Tahiri fillon ditën me punëtorët e “UNITET”: Kemi rritur pagat 20% e në vitin tjetër do ti rrisim sërish pagat e punëtorëve

Tahiri fillon ditën me punëtorët e “UNITET”: Kemi rritur pagat 20% e në vitin tjetër do ti rrisim sërish pagat e punëtorëve

Xhafer Tahiri, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, sot e ka filluar ditën me punëtorët e “UNITET” njësia në Vushtrri.

“Përkrahja e tyre për mua është motivuese, bashkë e kemi shpëtuar UNITETIN nga shuarja, i kemi rritur pagat 20% e në vitin tjetër do ti rrisim sërish pagat e punëtorëve të UNITETIT” ka shkruar Xhafer Tahiri.

Tahiri po ashtu është shprehur se Uniteti është tregim suksesi në qytetin e Vushtrrisë ku puntorët me përkushtim maksimal kujdesen për mbledhjen e mbeturinave në çdo shtëpi, lagje e fshat të Vushtrrisë.

Postimi i plotë:

Në këtë mëngjes filluam ditën me punëtorët e “UNITET” njësia në Vushtrri.

Uniteti është tregim suksesi në qytetin që e duam.

Janë këta punëtorë e udhëheqës që çdo ditë, me përkushtim maksimal kujdesen për mbledhjen e mbeturinave në çdo shtëpi, lagje e fshat të Vushtrrisë.

Përkrahja e tyre për mua është motivuese, bashkë e kemi shpëtuar UNITETIN nga shuarja, i kemi rritur pagat 20% e në vitin tjetër do ti rrisim sërish pagat e punëtorëve të UNITETIT.

Faleminderit ❤️

Shpërndaje në: