Tahiri: Erdhën në Qeveri krejt e drejt, shpresë e kiamet, pernime e boni kiamet

Periskopi.com Lajme

Shefi i AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se kryeministri Kurti e bëri kijametin me çmime, 

‘‘Po flejmë në qymyr e rryma është shtrenjtë, spo dojmë investime të amerikanëve e as gazit se e rrisin çmimin’’, tha Tahiri, duke ia kujtuar deklaratat e mëhershme Kurtit.

Ai tutje shtoi se erdhën në Qeveri krejt e drejt, shpresë e kiamet, dhe sipas Tahirit pernime e bëri kiamet.

Gjithashtu, Tahiri tha se ngritjen e çmimit nuk do ta lejojnë të ndodhë.

“Seanca e sotme nuk është se kush kënd po e kritikon më shumë, por një seancë e reflektimit dhe ta vendosin gishtin në kohë. Ky shtrenjtim nuk do të ndodh për një muaj. Vërtetë e bëri kiametin me çmimet që po i rritë. S’ka logjikë që qytetari i Kosovës, ai që shpenzon 800 kw energji të paguajë si ai në Paris a në vende të tjera të Evropës.