Tahiri i LDK’së: Kurti qëndroi në seminare të paguara nga Internacionalja Socialiste, e konsideron Amerikën të padrejtë

Tahiri i LDK’së: Kurti qëndroi në seminare të paguara nga Internacionalja Socialiste, e konsideron Amerikën të padrejtë

Zyrtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se vizitat e kryeministrit Albin Kurti në Greqi, në simpoziumin “Symi”, mund të dëmtojnë marrëdhëniet me Amerikën.

Ai ka thënë se në këto evente, të financuara nga Internacionalja Socialiste, flitet keq për SHBA-në.

“Kemi pasur dy raste kur kryeministri ka qëndruar dy herë në Greqi në seminare të Internacionales Socialiste. Të financuara nga ta. Do të ishte në rregull nëse Internacionalja Socialiste, të mos pretendonte se Amerika është polici i botës dhe po bën padrejtësi në botë. Do të ishte në rregull po të mos pretendonin se Amerika po bën padrejtësi në botë. E kur kryeministri shkon në evente të tyre dhe ku flitet kështu për ta, ndoshta edhe po të ishin kështu, nuk guxojmë të flasim kështu për Amerikën pasi është aleati ynë kryesor dhe i pazëvendësueshëm”, tha ai.

“Cdo veprim i yni ka konsekuenca. Cdo kush që është kryeministër ka përgjegjësi. SHBA ndoshta nuk takohet me Kurtin kur e merr parasysh se ai merr pjesë në takime ku ka fjalime ideologjike të majta dhe anti-amerikane”, shtoi ai.

Shpërndaje në: