Tahiri: Anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë do të ishte veprimi më i arsyeshëm

Tahiri: Anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë do të ishte veprimi më i arsyeshëm

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka bërë thirrje bordit të ZRrE që ta anulojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri tha se “Bordi duhet të reflektojë mbi gjendjen sociale në vend dhe vendimet t’i marrë në përputhje me rrethanat aktuale, jo me aspirata të tjera”.

Postimi i plotë:

Bordi i ZRRE-së përfaqëson interesin qytetar, pasi buron nga vota e deputetëve me legjitimitet popullor. Sot, Bordi duhet të reflektojë mbi gjendjen sociale në vend dhe vendimet t’i marrë në përputhje me rrethanat aktuale, jo me aspirata të tjera.
Anulimi i vendimit për rritjen e çmimit të energjisë do të ishte veprimi më i arsyeshëm.
Përndryshe, zgjimi qytetar — jo politik, por në mbrojtje të interesit publik — është shenjë shprese se ky vend ka shpresë.

Shpërndaje në: