Tahiri: Gjatë kohës së luftës mijëra gra i nxita t’i bashkohen LDK-së

Tahiri: Gjatë kohës së luftës mijëra gra i nxita t’i bashkohen LDK-së

Ministrja për Dialog e Republikës të Kosovës, njëherësh Kryetare e Lobit Rajonal të Grave (RWLSEE), Edita Tahiri, mori pjesë në samitin e paqes të HWPL/IWPG, të mbajtur në Seul të Koresë së Jugut, 17-19 shtator 2016.

Ministrja Tahiri së bashku me koordinatoren e Lobit Rajonal të Grave, Diana Cekaj-Berisha zhvilluan një takim me udhëheqësin e HWPL Man Hee Lee dhe udhëheqësen e IWPG Nam Hee Kim me të cilët biseduan lidhur me angazhimet për të promovuar paqen globale në botë.

Në fjalën e saj Tahiri i njoftoi të pranishmit për vuajtjet që ka hequr në kohën e luftës.

“Para okupimit të vendit tim, unë nuk isha politikane. Ju bashkova lëvizjes për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës për shkak se populli im gjendej në vështirësi. Ende e kujtoj momentin kritik i cili më bëri që të marrë vendimin tim për të luftuar për liri – ishte momenti kur forcat e okupatorit serb vranë tre fëmijë shqiptar në oborrin e një shkolle fillore. Në ato momente, e kujtova luftën e babait tim për të drejtat e shqiptarëve, i cili kurrë nuk u pajtua me padrejtësinë ndaj kombit tonë të ndarë dhe të shtypur. Ishte ky një moment përcaktues, një moment i marrjes së përgjegjësive që të ndihmoj mbijetesën e popullit tim me çfarëdo çmimi. I nxita mijëra gra në qytetin tim që t’i bashkohen lëvizjes, dhe shpejt u zgjodha në kryesinë e lëvizjes të njohur si Lidhja Demokratike e Kosovës.” tha Edita Tahiri.

Në këtë Samit morën pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministri i FSK, Haki Demolli. Në këtë Samit që kishte për qëllim paqen dhe ndaljen e luftërave në botë morën pjesë përfaqësues të shteteve, qeveritarë, politikan, akademikë, përfaqësues të religjioneve dhe shoqërisë civile nga e gjithë bota.

Shpërndaje në: