Tahiri: Grupi menaxhues është manipuluar nga Serbia
Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, në një lidhje direkte në lajmet qendrore të Klan Kosovës ka folur për ekipin menaxhues që përbëhet nga Dejan Radojkoviq, Igor Kalamar, Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durlević, ndërsa këtë grup do ta koordinojë Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq.
“Unë jam informuar me këtë sitautë nga BE dhe mund të ju njoftoj zyrtarisht se BE as nuk i ka lejuar në ndërtesën e saj, sepse ky grup menaxhues është krijuar në vitin 2013 por ende nuk është funksionale”.
Tahiri ka thënë se ky grup nuk do të fillojë punën pa u arritur kushtet
“Grupi menaxhues është manipuluar nga Seribia. E edhe nëse ministri Mariq ka ardh atëherë qenka manipuluar nga Serbia por edhe nëse ky grup menaxhues vazhdon të punojë pa mandat atëherë ne do të detyrohemi të marrim masa ndaj këtij grupi” ka thënë ajo.



