A u kthye në Rusi zyrtari i UNMIK-ut i arrestuar në Veri?

Periskopi.com Lajme

Mikhail Krasnochesto, rusi i arrestuar në aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në veri, është liruar nga spitali në Serbi.

Kjo është konfirmuar nga ministria e Brendshme e Serbisë, transmeton lajmi.net.Madje, ai raportohet se është liruar qysh më 14 qershor nga spitali pas trajtimeve të marra, nga siç pretendon ai lëndimet që ka pësuar nga Policia e Kosovës.

Shteti rus e po ashtu as misioni i UNMIK-ut ku ai kishte punuar nuk kishin informuar me qëllim për statusin e trajtimit të tij në këtë spital apo edhe për datën që ai do të lirohet.Mirëpo, i njëjti nuk mund të hyjë më në Kosovë.

Kjo pasi që ai nga autoritetet e vendit është shpallur person i padëshirueshëm, dhe kështu ai më nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi ishte marrë më 31 maj të këtij viti, ndërkaq më herët për të ishte raportuar se paraprakisht ai kishte punuar për shërbimet sekrete të Rusisë.

Nuk dihet nëse i njëti është kthyer në Rusi, apo e ka vazhduar qëndrimin e tij në Beograd.

Zyberaj: Zyrtari rus kishte sulmuar Policinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryediplomatit Behgjet Pacollika folur rreth diplomatit rus në kuadër të UNMIK’ut që Kosova e shpalli person ‘non grata’, pasi ai u përfshi në pengimin e Policisë gjatë  operacionit antikontrabandë në Veri.

Zyberaj ka thënë se diplomati rus, që tash është jashtë Kosovës, më nuk do të mund të hyjë në vend.

“Ai person nuk mund të futet më në Kosovë. Është shpallur person ‘non grata’”, ka thënë Zyberaj në Frontal.

Ai tutje ka thënë se zyrtari rus i ka ndihmuar huliganët në veri dhe e ka penguar Policinë e Kosovës të kryente operacionin e arrestimeve të të dyshuarve për kontrabandë dhe krim të organizuar.

“Një zyrtar i UNMIK’ut është përfshirë në pengimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”, ka thënë Zyberaj.

“Ai ka refuzuar që ta tregoj identitetin, nga ana tjerër ai ka shtruar dhunë ndaj Policisë së Kosovës dhe i ka shtyrë huliganët që ta bllokojnë rrugën. Në veturën e tij, sipas informatave që kam, ai ka pasur sharra dhe mjete tjera me të cila huliganët  prenin drunjtë për t’i penguar policinë”, ka thënë tutje ai.

 

Chepurin: Kosova s’po lejon që rusi i UNMIK-ut të dërgohet për shërim në Serbi

Periskopi.com Lajme

Sipas ambasadorit rus në Serbi, Alexander Chepurin, Kosova po i reziston përpjekjeve për të lejuar dërgimin e zyrtarit rus të UNMIK-ut që të dërgohet në Beograd.

Mikhail Krasnoshchekov u arrestua të martën nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ndihmoi serbët të barrikadoheshin në veri për të mos lejuar që të arrestoheshin zyrtarë policorë për të cilët dyshohej se po ndihmonin në kontrabandë.

“Është mizore që autoritetet në Prishtinë akoma po i rezistojnë evakuimit të punonjësit rus të misionit të Kombeve të Bashkuara, Mikhail Krasnoshchekov, i cili ishte rrahur brutalisht nga ‘zyrtarët policorë’, për në Beograd për të marrë trajtim mjekësor. Kjo s’është njerëzore”, ka shkruar ai në Twitter.

Në anën tjetër, UNMIK-u ka thënë se Krasnoschekov është duke marrë trajtimin mjekësor në Kosovë pa specifikuar ku.

Rusia po ashtu ka thënë se pret që Kombet e Bashkuara të marrin masa pas veprimit të Kosovës ndaj Kranoshchekovit.