Disa strategji për t’i shpëtuar nervozizmit në zyrë

Periskopi.com Zoya

Të gjithëve besoj se ju ka ndodhur që të ndjehen të lodhur dhe të stresuar në fillim të javës. Ideja që do të riktheheni midis rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të mbuloheni dhe të mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj.

Megjithatë, ka disa mënyra që mund t’jua bëjnë gjërat më të lehta.

Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. Duhet të krijoni në zyrë të njëjtin ambient të ngrohtë dhe komod që do të dëshironit të kishit në shtëpinë tuaj. Rregulli numër dy është që të shkëputeni çdo një orë pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji.

Nëse në zyrë duhet të shkoni patjetër, pavarësisht nga çdo lloj neverie që ju pushton vetëm kur e mendoni këtë gjë, atëherë përmbajuni disa rregullave shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë, transmeton Telegrafi.

Ja çfarë duhet të bëni

1 – Kujdesuni për zyrën a për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike. Ndonjë fotografi qetësuese, etj.

2 – Marrëdhënie të tendosura me kolegët dhe me shefat? Bëjini vetes pak autokritikë. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.

3 – Mësoni artin e “shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku a shoqeje, të dëgjoni pak muzikë, etj.

4 – Mësohuni të thoni Jo. Nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.

5 – Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport karrigeje, shtrieni qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të.

6 – Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barsoletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj. Mund të bëni një shaka dhe në sy të eprorëve, kjo do t’ju ndihmojë që të krijoni një situatë më shoqërore në ambientin e punës.

7 – Duhet të keni shumë kujdes që në vendin e punës të mos merreni me thashetheme të kota, duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj.

8 – Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.

9 – Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.

10 – Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.

 

Blerim Latifi: Ende po jepen certifikata për veteranë të rrejshëm dhe ato po printohen në Zyrën e Kryeministrit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Blerim Latifi ka  deklaruar se edhe këto ditë  po shpërndahen certifikata për veteranët e rremë të luftës e të cilët printohen në Zyrën e Kryeministrit.

Latifi në Debat Plus tha se kanë informata të sakta që këto certifikata po shpërndahen nga partitë politike në prag të zgjedhjeve për vota elektorale.

Por Latifi thotë se ditët në vijim do të dalin me raste konkrete dhe me emra të atyre që po i bëjnë këto.

Kur keni një mik në zyrë, jeni më të lumtur dhe më produktiv në punë

Periskopi.com Showbiz

Shumica e njerëzve kalojnë më shumë kohë në punë sesa në shtëpi, kështu që është e natyrshme që ata janë të prirur të krijojnë lidhje me kolegët e tyre. Përtej një marrëdhënieje profesionale, është e rëndësishme të kesh dikë që feston arritjet e punës tënde dhe në të njëjtën kohë, të dëgjon kur të duhet të flasësh për çështjet e tua personale. Përndryshe, vendi i punës do të bëhej një mjedis i vetmuar dhe izolues.

Sipas një studimi të kryer nga Gallup, një kompani globale e specializuar në burimet njerëzore, të kesh të paktën një mik në punën tënde të ndihmon të performosh më mirë dhe të lejon të jesh më inovativ, gjë që mund të çojë në të ardhura më të larta.

Ne dëshirojmë të ndajmë me ju këtë hetim që përcaktoi vlerën e të pasurit një mik në zyrë.

Krijon më shumë mundësi për t’i përfunduar gjërat

Sipas këtij studimi, të kesh një mik në punë mund të të inkurajojë të shkosh në punë pasi është vendi ku mund të kalosh kohë me atë person që të pëlqen dhe, për këtë arsye, të jesh i lumtur.

Për shkak të kësaj, ka 7 herë më shumë gjasa që ju do të dëshironi të përfshiheni më shumë në projektet e kompanisë, qoftë duke shkëmbyer ide ose duke rritur punën tuaj.

Ekziston gjithashtu rreth 20% më pak shans që të lini pozicionin tuaj ose vazhdimisht të kërkoni mundësi të tjera. Studimi tregon gjithashtu se 50% e punonjësve që punojnë së bashku me një mik ndërtojnë një lidhje speciale me kompaninë në krahasim me 10% të atyre që mbajnë vetëm marrëdhënie profesionale.

Dy të tretat e grave besojnë se të kesh një mik në zyrë është thelbësore për të punuar mirë

Paga, mundësitë për rritje profesionale brenda kompanisë dhe përfitimet siç është sigurimi mjekësor janë disa nga faktorët kryesorë që njerëzit i konsiderojnë kur kërkojnë punë.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit, dy të tretat e grave pranojnë se aspekti social është gjithashtu një “arsye e rëndësishme” për të zënë një vend pune. Kultura brenda një kompanie është thelbësore në mënyrë që personi të mund të shijojë një jetë më të shëndetshme.

Miqtë zhvillojnë një dinamikë që shkakton risi, duke bërë që bizneset të rriten

Mbajtja e një miqësie në vendin e punës mund të çojë deri në 12% më shumë fitime pasi punonjësit ndjejnë një lidhje më të madhe me anëtarët e ekipit të tyre. Kjo do të thotë që ata janë më të gatshëm të marrin rreziqe që mund të çojnë në risi.

Për më tepër, për shkak të besimit që ata kanë ndaj njëri-tjetrit, mbikëqyrësit kanë tendencë të vlerësojnë performancën e tyre, atë të ekipit dhe kompanisë në përgjithësi si pozitive, gjë që mund të rezultojë në një rritje të pagave, një promovim ose shpërblim për arritjet e tyre.

Për më tepër, do të keni më pak të ngjarë të përjetoni ndjenja negative, siç janë shqetësimi, stresi dhe lodhja pas një dite në punë.

Ka një shans 36% më të vogël të aksidenteve në punë

Si për burrat ashtu edhe për gratë, të kesh një mik më të mirë në zyrë çon në performanca më të mira. Sipas hetimit, 6 nga 10 ndërmarrjet, punonjësit e të cilave kanë marrëdhënie personale dhe profesionale bëhen pjesë e 36% më pak incidentesh sigurie.

Kjo ndodh sepse punëtorët e tyre kanë një lidhje më të fortë me bashkëmoshatarët e tyre dhe janë të detyruar të ndërmarrin veprime pozitive që i sjellin përfitime kompanisë.

A mendoni se është e përshtatshme të keni një mik në punë? Apo besoni se marrëdhëniet duhet të jenë rreptësisht profesionale? Ndani mendimet tuaja me ne dhe na tregoni nëse keni një lidhje të veçantë me një koleg.

 

Tre llojet e njerëzve që ‘e helmojnë’ zyrën

Periskopi.com Zoya

Pothuajse në çdo vend pune janë disa persona që e rëndojnë atmosferën dhe marrëdhëniet kolegiale.

Puna na përball me shumë njerëz dhe kolegë, me disa nga të cilët nuk pëlqehemi. Por kur puna të lidhë, do apo jo duhet të gjesh një rrugë komunikimi për të zhvilluar procesin e punës në rregull.

Gjeni më poshtë tri llojet kryesore të këtyre njerëzve “toksikë”:

I pandjeshmi dhe acaruesi

Ky person nuk ju jep asnjë buzëqeshje, as nuk ju përshëndet, merr meritat e punës tuaj dhe madje as nuk kërkon falje. Me pak fjalë ato e bëjnë jetën tuaj ferr. Në këtë rast pyesni veten se çfarë mund të ketë ndodhur në të kaluarën që ky person përfundoi kaq i ashpër dhe i pandjeshëm. Shanset janë, që ai të ketë kaluar një fëmijëri të keqe apo të jetë lënduar nga të tjerët.

“Dekurajuesi”

Moto e tij është gjithmonë ”ajo gjë nuk ka për të funksionuar” Ai nuk gjen asnjëherë zgjidhje, por me negativitetin e tij ai humb shpresat edhe të kolegëve të tjerë. Në këtë rast merrni frymë thellë dhe pyeti konkretisht se kush është zgjidhja e tij për atë problem.

“Dembeli dhe mendjemadhi”

Ky është ai person që premton se do arrijë gjëra të mëdha, por në fund nuk prek asgjë me dorë. Në asnjë rrethanë, mos merrni punë shtesë për dembelët. Mos harroni se puna juaj është një ekip për të marrë punën e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe në këtë rast, do të thotë të thuash shefin tënd se çfarë po ndodh në mënyrën se si mund të zgjidhë hallën e dobët që po prish të gjithë punën.

 

PSD hap zyrat edhe në Kastriot

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate ka hapur zyrat e radhës në Komunën e Kastriotit, duke bërë funksionalizimin e degës së 15’tës të kësaj partie në tërë Kosovën – raporton Periskopi.

Në njoftimin e kësaj partie thuhet se problemet aktuale të komunës së Kastriotit janë të shumta në numër, kurse angazhimi për zgjidhjen e tyre ka qenë i pamjaftueshëm.

“Për vite të tëra kjo komunë vuan ndotjen e ajrit, problem madhor që shkakton kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, e që rezulton me rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e tyre.

Lexoni të plotë njoftimin e tyre:

KASTRIOTI, DEGA E PESËMBËDHJETË E FUNKSIONALIZUAR E PSD-SË

Kastrioti është komuna e radhës ku Partia Socialdemokrate ka hapur zyrat, duke vazhduar zgjerimin dhe fuqizimin e mëtejmë.

Para grupit punues dhe mbështetësve në këtë qytet, kryetari Shpend Ahmeti, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatorja e degës Teuta Berisha, përshëndetën punën e deritanishme për shtrirjen në Kastriot. Ata prezantuan platformën socialdemokrate dhe folën mbi rolin që ka marrë PSD-ja në proceset në të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Problemet aktuale të komunës së Kastriotit janë të shumta në numër, kurse angazhimi për zgjidhjen e tyre ka qenë i pamjaftueshëm. Për vite të tëra kjo komunë vuan ndotjen e ajrit, problem madhor që shkakton kontaminimin e tokës, ujit dhe ajrit, e që rezulton me rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve.

Sikurse në gjithë vendin, shtrirja jonë edhe në Kastriot ofron mundësi për një alternativë që gërsheton përkushtim, si dhe plan konkret dhe përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve.

Duke qenë se mendësia e re qeverisëse do të jetë garancë e politikave barazitare dhe mirëqenies gjithëpërfshirëse, mbështetja për Partinë Socialdemokrate gjithandej vendit është shtegdalja nga gjendja e tanishme kaotike dhe rrugëtimi drejt normalizimit të nesërm.

Sa më i madh angazhimi, aq me i mundshëm dhe më i shpejtë bëhet transformimi shoqëror që i duhet Kastriotit dhe gjithë Kosovës. ?

Hoti: Zyra e Kryeministrit me 32 persona më shumë – investimet kapitale në rënie

Periskopi.com Lajme

Ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një krahasim mes buxhetit të vitit 2017 dhe atij të vitit 2019 në lidhje me shpenzimet e Qeverisë e investimet kapitale.

Hoti thotë se Buxheti i vitit 2019 nxjerr në pah modelin qeverisës të koalicionit PAN ndërsa thekson se zyra e Kryeministrit Haradinaj, në krahasim me atë të Qeverisë Mustafa, është rritur me 32 persona shtesë që buxhetit do t’i kushtojë 1 milion euro shtesë.

“Numri i të punësuarve në zyrën e Kryeministrit rritet për 32 persona, që do të kushtojnë 1 milion euro më shumë. Kjo rritje e punësimit është krahas rritjes së numrit të madh të këshilltarëve, zëvendësve, koordinatorëve nacional e poste të tjera imagjinare që po kushtojnë miliona euro”, ka thënë Hoti,.

Shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, shton më tej se vetëm për mallra për zyrën e Kryeministrit janë paraparë 9.4 milionë euro më shumë, “që është 6.5 milionë euro më shumë se në Qeverinë Mustafa”.

Subvencionet, sipas tij, tani janë 3 milionë euro, që janë për 1.5 milion më shumë, “pa asnjë sqarim përse duhet të ndahet gjithë kjo shumë”.

Në fund, ai përmendi edhe investimet kapitale, që, sipas tij, kanë rënë drastikisht.

“Ndërkaq investimet kapitale kanë rënë nga 6.3 milionë, sa kanë qenë në Qeverinë Mustafa, në vetëm 440 mijë euro”, ka potencuar ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa, Avdullah Hoti.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/2174529072608435

 

Tensionet në zyrë, si t’u mbijetoni kolegëve të padurueshëm

Periskopi.com Fun

Për të duruar një fqinj të tmerrshëm në tavolinë për tetë orë mund të të mërzisë me të vërtetë ditët. Disa strategji si të dilni nga situata

Le të ngrejë dorën kush nuk ka takuar kurrë një koleg të bezdisshëm, të aftë për të të prishur ditët dhe që e ka bërë atmosferën në zyrë të padurueshme. Për të punuar së bashku, është e vërtetë, nuk duhet të jeni miq, por një atmosferë e qetë është e mirë edhe për veten tonë dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, për produktivitetin e të gjithë ekipit.

Nëse jemi gjithë ditën me njerëzit që i urrejmë, është e domosdoshme të bëjmë diçka për t’i neutralizuar ato, për të rimarrë një klimë të shëndetshme pune dhe për të shmangur shumë stres dhe frustrim në shtëpi. Ka disa kundërmasa që mund të jenë të dobishme, të sugjeruara edhe nga ekspertë të psikologjisë profesionale.

Virtytet e të fortëve

Hapi i parë është të mbash qetësi. Nëse kolegu jonë ka një karakter eksploziv, rregulli i parë është që t’i kundërviheni me një ftohje akullnajore. Kjo nuk do të thotë në mënyrë pasive të vuajnë të gjithë: në qoftë se personi në fjalë është superiori ynë, ne mbajmë shpërthimin dhe pastaj ne i vëmë në dukje arsyet tona me mirësi dhe (në qoftë se ne jemi të sigurt që kemi të drejtë) me një vendosmëri të vogël.

Nëse e gjejmë veten para kolegëve tanë, megjithatë, kemi më shumë liri për të manovruar, por strategjia nuk ndryshon: sa më shumë ai (ose ajo) ngre zërin e tij, aq më shumë duhet të ulim tonat. Qetësia e bashkëbiseduesit shpesh ka aftësinë për të çorientuar ata që janë të zemëruar, ndërkohë që ngritja e të dyja zërave rrezikon vetëm ta kthejë mospajtimin në një luftë.

Pak autokritikë

Në një moment të qetë, le të mendojnë për: pse shkaktohen mosmarrëveshjet në punë? Ne përpiqemi të analizojmë objektivisht sjelljen tonë, ndoshta duke i kërkuar një opinion jashtë një kolegu që kemi besim: mund të zbulojmë se jemi agresiv, jo bashkëpunues dhe shumë të gatshëm për ta vënë veten në mbrojtje.

Flisni sinqerisht

Është strategjia më e drejtpërdrejtë dhe potencialisht më efektive, edhe nëse nuk është gjithmonë e mundur të zbatohet. Ajo përbëhet nga një dialog i sinqertë me shokët e vështirë: në një moment të qetë, ndoshta larg nga tavolinat, mund të zbulojmë sikletin tonë, arsyet pse nuk ndjehemi në harmoni dhe çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar situatën.

Natyrisht konfrontimi duhet të bëhet në terma miqësorë, ose të paktën të sjellshëm; është gjithashtu më mirë të shmanget nëse “armiku” jonë është shumë e ndjeshme dhe nuk pranon kritika: në këtë rast krahasimi rrezikon të bëhet një konflikt i mëtejshëm dhe është më mirë të lihet. Kujto gjithashtu se nëse nuk na pëlqen, ka shumë të ngjarë që të vlejë anasjelltas.

Le t’i njohim më mirë

Paradoksalisht, një mënyrë për t’i mbijetuar një kolegu … është të kaloni kohë me të, për shembull, duke punuar në një projekt të përbashkët, secila me detyrat e tyre, por brenda kuadrit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Mund të gjejmë se personi në fjalë nuk është aq i keq, ose se ai ka arsye të mirë për të qenë gjithmonë nervoz dhe se nuk është thjesht një karakter i keq. Duke punuar së bashku mund të na ofrojë mundësinë për të zbuluar cilësitë e tij pozitive.

Le të përqendrohemi te vetvetja

OK, dy pikat e fundit nuk kanë funksionuar. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për veten tonë dhe për menaxhimin e emocioneve tona: sjellja e atyre përreth nesh nuk është nën kontrollin tonë, por sfera jonë emocionale është.

Ne përpiqemi të përqendrohemi nëse kolegu ynë nuk na pëlqen dhe si mund ta heqim vëmendjen nga ato aspekte apo qëndrime që na shqetësojnë. Ne gjejmë një mënyrë për të çliruar stresin, si gjatë ditës ashtu edhe në mbrëmje, përpara se të kthehemi në shtëpi, në mënyrë që të mos sjellim me vete negativitetin që kemi grumbulluar domosdoshmërisht gjatë orarit të punës.

Dhe rezistoni tundimit për të folur keq për të me njerëz të tjerë: edhe ky lloj i thashethemeve kërkon energji dhe nuk ia vlen.

Dhe në fund… Nëse asnjë nga këto nuk ka funksionuar, ne përdorim artin e shkëputjes emocionale. Me fjalë të tjera: le të mësojmë se si të kujdesemi.

Stafi i zyrës së kryeministrit ndërpret grevën

Periskopi.com Lajme

Këshilli Grevist i stafit të shërbimit civil në kuadër të Zyrës së Kryeministrit që kanë qenë në grevë, nga data 3 shtator deri sot njofton se e kanë ndërprerë grevën.

“Si pasojë e mungesës së vullnetit politik,  injorimit total nga ana e kabinetit të kryeministrit karshi kërkesave legjitime të nëpunësve civil të Zyrës së Kryeministrit, mos arritja e asnjë marrëveshje me përfaqësuesit përgjegjës në kuadër Zyrës së Kryeministrit dhe mos pranimi i asnjë përgjigje e reflektimi konkret nga ana e tyre, greva është ndërprerë”, thuhet në një komunikatë për media të Këshillit Grevist.

Në këtë komunikatë thuhet se të drejtën e tyre legjitime për trajtim të barabartë, të dinjitetshëm dhe mos diskriminues sipas rregullave dhe parimeve të garantuara me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil, do të vazhdojnë ta kërkojnë deri në realizimin e plotë të saj me anë të mjeteve ligjore që   garanton Kushtetuta dhe ligjet në fuqi.

 

Zyra e Hashim Thaçit për tre muaj konsumoi 2 mijë e 119 kafe

Periskopi.com Lajme

Zyra e ish-Kryeministri të Kosovës, Hashim Thaçi për vetëm 3 muaj ka porositur në byfenë e Qeverisë ka 2 mijë e 119 produkte të kafes, si makiato, espreso, bambi, neskafe e kapuqino.

Këto porosi i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 635 euro e 70 cent.

Faturat e llogaritura janë për muajt, maj 2011, korrik 2011 dhe janar 2012.

Në janar të 2012 në faturën e kryeministrit figurojnë 1029 kafe, të cilat kanë kapur vlerën e 308 euro e 70 cent, pasi që në byfenë e Qeverisë kafet kushtojnë 30 cent.

Në maj të 2011 zyra e Hashim Thacit ka shpenzuar 229 euro e 50 cent për 765 produkte të kafes.

Ndërsa shpenzimet për kafe në muajin e nxehtë të korrikut kanë kushtuar shumë herë më pak se fatura e muajit të ftohtë, janarit.

Në korrik të 2011 zyra e Thaçit kishte porositur vetëm 325 kafe, që kanë kushtuar 97 euro e 50 cent.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

 

A dështoi sigurimi në Zyrën e Kryeministrit? Flet Policia e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka thënë se ka testuar sigurinë në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj, mirëpo nuk ka dhënë detaje nëse ka parë ndonjë lëshim të sigurisë.

Më herët, gjatë ditës, është raportuar se në zyrën e kryeministrit është futur një sasi eksplozivi për ta testuar sigurinë. Policia nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar raportimet e tilla.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë tentim sulmi apo hyrje të ndonjë mjeti eksplodues në objektin në fjalë, por ju informojmë se Policia e Kosovës në vazhdën e inspektimeve periodike, me qëllim të avancimit të punës, profesionalizmit, si dhe vlerësimin e punës dhe gatishmërinë e zyrtarëve policorë që janë të angazhuar në ofrimin e sigurisë së objekteve policore dhe institucioneve shtetërore, si dhe testimin e nivelit të funksionalitetit të pajisjeve të sigurisë në dispozicion, ndërmerr edhe testime simuluese të situatave nga më të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës, dërguar Radios Evropa e Lirë.

Policia thotë se nëse rezulton se ka dështuar sistemi i sigurisë në zyrën e kryeministrit Haradinaj, do të marrë masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë.

“Varësisht prej rezultateve dhe të gjeturave nga këto inspektime (testime) dhe pas analizave të mirëfillta, PK-ja planifikon trajnime adekuate për stafin e angazhuar, inicion kërkesa për blerjen e pajisjeve më të avancuara dhe që do t’i përgjigjen kohës, apo në rast të ndonjë lëshimi eventual ndërmerr masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë”, thuhet në përgjigje.

Policia e Kosovës ka marrë veprime të tilla edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me qëllim të zbulimit të ndonjë hallke në sistemin e sigurisë që mund të përdoret nga kriminelët.