisë të rritet nga viti në vit”, ka thënë ministrja Zivic.

Me këtë rast, ajo iu ka bërë thirrje fermerëve dhe agrobizneseve të kësaj ane që të aplikojnë në programin e këtij viti.

Asamblisti i vetëm shqiptar në Zveçan

Periskopi.com Lajme

I rrethuar nga 18 asamblistë serbë, Lavdim Peci është asamblisti i vetëm shqiptar në komunën e Zveçanit. Ai përfaqëson tri fshatra malore të kësaj komune: Kelmend, Boletin dhe Zhazhë.

Asamblisti Peci, që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje, është edhe zëvendëskryesues i asamblesë komunale. Shumë shpesh, ai drejton mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe këtë thotë se e bën në gjuhën shqipe dhe serbe.

Raportet me kolegët e tij serbë, Lavdim Peci thotë se janë të shkëlqyeshme dhe se asnjëherë nuk ka pasur probleme.

Punësimi i banorëve të fshatrave shqiptare të Zveçanit, janë prioritet në punën e tij si asamblist.

“Çdo gjë, mundimi im, është që të bëj shumë që të punësoj njerëzit. Thuaja se 6 ose 7 veta prej kur kam hyrë që 6 ose 7 muaj janë punësuar. Këtu ka varfëri të madhe. Me ndihmë sociale i kemi të tri fshatrat. Mjeku i përgjithshëm u mungon shumë. Të gjithë janë të sëmurë. Diku 80 për qind e të moshuarve janë të sëmurë”, thotë Lavdim Peci.

Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se përballen me probleme të shumta. Haki Kelmendi nga fshati Kelmend, që është afër fshatrave Boletin dhe Zhazhë, thotë se problemi me ujërat e zeza shfaqet çdo herë që bie shi.

“Krejt ky fshat këtu ka problem me kanalizim, ujërat e zeza. Ujërat e zeza dalin nëpër oborre, nëpër ara. Nuk kanë bërë zgjidhje. Unë kam dëgjuar që projekti ka qenë të ndërtohet, por këtu nuk është ndërtuar asgjë”, thotë Haki Kelmendi.

Ladim Peci që nga paslufta punon edhe me minibusin e tij edhe si taksist. Që 18 vjet, tri herë në ditë, ai bartë banorët e kësaj ane në relacionin Mitrovicë-Zhazhë-Zveçan.

Në vitin 2012, ai vendosi që të bëhej pjesë e politikës dhe t’i bashkohet një subjekti politik. Këtë e bëri, thotë ai, për të punuar për banorët e kësaj ane edhe pse thotë se nuk ka përkrahje fare nga Qeveria e Kosovës.

“Për besë, nuk jam marr kurrë me politikë deri më 2012-2013. Kam hyr, e kam vendos të hyj (në politikë). E kam pa që nuk po shkon në rregull. Kam vendos të hyj të punoj për të gjithë njëjtë. Edhe nuk ka para që më korrupton”, thotë Peci.

Lavdim Peci dhe banorë të tjerë të këtyre fshatrave, thonë se janë të shqetësuar me idenë për ndryshim kufijsh. Ata thonë se nuk i ka pyetur askush nëse duhet të bëhet një gjë e tillë.

Komuna e Zveçanit që është në pjesën veriore të Kosovës ka mbi 10 mijë banorë. Kjo komunë ka 35 fshatra, dhe tre prej tyre janë të banuara kryesisht me shqiptarë.

Në Zveçan vendoset kryqi i gjatë 6 metra dhe i rëndë 300 kg

Periskopi.com Lajme

Në kodër të Zveçanit, në lokalitetin arkeologjik Cërkvisht, nën kullë është vendosur, dhe, siç njofton rtk në gjuhës serbe, është shenjtëruar kryqi i gjatë 6 metra dhe i rëndë 300 kilogramë.

Theksohet se pas vënies së kryqit ipeshkvi i Rashkë – Prizrenit ka bërë shërbesën fetare para një numri të madh besimtarësh.