Tahiri e quan të dështuar avokimin për Fondin e Sigurisë: Njerëzit s’po dijnë sen për të

Tahiri e quan të dështuar avokimin për Fondin e Sigurisë: Njerëzit s’po dijnë sen për të

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po avokon për Fondin e Sigurisë për FSK-në.

Në debatin parlamentar për gjendjen e sigurisë, Tahiri tha se dështimi i këtij fondi është edhe dështim i qytetarëve.

“Nëse e keni vendos Fondin e Sigurisë vetëm sa për ta bërë dhe jo për ta argumentuar, unë them se ju do të dështoni. E dështimi i fondit nuk është dështim i juaji personal dhe as i Qeverisë Kurti, por është fond dhe dështim i kontributit të qytetarëve për të pasur kontraktime më të mëdha. E shoh si një dështim shumë të madh, këtë pjesë të avokimit që e bën qeveria”, tha ai.

Lidhur me faktin pse po mbahet sekret ky fond, Periskopi pati raportuar para disa ditësh.

 

Shpërndaje në: