Apostolova: Qeveria e re ta respektojë Kushtetutën, ta ketë edhe një ministër serb

Periskopi.com Lajme

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur në lidhje me situatën politikë në Kosovë, duke vënë theksin në formimin e Qeverisë së vendit, gjë e cila ka kërkuar të bëhet sa më shpejt.

Në një intervistë për Telegrafin, Apostolova ka komentoi edhe takimet dhe diksutimet që po bëhen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo tha për formimin e Qeverisë, Korniza ligjore e Kushtetutës së Kosovës është shumë e qartë edhe sa u përket ministrave serbë.

Pritshmëritë e saj janë që edhe Qeveria e re ta respektoj praktikën e ministrave serbë.

“Nataliya Apostolova: Korniza ligjore e Kushtetutës së Kosovës për formimin e Qeverisë është e qartë, duke përfshirë edhe zgjedhjen e ministrave serbë. Kjo praktikë ka ekzistuar deri më tani dhe pres që edhe Qeveria e re ta respektojë këtë”, tha Apostolova. /Periskopi