Tahiri i kërkon qartësime Qeverisë Kurti për rrugën që ka marrë në dialog

Tahiri i kërkon qartësime Qeverisë Kurti për rrugën që ka marrë në dialog

Abelard Tahiri i PDK’së ka kërkuar qartësime nga Qeveria Kurti se çka po ndodh me dialogun me Serbinë, transmeton Periskopi.

‘’Nuk besoj që me këto masa, kryeministri po do me zgjedh raportin bilateral me Serbinë. Pas këtyre ngjarjeve dhe paqartësive të thella, pyetje legjitime është t’i kërkojmë qeverisë qartësime për rrugën që ka marrë në dialogun me Serbinë. Ne i kemi parë ndryshimet e qëndrimeve të Kurtit në dialog, në rastin e fundit marrëveshja për energjinë.’’, ka thënë ai në Kuvend.

Kujtojmë që Qeveria e shtyu masën e reciprocitetit për 30 ditë ndaj Serbisë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: