Kanë kaluar 30 vite nga shkelmi i Bobanit – këtu nisi shpartallimi i Jugosllavisë

Periskopi.com Sporti

13 maj 1990. Data historike. Në Zagreb vijnë të luajnë rivalët serbë te Crvena Zvezda-s të Beogradit. Të udhëhequr në tribuna, mes të tjerash, nga famëkeqi Tigri Arkan. Tifozët serbë dogjën Zagrebin përpara ndeshjes.

Një ndeshje që nuk do të niste kurrë: në tribuna ndodhën potere, duke detyruar policinë që të ndërhynte edhe në fushën e blertë për të ndaluar tifozët e dy skuadrave që po grindeshin mes tyre. Grushte, sende të forta, madje edhe disa të armatosur me thika.

Pjesa më e madhe e forcave të rendit kishin ardhur nga Serbia.

Ajo që do të ndodhte atë ditë mbetet edhe sot diçka e pashpjegueshme dhe vështirë e tregueshme. E pamundura, le të themi. Një polic boshnjak, Refik Ahmetovi, hedh në tokë një tifoz të Dinamos dhe nis ta godasë me shkop gome gjithë tërbim.

22-vjeçari, kapiten i Dinamos, pra Zvone Boban, ndërhyn, duke goditur me shqelm policin dhe duke e detyruar të dorëzohet.

Tifozët e Dinamo Zagrebit mbrojnë dhe largojnë talentin e tyre.

Revolta do të mbaronte vetëm në mbrëmje vonë, brenda dhe jashtë stadiumit, me një lumë të arrestuarish (147) dhe plagosurish (138). Boban u ndalua të luaj futboll për gjashtë muaj duke humbur shansin të luaj në Kupën e Botës të vitit 1990 me Jugosllavinë.

Por, ai u bë një hero për shumë njerëz në Kroaci. Shkelmi i tij u bë sebep i nisjës së luftës ngase nga kjo ngjarje, u acaruan raportet politike për të nisur një luftë e përgjaksjme më pas.

Kroatët e quajn shkelmin e Bobanit si “Shkelmi i pavarësisë”. Në fakt, nga ky moment zyrtarisht kishte filluar shembja e Jugosllavisë.

 

Zyrtare: Boban rikthehet te Milani

Periskopi.com Sporti

Zvonimir Boban zyrtarisht është larguar nga FIFA për t’u bërë Shef Ekzekutiv i Milanit.

Boban ka punuar si sekretar gjeneral i FIFA’s që nga viti 2016, por tani do të rikthehet te Milani, ku ai ka fituar nëntë trofe të mundshëm nga viti 1991 deri më 2001, transmeton Periskopi.

“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës presidentit të FIFA’s, Gianni Infantino për mundësinë që ma dha pas zgjedhjes së tij më 2016,” tha kroati për uebsajtin zyrtar të FIFA’s.

“Është jashtëzakonisht e vështirë të largohem nga FIFA, por e kam ndjekur zemrën dhe pasionin kur kam marrë vendimin.” /Periskopi.com/

Botërori i Klubeve, FIFA paralajmëron ndryshime drastike

Periskopi.com Sporti

Vetëm disa javë më parë, Real Madridi fitoi për herë të tretë radhazi Botërorin e Klubeve, duke mposhtur Al Ain në finale. Një ndeshje pa asnjë histori.

Prandaj, kjo garë rrezikon të vihet në pikëpyetje. Është zëvendës sekretari i FIFA-s, Zvonimir Boban, ai që në fjalën e tij në “Globe Soccer Awards” ka folur për këtë konkurrencë të diskutueshme.

Ish-mesfushori i Milanit e ka quajtur Botërorin e Klubeve të padobishëm, siç është organizuar në vitet e fundit, duke thënë se, në fakt, nuk ndihmon askënd. Në këtë mënyrë, ai ka njoftuar ndryshimet e ardhshme. Me shumë mundësi, kjo garë do të jetë i ngjashëm me Kupën e Konfederatave:

“Ne jemi duke punuar për të bërë ndryshime, FIFA ka obligime dhe detyra. Ajo duhet të mendojë për të mirën e klubeve, sepse ato janë themeli i gjithë sistemit”, ka thënë Boban.

Formula mund të pësojë ndryshime drastike në krahasim me formatin aktual, ku mini-turneu me ekipet kampione organizohet çdo vit, në mes të sezonit evropian.

“Ideja është për një kompeticion që të luhet çdo katër vite, ku tetë grupe me nga tri skuadra të zhvillojnë një garë mes tyre”, ka sqaruar ish-mesfushori kroat.

Vendimi do të merret edhe sipas nevojave të klubeve dhe lojtarëve.  “Kam folur me trajnerët dhe lojtarët, të cilët kërkojnë të mos e rritim numrin e ndeshjeve. Mendoj se organizimi i një turneu të tillë çdo katër vjet krijon te klubet mundësi për ta menaxhuar më mirë sezonin përkatës”, është shprehur Boban.

Ana e errët e suksesit të Kroacisë në Kupën Botërore

Periskopi.com Botërori 2018

Të dielën, Kroacia do të luajë kundër Francës në finale të Kupës Botërore në Moskë. Është një punë e habitshme, pasi skena e futbollit kroat është e zhytur në skandale për vite me radhë.

Zakonisht, një sërë faktesh pozitive duhet të vijnë së bashku për një ekip kombëtar të futbollit për të pasur një shans realist për të fituar Kupën e Botës. Por në rastin e Kroacisë, një vend që luan për herë të parë në një finale të Kupës Botërore, ky rregull duket se nuk do të zbatohet.

Captain Luka Modric playing in the World Cup (Reuters/C. Recine)

Klubi i futbollit kroat GNK Dinamo Zagreb është ilustruesi më i mirë i problemeve që karakterizojnë skenën e futbollit kroat. Qendra Ndërkombëtare për Studimet Sportive me qendër në Zvicër ka zbuluar se pala kroate është furnizuesi i katërt më i rëndësishëm i futbollistëve në ekipet më të mira të Evropës.

Në të vërtetë, lojërat e Dinamos janë shumë popullore me agjent që kërkojnë talentë të rinj. Dhe klubi në anën tjetër, përfiton shumë në aspektin material, raportoi “DW”, transmeton Periskopi.

Në teori, kjo do ta bënte ekip solid Dinamon në Ligën e Kampionëve. Në praktikë, megjithatë, shumë e vështirë e kanë të kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve edhe nëse ndodh një gjë e tillë, ata bëjnë shumë pak progres.

Fußball WM 2018 Kroatien vs Dänemark Sieg Jubel (Reuters/C. Barria)

Arsyeja për këtë është  shumë e thjeshtë – lojtarët e talentuar shumë shpejt ikin në klubet e tjera evropiane, kështu që ndërtimi i një ekipi të madh është shumë sfidues dhe mbase i pamundur.

“Gjenerata e artë” e Kroacisë me legjenda të futbollit si Zvonimir Boban, Davor Suker dhe Alen Boksic, që ishin pjesë e Kupës Botërore Francë 1998 dhe të cilët u shpërbleyen me një vend të tretë.

Por të gjithë këta, nuk kanë luajtur për ekipe të vendit të tyre. Për shumë vite, Dinamo ka perfeksionuar biznesin duke krijuar talentë për t’i shitur klubeve më të mëdha.

Mamic dhe makinacioni kriminal në futbollin kroat

Zdravko Mamic dhe familaj e tij ka qenë e përfshirë në këtë skemë. Ish-presidenti i Dinamo Zagrebit u zhvendos në Bosnje-Hercegovinë para se Kupa Botërore të fillonte.

Zdravko Mamic (picture-alliance/Jurica Galoic/PIXSELL)

Një gjykatë e shpalli fajtor për pasurim të shpejtë, mashtrim të taksave dhe krime të tjera. Mamic, i cili startoi të shesë edhe ulëset e stadiumit, thuhet se ka marrë një ulje vjetore të pagave të futbollistëve kroatë që luajnë jashtë vendit – për gjithë kohën që ata do të kishin luajtur në ato ekipe.

Yje si Luka Modric, Mario Mandzukic, Dejan Lovren dhe ish lojtari Ivica Olic janë të përfshirë në këtë aferë. Modric, kapiteni i ekipit kombëtar, ka dhënë një deklaratë kontradiktore gjatë dëshmisë në gjykatë.

WM 2018 - Kroatien - England (imago/PanoramiC/A. Birard)

Herën e parë, ai e pranoi se i kishte paguar Mamicit, por më vonë do të tërhiqte fjalët. Tani dyshohet se ka gënjyer nën betim.

Futbolli kroat është i mbushur me skandale. Gjatë Kampionatit Evropian të vitit 2016, presidenti i Federatës së Futbollit Kroat, ish ylli i Kupës Botërore 1998, Dario Suker i kishte bërë presion trajnerit të Kroacisë rreth taktikave dhe zëvendësimeve gjatë lojës.

Gjërat nuk duken shumë mirë në ligën e futbollit kroat. Klubet si Split, Rijeka apo Osijeki ndihen të pafuqishme përballë marrëveshjeve të fshehta për të ngritur ekipin e Dinamo Zagrebit. Lojërat e kurdisura nuk janë vetëm thashetheme, rivalët do të habiteshin nëse loja nuk do të fitohej nga Dinamo e Zagrebit.

Franjo Tuxhman, presidenti i parë që e shpalli Kroacinë si shtet të pavarur, ishte i vetëdijshëm se futbolli është rruga e vetme për të përfaqësuar denjësisht kombin në niveli ndërkombëtar. Ai kishte një ndikim të madh në futbollin kroat.

Tani, vendi i vogël në brigjet e Adriatikut i ka të gjitha shansat për t’u bërë një gjigand i futbollit./Periskopi/